Operacion tjetër, pas Elbasanit FNSH mësyn në Vlorë

22 Shtator 2017, 10:26Kronika TEMA

Pas Elbasanit Forcat Speciale kanë ndërmarrë një operacion edhe në qytetin e Vlorës lidhur me bllokimin e mjeteve luksoze dhe aseteve me prejardhje nga aktiviteti kriminal.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako deklaroi dje nga Elbasanit se lufta kundër aseteve kriminale do të zhvillohet në të gjitha qarqet e vendit dhe shprehu gatishmërinë e veçantë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Jemi të vendosur për t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore, për të çuar deri në fund në bashkëpunim me prokurorinë të gjithë individët që kërkojnë të sfidojnë shtetit. Nuk do të ketë operacion vetëm në qytetin e Elbasanit por në të gjitha qytetet të grupeve dhe individëve që kanë kryer veprimtari kriminale. Policia e Shtetit do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rend dhe qetësi,” tha Cako.

1 komente në “Operacion tjetër, pas Elbasanit FNSH mësyn në Vlorë”

  1. zambi says:

    pasi bene nje vrime ne uje ne Elbansan thuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje