Reforma zgjedhore, aleatët "kushtëzojnë" Bashën: Njihu me propozimet tona...

21 Shtator 2017, 17:56Politika TEMA

Aleatët më besnik të Lulzim Bashës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, kanë deklaruar edge ata kushtet sa i përket reformës zgjedhore.

Edhe pse Shehi dhe Ndoka zgjodhën të njëjtën linjë me demokratët për garantimin e votës, ata si parti më vete kanë propozimet e tyre përsa i përket sistemit.

Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është skeptik për votimin elektronik.

 “Ne duam një sistem i cili ti japi mundësi shqiptarëve të votojnë dhe parti alternative. Unë për vete do të isha për një sistem të kombinuar mazhoritar plus proporcional. Por nuk ka ardhur dita për të deklaruar sot sistemin. Qytetari që ka vendosur të shitet që nga shtëpia e vet në daç elektronik në daç me letër po njësoj do shitet. Ne të fillojmë njëherë ti regjistrojmë, le të shohim vendet ku mund të votojnë emigrantë, që sigurisht janë këta që janë më afër Italia, Greqia”, u shpreh Shehu.

Teksa propozon një sistem ndryshe nga Shehi, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane kërkon më tepër hapësirë për partitë e vogla.

“Sipas një gjykimi që Partia Demokristiane ka mund të ishte një proporcional Kombëtarë preferencial do të ishte zgjedhja më mirë në këto kushte për faktin se PS dhe PD asnjëherë nuk kanë miratuar një reformë për të vendosur standarde për të respektuar frymën e Kushtetutës e votën e qytetarëve, por janë përpjekur që nëpërmjet mekanizmave të Kodit Zgjedhorë të përjashtojnë partitë e tjera politike nga përfaqësimi”, tha Ndoka.

Në takimin me aleatët lideri i demokratëve Basha theksoi se reforma zgjedhore duhet pikësëpari të shmangë manipulimin e votës së lirë të qytetarëve.

1 komente në “Reforma zgjedhore, aleatët “kushtëzojnë” Bashën: Njihu me propozimet tona…”

  1. kasem gahinji says:

    partite e vogla kane perjashtuar vehten pikerisht se kane mbetur te vogla,ose ne leter.beni publike,sa vota kane marre?edhe kryetaret i kane zgjedhur ne listat e pd,pikerisht se nuk kane vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje