Rama krah Kosovës në OKB, mesazh edhe për Serbinë: Njiheni, BE ka nevojë për një Ballkan të fortë

22 Shtator 2017, 17:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së, që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Nga Asamblea e OKB-së, si foli për marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan kuu ndal tek negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.

Mes të tjerash kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ka pasur edhe disa nga ata vende fqinje, duke thumbuar kështu Serbinë, se duke i dhënë pavarësinë Kosovës, do të çliroheshin forca të errëta në Ballkan:

“Jam i bindur se aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, po aq ka nevojë BE për një ballkon të fortë. Për të krijuar në rajon normal, të gjithë anëtarët duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë.

Ndaj mendoj se kjo është arsyeja që Kosova të trajtohet si vendet e tjera, pasi është thelbësore. Ka pasur nga ata në këtë foltore se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta që nuk do të kontrolloheshin dot. Ne se kemi parë këtë.

Qytetarët në Kosovë dhe serbët janë qytetarë të lirë. Kush mund të mohoi arritjet e Kosovës? Qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietinike duke përfshirë progresin e dukshëm në proceset euroatlantike. Jo vetëm që nuk çliroi asnjë forcë te errët, por u shndërrua në rrip sigurimi për gjithë rajonin .

Serbia dhe Kosova janë të angazhuara prej disa vitesh ne një dialog serioz. Pas shumë dekadash mosbesimi, kjo është një arsye më shumë që për tu kujtuar këtyre vendet që se kanë njohur në këtë audiencë, që duhet ta bëjnë atë. Kjo nuk duhet të shihet si humbje.

Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënies dhe përkrahja e saj, diçka që 114 anëtarë të OKB e kanë bërë tani është kontribut për një jetë të mirë të saj dhe qytetarëve të Kosovës, edhe vet Serbinë. OKB të reformohet që të përmbushë përgjegjësitë e saj, të garantojë siguri për brezat e ardhshëm.

Jemi të vetëdijshëm që mund të bëjmë gjithçka për vendet tona. Ne nuk mund dhe nuk duhet të dështojmë në këtë angazhim. Shqipëria do japë kontributin e saj për të bërë botën më të mirë për të gjithë ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje