Rama krah Trump, ironizon PD: Kush e di ç'ka hequr Trump ti mbush mendjen

21 Shtator 2017, 00:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama postoi dje një fotografi në faqen e tij në Facebook nga takimi me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë punimeve të Asamblesë së OKB.

Kjo foto është komentuar nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Ai ironizon duke shkruar se “Kush e di çka hequr Trump ti mbush mendjen Ramës që të dal në foto me të”.

Kjo përgjigje ende nuk është zbardhur por ajo që dihet me siguri është se Rama nuk ka paguar 20 mijë dollarë për fotografinë, shumë kjo që u shpenzua nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë muajit qershor për të pozuar krah Trump.

Postimi i plotë i Palokës:
Kush e di cka hequr Trump ti mbush mendjen Rames qe te dal ne foto me te… Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalen dhe prishte marredheniet me SHBA pas fitores se tij.

2 komente në “Rama krah Trump, ironizon PD: Kush e di ç’ka hequr Trump ti mbush mendjen”

  1. Qifja ut says:

    Hahahahaha, i forte Paloka, e paska goditur batuten.

  2. Gaspri says:

    Bravo Rama. Kryeministri me me reputacion per periudhen e pas 1990-tes, i shume respektuar si brenda dhe nga te gjitha kancelarite perendimore.
    Rama po i a ngre gradualisht reputacionin Shqiperise ne arenen nderkombetare me sjelljet e tija dinjitoze, me vizionin perendimor qe ka shpalosur, me kontributet reale per paqen ne Rajon e me gjere dhe mbi te gjitha, me dinjitetin me te cilin ai paraqitet ne takimet nderkombetare.
    Eshte ky njeriu i duhur per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje