Ndikimi rus/ Kreu i “Facebook”: 3000 reklama do t’i dorëzohen Kongresit të SHBA-së

22 Shtator 2017, 09:00Bota TEMA

Zyrtarët e rrejtit social “Facebook” thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.

Drejtori Ekzekutiv i “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka thënë se mbështet hetimin nga Kongresi i SHBA-ve.

Zuckerberk ka prezantuar 9 hapat, të cilët kompania e tij po i ndërmerr për të parandaluar qeveritë për të përdorur këtë rrjet social me qëllim ndërhyjen në zgjedhje.

“”Facebook” do të bëjë transparente reklamat politike në rrjetin social, në mënyrë që njerëzit të shohin se cilat reklama kanë lidhje politike me zgjedhjet”, tha Zuckerberg.

Këshilltari i Përgjithshëm i Facebook-ut, tha se “Facebook” nuk i shpërndan lehtë përmbajtjet, por sipas tij ky rrjet dëshiron të ndihmojë integritetin e zgjedhjeve në SHBA, shkruan “rel”.

“Ne besojmë se publiku meriton llogari të plotë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2016”, është shprehur ai.

Zuckerberg ka qenë në presion për të bërë më shumë, për të parandaluar përdorimin e Facebook-ut për manipulim të zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje