Akuzoi gazetaren për spekulim mbi mbledhjen e PD-së, publikohet audio që nxjerr blof Bashën

22 Shtator 2017, 12:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për media pas mbledhjes së Kryesisë, replikoi me një gazetare.

Kjo e fundit i drejtoi një pyetje kryedemokratit duke i sjellë në vëmendje të gjithë përplasjen e krijuar brenda kryesisë.

Gazetarja u fokusua tek kritikat e ish-deputetit Arben Imami, gjë që u anashkalua nga kryedemokrati.

Basha kërkoi nga media që të mos spekulonte në këtë rast pasi edhe ai personalisht nuk do të merrte guximin për të folur nga jashtë lidhur me një mbledhje me dyer të mbyllura.

Ditën e sotme, në media qarkullon versioni audio i mbledhjes, ku nxjerr “zbuluar” shefin e opozitës.

Gjatë takimit të kryesisë ka pasur replika dhe përplasje të forta mes disa figurave të rëndësishme brenda së djathtës.

1 komente në “ Akuzoi gazetaren për spekulim mbi mbledhjen e PD-së, publikohet audio që nxjerr blof Bashën”

  1. Aldi says:

    Ky eshte nje “Hoxha”, ne look dhe ne sjellje.
    Kjo eshte”Koferenca e Tiranes”….prisni “shpaten”e Partise pas disa ditesh……Monster ,kryetar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje