Zbardhet debati i Bashës me Bushatin. Paloka kërcënon anëtaren e Kryesisë: Mos abuzo këtu se...!

22 Shtator 2017, 00:10Politika TEMA

Ne mbledhjen e djeshme te kryesise se PD ka pasur debat mes Endira Bushatit, Edi Palokës dhe
kryetarit të partisë Lulzim Basha.

Endira Bushati: Kjo Kryesi nuk është përfillur as ditën e marrëveshjes, asnjëri nga ne nuk ishte as i kthejllët…zoti Basha cfarë po bëni? Po na lexoni marrëveshjen për ta miratuar? Një gjë për të cilën kanë rënë vetëm dy persona dakort pa asnjë përfaqësues politik?

Po na thoni që po e shpallni në kohë reale sic e …pra po e bëni njësoj si Rama para organeve e forumeve të veta thjesht për të na njoftuar apo cfarë?

Po, ne atë ditë heshtëm dhe ky është faji ynë, askush nga ne se pati zotësinë të thoshte prit, kë pyete?

Ju atëherë mund të na kishit thënë që më detyruan amerikanët sic e thatë në një emision televiziv, dhe ne do ishim më të qartë, më të qetë sot, dhe nuk do ishim sot këtu duke ju kërkuar llogari.

Por nuk e bëmë, prapë faji ynë, po të ishim ne anëtarë të vërtetë kryesie, ditën kur ju me një të rënë të lapsit pretë trungun e PD, pa asnjë kriter politik, në mesnatë, do duhet të mblidheshim këtu që atë natë ose në mëngjes, dhe të thonim: “ou ku po shkon” por ne as këtë se bëmë.

Në fund na erdhën disave mend dhe kërkuam që zgjedhjet për kryetar të shtyheshin dhe të bëhej analiza në fillim pra këtë që po kërkoni ju të bëni dhe kjo Kryesi atë ditë e në atë mbledhje kryesuar nga Paloka e Spaho u nda më tresh, kishte 14 vota që nuk donin analiza 11 që e donin dhe 20 abstenime.

Edi Paloka: Mos genje per gjera qe kane ndodhur ketu. Duhet te jesh e sinqerte kur flet.

Endira Bushati: Tani jemi këtu dhe na thuhet po ju konsultojmë për të bërë analizë pas 3 muajsh zgjedhje kur analizën e ka bërë gjithë publiku, zgjedhësit, mediat, gazetarët e publicistët e këtij vendi. Po të jetë puna sa për të kaluar radhën hajde shkojmë në Seksion ose pse bëmë marrëveshjen e 17-18 majit. Pse u shkel statuti zoti kryetar?

Ja do shkoj në Shkodër si tua shpjegoj unë që kryetari i partisë ishte i teti në listë dhe kryetarët e dy bashkive humbëse në mënyrë sistematike ishin në vende fituese, për të bërë analzia sa për të kaluar radhën nuk bëjmë të jemi të sinqertë me veten dhe të nisim një proces reflektimi se ku po e cojmë këtë punë. Këto janë cështjet nëse duam realisht të ngremë dicka, meqënëse kemi vite dhe na dhemb kjo punë mendoj që kështu niset biseda.

Lulzim Basha: Faleminderit zonja Bushati. Unë I thashë ç’kisha për të thënë dhe do dëgjoj e do mbaj shënime. Procesi i zgjedhjeve të kryetarit ka qenë një mundësi për një dialog dhe debat shterues me anëtarësinë.

Mbi 68 takime, disa prej tyre edhe në prani të kandidatit tjetër. Një pjesë etyre janë transmetuar edhe në media. Ky ka qenë një debat shterues sepse në atë moment duhej të trajtohej përgjegjësia ime. Bindja ime është që ky duhet të jetë një process konsultimi për zgjedhjet e orientuara nga e nesërmja. Këtu duhet të sillemi me përgjegjësi të lartë.

Demokratët presin dhe meritojnë përmes një procesi përbashkues një perspektivë për nesër. Dhe kjo perspektivë duhet të vijë përmes konsultimit për ndryshimin që partia duhet të ketë. Unë kam dëgjuar përmes medias, por ehde
personalisht, nga anëtarë të kryesisë, dëshirën per ti paraprirë dhe për ti dhënë formë institucionale nevojës për ndryshim.

Endira Bushati: Cfarë të pengoi këto tre vjet?

Lulzim Basha: Si? Është debat i superuar ky. Ne mund ta bëjmë,shumë gjëra kanë ndodhur në tre vjet që nuk kanë qenë në përputhje me statutin. Disa prej tyre janë përgjegjësi e imja, mo themi që të gjitha. Ne duhet të shkojmë me një vullnet përbashkues për ta forcuar PD-në. Në qoftë se është kështu, të ngremë dorën dhe të nisim mënjeherë procesin.

Edi Paloka: Me këtë që tha Bushati, u abuzua për numrin e votave. Nuk ishin 14 vota kundër, ishin më tepër.

Endira Bushati: Sa?

Edi Paloka: Ju këtu ishit kur thashë “nuk po I numëroj të tjerët”. E numërova deri te 14 dhe e lashë.

Endira Bushati: Sa ishin pra sipas jush?

Lulzim Basha: Ia vlen ky debat tani?

5 komente në “Zbardhet debati i Bashës me Bushatin. Paloka kërcënon anëtaren e Kryesisë: Mos abuzo këtu se…!”

  1. Aldi says:

    Luli, e shk…ve PD ne.

  2. demokrat i oreve te para says:

    Vazhdo Edlira BRAVO.Edi paloka eshte bere lider i PD-SE.A ka me turp per PD -ne.Ai e filloje karieren ne PD si zagar gjahu e vazhoje dhe vazhdone si nje zagar i tredhur (ose pa lo..)dhe do ta mbydhi si zagar i zgerlaqur.

  3. harillaqi says:

    Aaaa! pooo,ky Edi paloqja i bene te gjitha.Eshte i mençmi dynjas,aq i mençem eshte sa humbi.Te rrahin kembet e gomari,mezallah se gjen si Paloka me ate hunden si patrixhane.Ky ndrin ne mes te kopese se pd-ke.Dhe po tha ai keshtu,e keshtu do behet,i ka dek nona.

  4. Peço says:

    Moj ti, Bushati, të të vijë turp! Ç’është ky mendim joti që Paloka nuk di të numrojë më shumë se 20? Di Paloka, jo vetëm të numrojë deri në 20, por edhe më tepër. Pse, si mendon ti, qysh i numrojnë paratë Paloka me shokë, kur nuk ditkan të numrojnë? Apo jua numrojnë gratë dhe dathnoret? Rri moj aty urtë, se i thamë Murrizit apo Strazimirit të rregullojnë qejfin. Apo do ta bëjmë prezent çështjen tek Emin Gjana, që të mos kesh vënd ku të futesh pastaj…….

  5. nada says:

    Eshte per te ardhur keq kur shtypi i shkruar manipulon dhe, akoma me shume ndjej keqardhje kur manipulimin e ben nje gazete si TEMA! ? Titulli nuk ka lidhje me shkrimin apo zbardhjen gjoja te debateve ne mblehdjen e kryesise se PD-se. Une nuk lexova ne ansje rresht ku Paloka kercenoi zonjen Bushati. Madje shkrimin ndaj e hapa per ta lexuar ,duke e ditur qe Paloka do ti kete thene edhe me shume. Ky gjoja debati dhe kercenimi Palokes i zbardhur ketu tek TEMA paska qene me i kulturuari nga debatet apo audiot qe qarkullojne sot ne shume faqe lajmesh on line!!! Edhe ju qe komentoni e qe vini epitete nga me te ndryshmet, mos pertoni ti hidhni nje sy shkrimit. Kjo ju ndihmon te lexoni rrjedhshem, qofte edhe me mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje