VIDEO/ Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së, i "përvishet" sfidave: Ja me çfarë përballemi ne sot

22 Shtator 2017, 17:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë sot në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ai e nisi fjalën e tij para përfaqësuesve të shteteve me sfidat që përballet sot njerëzimi.

“Sa herë ka ndodhur që njerëzimi të përballet me kaq shumë sfida konkrete si në ditët e sotme. Kur ka pasur një tjetër kohë që të jemi përballur me kaq probleme?”, tha Rama.

Mes të tjerash Rama pohoi se radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat e njerëzimit, ndërsa u ndal edhe tek ndryshimet klimaterike.

Radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat tona, ato janë po godasin qorrazi anë e mbanë botës. Disa konflikte brutale dhe të pandashme vazhdojnë të na rrezikojnë. Të tilla janë edhe pasojat që pasqyrojnë për vuajtje pa mbarim për komunitetet. Ndryshimet klimaterike një e vërtetë sfidueses e që disa vazhdojnë të vendosin pikëpyetje. Kjo përbën një prej sfidave më problematike. Katastrofat janë duke u bërë më të shpeshta dhe intensive. Sezoni i uraganeve na tregon se natyra do jetë e avantazhuar përballë nesh. Ne duhet të mbrojmë planetin, jetët tona. Rendi ndërkombëtar është sfidues. Më keq situatë në Azinë Juglindore, një krizë e stërzgjatur. Pabarazia vijon të rritet dhe bota bëhet më e pasur në kontrast. Asnjë vend, sado i madh apo i fuqishëm s’mund të përballet apo zgjidh këto sfida i vetëm. Vizioni duhet të jetë universal.”, tha Rama.

2 komente në “VIDEO/ Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së, i “përvishet” sfidave: Ja me çfarë përballemi ne sot”

  1. Pensionisti says:

    Ne Nyjork u mblodh “unoja” , fol Edvin te lumte goja.Pensionisti

  2. adi says:

    Perfundimisht ky eshte PALLE!!!!
    Foli serbi per problmet e kosoves e serbise,foli amerikani per ato qe ka interes, foli iraniani per provramin berthamor te iranit.
    Ky foli per uraganet , a thua se ne shqiperi behet nami me uragane .
    Kur secili atje foli per hallet e problemet e veta, vetem ky i joni foli per problemet globale.
    A ka mumdesi ta lidhi ndonjeri kete mos te behet me shume karagjoz se ceshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje