Përplasjet e forta në mbledhjen e Kryesisë, reagon ashpër Patozi: Basha tregoi mentalitet bolshevik, pasqyrë e degradimit të PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave të 25 qershorit, ka reaguar mbi debatet në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.

Në një deklaratë për mediat, Patozi shprehet se mbledhja e Kryesisë së PD ishte pasqyrë e shëmtuar e degradimit të kësaj force politike.

“Mbledhja e djeshme e Kryesisë është pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD nën drejtimin e Bashës. Jo vetëm sepse pati debat, por sepse cilësia dhe përmbajtja e tij është problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la të kuptohej se pranon një kasolle familjare sesa një gradaçelë. Është nevojë e anëtarësisë së PD për t’u përfaqësuar. S’kemi pritur aspak që Basha të vepronte ndryshe. Nuk na zhgënjeu, ne dot’ i imponohemi. PD mund të jetë e vetmja parti në bote që bën zgjedhje pastaj analizë”, u shpreh Patozi.

Duke u ndalur tek deklaratat e kreut të PD pas mbylljes së mbledhjes së Kryesisë që zgjati 4 orë, Patozi thotë se Basha ka mentalitet bolshevik. Ai thotë se janë të shumtë demokratët që duan parti tjetër demokratike.

“Dje u la të kuptohet se nuk është problem as kryetari i partisë dhe as lidershipi, por anëtarët.
Ne do t’i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presion që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër”, u shpreh Patozi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Përplasjet e forta në mbledhjen e Kryesisë, reagon ashpër Patozi: Basha tregoi mentalitet bolshevik, pasqyrë e degradimit të PD-së”

  1. apapapa says:

    O Patoz, PD-ja vetem qendrim bolshevik pa katur qe kur eshte themeluar. Ty nqs te diqka qendrimi bolshevik pse nuk ke folur kunder Berishes? A ka me bolshevik se Berisha?

    Ju nuk po e kuptoni se po i kunderviheni te njejtave gjera qe keni bere per 25 vjet! Thjesht kryetari ndryshon, por po ndodh po e njejta gje, keshtu qe ju realisht diskretitoni veten tuaj.

  2. Lalai says:

    o Patoz do të të rrahë Lulka nga byçkat dhe ty dhe Paloqkën se ju jeni të gjithë qe ju pëlqejne byçkat…..

  3. murat kepa says:

    Dëgjo z.Astrit!Për aq kohë sa do t,i biesh legenit kot më mirë mos fol.E keqja e PD Astrit nuk është Basha.E keqja e PD është,ka qenë dhe do të ketë Saliu.Ti ose ke miop,ose je frikacak,ose je servil.Zotëri thuaje me zë të lartë:Sali,LARGOHU SA MË PARË NGA PD,MJAFT POSHTËRSI I KE BËRË DHE PO I BËN KËSAJ PARTIE.TI SALI KE QENË DHE JE KOLONA E PESTË NË PD,TI SHKATRROVE ÇDO GJË NË SHQIPËRI,PËR INTERESAT E TUA DHE TË ATYRE QË TË VUNË BË KRYE TË PD.LULI ËSHTË BYTHECI JOT.Këtë thuaj Astrit n.q.se të dhimset me të vërtet PD,ose shko pirdhu dhe ti e mos fol më,se u bërë gazi botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *