Tare mendon rikthimin e Canës te Lazio

Lorik Cana mund të rikthehet sërish në fushat e blerta.

Besoni ose jo, por kështu mendojnë në Itali, teksa konkretisht Lazio me në krye Drejtorin Sportiv, Igli Tare po mendon për ta rikthyer këtë sezon.

Gazeta “Il Messaggero”,shkruan se bardhekaltrit po kalojnë një emergjencë në repartin e mbrojtjes, dhe për shkak të mungesave të shumta por mendojnë për lojtarë që janë pa kontratë.

Emri i Canës është në listën e përforcimeve të mundshme, por vështirë se diçka e tillë do të ndodhë duke parë dhe periudhën e gjatë që ai nuk luan më futboll.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *