Basha mbledh krerët e degëve të PD-së. (Durrësi pa kryetar dhe pa opozitë)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të kësaj partie. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në selinë e PD-së.

Aktualisht nuk dihet se çfarë do të bisedojë kryetari Basha me krerët e PD-së në rrethe.

 Dy ditë më parë Basha mblodhi kryesinë e PD, mbledhje që u shoqërua me debate, pasi u bë analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku demokratët pësuan humbje, si dhe zgjedhjet brenda PD.

Pas takimit Basha tha se që të gjithë demokratët duhet të mblidhen me një qëllim të vetëm, për të luftuar aleancën me krimin dhe blerjen e votës. Ai tha se për sa kohë do jetë kryetar i PD-së, nuk do të ketë fraksione.

Ndërkohë, vendimi i  Bashës vitin e kaluar, vazhdon të mbajë të ngrirë kreun e PD dega Durrës Osman Stafa, pra praktikisht dega e dytë më e madhja në vend është pa kryetar.

Stafa thotë se është kryetari legjitim i kësaj dege dhe se ndaj tij është shkelur statuti i PD.

Në këto kushte,sipas Stafës Durrësi është pa opozitë e për pasojë qytetarët ndjehen të pa mbrojtur nga abuzimet e qeverisë.

Kreu i ngrirë i Durrësit bën fajtor strukturat drejtuese të PD për këtë situatë.

Nga Tirana nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kësaj situate thotë ai ndërkohë që apelon për një bashkim të PD.

Stafa thotë se do të jetë aty edhe nëse do të bëhen zgjedhje për kreun e PD duke qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *