Audio e debatit/ Dhëndri i Berishës, Bashës: Mbushe kutitë për t’u bërë kryetar, kërkoju falje demokratëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Debate të ashpra kanë shoqëruar një ditë më parë mbledhjen e kryesisë së PD.

Përplasjet verbale gati sa nuk shpërthyen edhe në dhunë fizike mes anëtarëve të kryesisë.

Kreu i Departamentit për ‘Kontributet Historike’ në PD, Jemin Gjana debatoi ashpër me Sekretaren e Organizatave Partnere të PD dhe gazetaren Valbona Mezini, ndërsa në një moment ka tentuar edhe ta godasë ish-gazetaren.

Në debat është përfshirë edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mjedisin i cili i ka kujtuar Bashës se i ka dërguar mbi 4 SMS por nuk ka marrë përgjigje.

Jamarbër Malltezi: Rezultati në zgjedhje është ai që është dhe e dimë të gjithë. Problemi ynë është se nuk ngritëm zërin sa duhet për të denoncuar vjedhjen e votës. Sot, nëse del dhe flet me demokratët, janë të gjithë të demotivuar.

Është detyrë e gjithsecilit, mendoj unë, për të nisur një marrëdhënie të re me demokratët e bazës për t’i bërë ata sërish të besojnë te PD. Ne, pavarësisht pretendimeve të shumta që kemi për vjedhjen e votave nga PS në zgjedhje nuk dokumentuam, ose më saktë nuk arritëm të dokumentonim vjedhjen e votës.

Kjo sa u takon zgjedhjeve parlamentare. Pa diskutim, besoj se procesi i analizës, por më shumë procesi i riorganizimit të partisë do të na çojë drejt një alternative të re brenda PD, e cila do të ngjallë shpresë dhe besim edhe te shqiptarët. Por që kjo të ndodhë, kryetar, duhet që fillimisht t’u kërkosh falje demokratëve për votat e hedhura në kutitë në garën e brendshme të PD.

Të gjithë e kemi parë në TV, se njësoj si ai që ne akuzojmë, mbusheshin kutitë në garën e brendshme për kryetar të PD. Në gjykimin tim, nga kjo falje e juaja duhet të nisë analiza e brendshme në PD.

Edhe një shqetësim personal që kisha lidhet me komunikimin. Ju kam çuar mbi 4 SMS dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Dëshiroj që të jeni më i disponueshëm me anëtarët e kryesisë, nëse ky nuk është vetëm rasti im personal.

Genc PolloNë fakt, kryetar, këtë shqetësimin e interaktivitetit në lidhje me ju e kam edhe unë. Duhet të jeni më disponibël besoj me kolegët, se edhe unë kam ngelur pa përgjigje në disa SMS që ju kam dërguar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Audio e debatit/ Dhëndri i Berishës, Bashës: Mbushe kutitë për t’u bërë kryetar, kërkoju falje demokratëve”

  1. Joe says:

    Legena, s’ju vjen turp…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *