Pas sherrit në PD, Basha merr një vendim të rëndësishëm

22 Shtator 2017, 12:44Politika TEMA

Një ditë pas sherrit që u krijua në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit, Lulzim Basha ka marrë një vendim të rëndësishëm për demokratët.

Përmes një statusi në facebook Basha njofton se PD ka nisur një proces analize dhe konsulte me bazën për reformimin e kësaj partie dhe sipas kryedemokratit me qëllim …”përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”.

Statusi i plotë:

PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave.

Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje