Kujdes! Lufta kundër informalitetit në fazë të re, paralajmërim i fortë për bizneset

22 Shtator 2017, 15:56Ekonomia TEMA

Lufta kundër informalitetit do të hyjë në një fazë të re dhe do të nisë me një ndryshim të ndjeshëm në qasje dhe në rezultate që do të konsolidohet pa ndërprerje për katër vite me rradhë, sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoresha e Doganave kanë bërë publike fillimin e aksionit kundër informalitetit pjesë e të cilit do të jenë struktura të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Doganave dhe Inspektoriatit të Punës.

Gjatë vizitës në një sipërmarrje prodhuese në fushën e artikujve ushqimorë, Ministri Ahmetaj shpjegoi se beteja kundër informalitetit, organizuar në grupe të përbashkta të ngritura midis institucioneve, do të ketë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit për të zgjeruar bazën tatimore. Por ndërkohë duke komunikuar me sipërmarrjen, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar tek vullnetarizmi, duke u bazuar tek transparenca ndaj punës.

Çdo ditë që do të kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente dhe do të jetë në qendër të punës së tatimeve, doganave, apo të gjithë instrumentave institucionalë, fiskalë që qeveria dhe shteti ka – u shpreh ministri Ahmetaj.

Sa i takon fokusit të aksionit, do të jetë kryesisht sipërmarrja e madhe, por pa lënë jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe sipërmarrjen e vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e siguria në punë, do të jenë në vëmendje të aksionit. (monitor)

1 komente në “Kujdes! Lufta kundër informalitetit në fazë të re, paralajmërim i fortë për bizneset”

  1. Sirius says:

    Vazhdon masakrimi i biznesit ne Shqileri. Paskan vendosur qe ti falimentojne dhe ata qe kane mbetur gjalle. Klima mbytese kunder sipermarjes private po vazhdon nga ripjellja, nderkohe ae Ahmetaj e Rama pastrojne parate e korrupsionit ne karaibe me kompani offshore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje