E rëndë në Shkodër, xhaxhai vret nipin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë të shtunë.

Xhaxhai ka vrarë me thikë nipin në afërsi të teatrit “Migjeni”.

Sipas informacioneve të para nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur i vrarë Mirsad Kuçi, ndërsa  autor i krimit është shtetasi Bujar Kuçi i cili është arrestuar tashmë.

NJOFTIMI I POLICISE  

Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “E rëndë në Shkodër, xhaxhai vret nipin me thikë”

  1. Lloji says:

    Perendim i Eger, si ne filmat West nuk ka vlere jeta, kur vret nipin me THIKE per tjetrin e ben “gratis” pa kurfar problemi….pupupuu

  2. karakas says:

    race e ndyre skeni nevoje per shkaun ju se eleminoheni vete me njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *