Zbardhet e plotë përplasja në PD. Gjana: Kryesia është “Allahu na ruajt”. I kthehet keq Mezini: Kujt i tregon ti…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbledhja e djeshme nw Kryesisë e Partisë Demokratike u shoqërua me debate te forta dhe me një incident të pakëndshëm.

Gjatë debatit me dyer të mbyllura, nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet verbale mes anëtarëve të kryesisë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e kryesisë Jemin Gjana dhe Valbona Mezini shkuan pranë një përplasjeje fizike, lidhur me përgjegjësitë që anëtarët kanë në lidhje me humbjen e PD-se.  “Panorama” zbardh debatin dhe perplasjen mes tyre.

DEBATI 

Valbona Mezini: Ne thirrëm demokratët në çadër dhe i mbajtëm ata njerëz për muaj me radhë kundër Ramës, pastaj e takuam, ndenjëm 5 orë në takim me të, mbyllëm çadrën dhe u thamë njerëzve që s’ka problem se kishim bërë një marrëveshje që garantonte votat në zgjedhje. Cila është karta jonë morale, o zotëri, ndaj elektoratit të djathtë, edhe ndaj shqiptarëve që PD do të duhet t’i qeverisë nesër për një shpresë dhe alternativë më të mirë? Analizën duhet ta shndërrojmë në besim dhe atë demokratët duhet ta shohin. Nuk është besim heqja e funksionarëve të lartë në parti. Duhet t’u ngjallim besim kjo është karta jonë morale. Që në të ardhmen t’u japim një kryeministër që nuk i gënjen, që nuk i tall, që nuk i vjedh. Duhet të jemi të sinqertë me demokratët.

Jemin Gjana: Kryesia duhet ndryshuar se kjo lloj kryesie është “Allahu na ruajt”. Duhet të ndryshojë.

Valbona Mezini: Kush e thotë këtë? Ti? Ti je i kooptuar, nuk je i zgjedhur në kryesi. Kryetar, duhet të reagosh dhe t’i tregosh vendin këtij, nuk duhet të lejosh të na ofendojë ne të tjerëve këtu se ne jemi të zgjedhur. Ne nuk jemi mbledhur për të ofenduar njëri-tjetrin.

Jemin Gjana: Këta, kryetar, hidhen kështu në këtë mënyrë kundra teje, sepse këta pretendonin që ti t’i bëje deputet. E vërteta është që mënyra e hartimit të listave nga Basha nuk ishte më e mira. Por e vërteta është që një pjesë nga ne që jemi këtu e dimë shumë mirë që edhe Berisha në këtë lloj forme i hartonte listat, pa u konsultuar me shumë persona. Madje, edhe Imami që kritikon e di shumë mirë këtë, sepse është larguar nga Partia Demokratike në kohën e Berishës pikërisht për shkak të pretendimeve që kishte në lidhje me demokracinë e brendshme.

Valbona Mezini: Po, është e vërtetë që kemi pretenduar. Kush je ti që na privon ne që të kemi apo jo ambicie? Çfarë problemi ka këtu? Këto që thua ti janë mendime komuniste. Kujt i tregon ti se çfarë duhet të them dhe çfarë jo?

(Jemin Gjana çohet nga karrigia dhe i drejtohet Valbona Mezinit)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Zbardhet e plotë përplasja në PD. Gjana: Kryesia është “Allahu na ruajt”. I kthehet keq Mezini: Kujt i tregon ti…”

  1. saliu says:

    Bravo Bona Mezini. Spikerja e deshtuar e nje TV te falimentuar.

  2. Niti says:

    Eshte turp per PD te kete nje si Gjana ne kryesi. Njeres si ky jane ata qe n’a “ftohin” me P D .
    Ky burrec , ne dukje dhe bema eshte tipik i mungeses se integritetit.

Lini një Përgjigje te Niti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *