Partizani, luliano: Nuk firmos për barazim, në Korçë vetëm për fitore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Partizanit, Mark luliano, foli ditën e sotme në konferencën për shtyp për super sfidën e nesërme kundër skuadrës së Skëndërbeut.

Tekniku Italian u shpreh se nuk ekziston kriza e golit në ekip pavarsisht se nuk kanë arritur dot që të shënojnë në dy ndeshjet e para.

luliano tha se Partizani do të shkojë në Korçë vetëm për të marrë tre pikët dhe se ai nuk firmos për barazim.

“Nuk kemi shënuar në dy ndeshjet e para, por mendoj se skuadra nuk ka vështirësi para portës.Problemi i golit nuk ekziston, pasi do të ishte i tillë vetëm nëse nuk do të krijoheshin raste.Natyrisht, po punojmë shumë edhe nga pikëpamja e gjuajtjeve në portë.Mendoj se herët apo vonë goli do të vijë, shpresoj të shënojmë sa më shumë. Nuk jam aspak i shqetësuar”, theksoi luliano.

Dy ndeshje, një pikë. Çfarë do të thotë për vazhdimësinë e skuadrës kjo sfidë në Korçë, me një rival direkt për titullin?

Iuliano: Sigurisht që fitorja në Korçë do të vlente shumë për pikët, për moralin, për vazhdimësinë. Shoh një skuadër gjithmonë në rritje. Premisat për të bërë mirë ekzistojnë. Më pëlqen edhe impenjimi i lojtarëve përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Në dy ndeshjet e para nuk kemi shikuar të njëjtin formacion. Po ndaj Skënderbeut?

Iuliano: Për sa i përket aspektit taktik,nuk do të ketë ndryshime, ndërkohë që do të shoh gjendjen e lojtarëve dhe në fund do të vendos për formacionin.

Bardhi tregoi vlera ndaj Kukësit…

Iuliano: Bardhi bëri mjaft mire kur u aktivizua. Ai po punon mjaft  mire përgjatë kësaj periudhe në stërvitje. Bardhi ka asismiluar të gjitha ato që i kam kërkuar në stërvitje dhe prandaj ka ardhur përmirësimi i tij. Bardhi është lojtar shumë i domosdoshëm për klubin, por duhet të presim pak e nga pak dhe të marrim më të mirën prej  tij. Ai është një lojtar, që ka të gjithë potencialin për të dhënë më të mirën te Partizani, por jo vetëm, edhe në Europë. Me aftësitë që ka, mund të bëjë mjaft mire edhe në klube europiane. Por, thjesht nuk duhet të nxitohemi, për të mos i dhënë shumë peshë në skuadër. Çdo gjë duhet të vijë gradualisht për sa i përket këtij lojtari.

Sa e njihni kundërshtarin e radhës, Skënderbeun?

Iuliano: E kam studiuar mjaft mire lojën e Skënderbeun. Sigurisht, kam shfrytëzuar ndeshjet europiane që kjo skuadër ka luajtur, duke përfaqësuar mjaft  mirë futbollin shqiptar në “Europa League”. Ne kemi objektivat tona, kemi marrë masat e duhura përballë këtij rivali për titull. Skënderbeu është një skuadër mjaft e mirë, që ka në gjirin e vet lojtarë mjaft cilësorë. Megjithatë, nesër do t’i imponojmë lojën tone kësaj skuadre, duke ditur që edhe Partizani nuk qëndron më poshtë. Jemi në të njëtin nivel me Skënderbeun.

Çani shfaqi dobësi fizike ndaj Kukësit, a do t’i besoni sërish?

Iuliano: Kur bëhet analiza e një futbollisti, duhet parë edhe niveli i tij taktik. Duke parë që Çani nuk është ende në 100 % të formës fizike, ka bërë një punë të mirë ndaj Kukësit. Po ta analizoj me kujdes pozicionin e tij ndaj Kukësit, Çani ishte i rrethuar nga dy ose tre futbollistë kundërshtarë. Në këtë mënyrë krijonte hapësira për lojtarët e tjerë të skuadrës. Kur e analizojmë një ndeshje, duhet edhe ta lexojmë atë se si luhet.

A firmosni për një barazim para ndeshjes me Skënderbeun?

Iuliano: Sigurisht, unë nuk firmos asnjëherë për rezultatin para ndeshjeve. E bukura e të tilla ndeshjeve është t’i shijosh ato. Partizani është i detyruar që t’i luajë të gjitha ndeshjet për fitore. Nesër kemi rastin të tregojmë se çfarë niveli kemi realisht ndaj një kundërshtari të fortë. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe. Nëse ia dalim, do të isha i kënaqur për vetë lojtarët dhe tifozët tanë.

Ali Soëe është i njohur prej jush. Ai ka deklaruar se është më i fortë se Ekubani…

Iuliano: Soëe është një sulmues, që e njoh mjaft mirë prej kohës që kam punuar si trajner në Itali. Edhe këtu mendoj se po paraqitet mjaft mirë. Ka pasur disa probleme fizike, por tashmë është rikthyer në top-formë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Skënderbeun. Por, gjithsesi, nuk dua ta paralelizoi me Ekuban. Janë dy lojtarë të ndryshëm. Ekuban ka qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm për Partizanin, ashtu sikurse është Soëue sot te Skënderbeu. Nuk mund t’iu përgjigjem deklaratave që ka bërë Soëe, por mendoj të bëjmë më të mirën nesër ndaj Skënderbeut.

Eshtë java e tretë e kampionatit, a mendoni se Partizani duhet të bëjë tashmë kthesën, të futet në shinat e duhura rezultative?

Iuliano: Eshtë një ndeshje shumë e bukur, shumë e rëndësishme. Ne do të arrijmë ta përballojmë me armët që kemi në dispozicion. Eshtë e natyrshme që një rezultat pozitiv do të përmirësonte shumë gjendjen psikologjike të lojtarëve dhe vazhdimësinë e tyre. Të shohim se çdo të ndodhë, por jam i bindur se lojtarët e mi do të japin më të mirën, sepse e kam parë impenjimin e tyre gjatë gjithë kësaj jave përgatitjesh. Do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv. Në këtë ndeshje do të gjejmë Skënderbeun në momentin e vet më të mirë. Duke parë që po luan në Kupat e Europës, ka në këmbë mjaft ndeshje, ka një sulmues si Soëe, i cili ka rëndësinë e tij në atë skuadër. Jemi të vetëdijshëm se luajmë ndaj një kundërshtari që do të bëjë më të mirën. Do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë vazhdimësinë pozitive ndaj Skënderbeut.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *