Fotografi Rama dhe keqkuptimi me rilindjen urbane

23 Shtator 2017, 10:04Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Rituali është i njëjtë thuajse çdo ditë. Kryeministri e fillon ditën duke ju drejtuar rrjeteve sociale, diku me një artikull të shtypit të huaj për Shqipërinë, diku me disa foto, diku me një video ajrore të një qendre urbane të transformuar.

Natyrisht gjithçka pozitive, asgjë negative apo me sens kritik. I zoti s’mund ta shajë mallin e tij. Por në fakt për këtë gjë mendojnë rregullisht lexuesit e shumtë të blogjeve dhe llogarive të Edi Ramës në internet. Një pjesë e reagimeve të tyre janë mjaft kritike, madje edhe ironike e tallëse.

Ata e ftojnë Ramën të shohë varfërinë, vendet e punës dhe korrupsionin, në vend që të merret “me lyerje fasadash”, duke i kujtuar se ky është sporti i tij i preferuar, që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Ndodhi edhe dje, kur disa pamje me dron të fshatrave Tamarë e Razëm, ngjallën debate në llogarinë e kryeministrit në Facebook. Dikush ironizonte me Ramën (i cili nuk harron të replikojë as nga Nju Jorku ku ndodhet tani), duke i bërë thirrje të mos  e persërisë të njëjtën gjë. Pra të postojë fotografi.

Duket se ky pickim në distancë i pëlqen kryeministrit, pasi ai e vijon i pashqetësuar këtë stil komunikimi, megjithë sharjet e talljet që merr nga lexuesit, pa përtuar t’u përgjigjet në shumë raste. Është e tepërt të thuhet se kjo shfaqje publike e përditshme ka anët e saj të mira dhe të këqia. Më shumë të këqia sesa të mira, mund të thonë jo pak vëzhgues që rrinë e lexojnë çdo ditë “kacafytjet” dixhitale të kryeministrit me të panjohurit e rastit.

Por përtej këtij spektakli që konsumohet në pazarin e zhurmshëm të rrjeteve sociale, debati mes Ramës dhe lexuesve të tij ka brenda një listë çeshtjesh parimore e me rëndësi për mënyrën sesi po qeveriset ky vend.

Veç shumë halleve të tjera, ky vend ka pasur dhe ka edhe një problem të vjetër estetik, i cili ka bërë të rrudhin buzët mijëra e mijëra të huaj që kanë kanë parë pluhurin e kudondodhur të rrugëve, mishin e therur që shitet anës autostradave, ndërtimet e shëmtuara pa leje dhe qytetet-konvikte, ku të merr frymën fasada e prishur e pallateve të komunzimit, barakat prej teneqeje të ndryshkur dhe rrugët plot gropa, mbi të cilat qëndrojnë varur tufa telash e antenash gjithfarë. Kemi jetuar dhe vijojmë të jetojmë në një vend të shëmtuar, që të bën të ikësh me vrap nga rruga, trotuari, sheshi apo udhëkryqi, e të futesh në shtëpi apo në një ambjent biznesi a kafene ku ndjehesh më mirë.

Ky peisazh afrikan është njëri ndër problemet madhore të tranzicionit shqiptar, e kotë të fshihemi pas gishtit. Kemi qenë tradicionalisht pre e të shëmtuarës, kemi jetuar dhe vazhdojmë të jetojmë në një vend që ka lumenjtë më të virgjër të Europës, por njëherësh edhe më të ndoturit. Jemi banorë të një shteti ku mbretëria e qeseve të ambalazhit shtrihet në të gjitha skajet e vendit dhe ku liqenet më ekskluzive mbulohen nga “ushtria” e shisheve plastike dhe plehrave gjithfarësh, si në rastin e Kukësit. Të këtij qyteti tejet piktoresk dhe me ajër të pastër, që rrethohet disa herë në vit nga një “unazë” e shëmtuar mbeturinash që pluskojnë në liqenin rreth tij. Si mund të durohet një pisllëk i tillë? Si mund të rriten fëmijët në një ambjent si ky?

Katër vjet pasi qeveria shqiptare vendosi të ndërhyjë fuqishëm në qendrat urbane të mëdha e të vogla të vendit, është koha të themi se operacioni nuk ka qenë vetëm estetik dhe ç’është më e rëndësishmja nuk ka qenë një dështim. Përkundrazi. Tirana, Vlora, Berati, Korça e plot qytete të tjera, deri tek Belshi i vogël dhe i harruar, kanë zbuluar kënaqësinë dhe avantazhet e transformimit të qendrave të tyre.

Bizneset e turizmi janë rritur, pronat janë rivlerësuar, vëmendja e publikut është kthyer tek zona dikur të konsideruara si geto të pista. Shihni Pazarin e Ri që ta kuptoni këtë gjë më së miri. Këto ndryshime mund t’i quash makijazhe të tepruara, mund t’i anatemosh gjithë ditën e natën për fondet që kanë thithur, mund edhe të mos i pëlqesh (edhe me të drejtë), si në rastin e kullës së Korçës apo rrugës gjarpëruese të Plazhit të Durrësit, por në fund fare s’mund të rrish pa vënë në dukje se transformimi urban ka sjellë një permiresim të prekshëm dhe të mirëpritur në ambjentin shqiptar. Që ka rënë në sy tek shqiptarët dhe sidomos të huajt.

Ndër kritikat më realiste që i bëhen Edi Ramës kur flitet për Rilindjen Urbane, është ajo e balancimit të estetikes, me të nevojshmen dhe prioritaren. E thënë ndryshe, është gjetja e atij ekuilibri mes pamjes dhe thelbit, që kryeministri nuk e ka gjetur, sipas kritikëve të tij. Bëhen fasada po pak më tutje, në anë të godinës së bashkisë së rregulluar te iks qyteti qëndrojnë turma të papunësh.

Rregullohen shetitoret, por banorët e asaj qendre urbane e marrin bukën me listë. Jepen fonde për të ndërtuar sheshe e bulevarde por ka korrupsion në përdorimin e parave publike. Këto kritika qëndrojnë të gjtiha në parim, por kurrsesi kjo oponencë nuk mund të paragjykojë dhe përjashtojë faktin se Shqipëria aktuale, kishte dhe ka ende nevojën urgjente, që pas rreth 30 vitesh nga rënia e komunizmit, të fillojë të marrë më në fund pamjen e një vendi normal.

Meritat e Ramës dhe skepticizmi i opozitës dhe i një pjese të opinionit publik, nuk janë përjashtuese. Këtu është problemi. Kishte dhe ka shumë papunësi, mosbesim tek qeverisja e institucionet, korrupsion e varfëri. Por kishte dhe ka një nevojë ulëritëse për të bukurën, normalen, të pastrën dhe të rregulltën. Kritikojeni gjithë ditën Ramën për vendet e punës, ruajeni të paprekur mosbesimin për politikat e qeverisë së tij, për punën e ministrave dhe bëmat e shëmtuara të zyrtarëve të shtetit.

Por kjo s’ka pse të na bëjë të mos shohim që kemi nevojë të ndihemi më mirë në ambjentin ku jetojmë, në plazhin ku kalojmë pushimet, në rrugën që na çon për në punë dhe për sheshin ku fëmijët tanë kalojnë pasditet. Qendrat urbane janë pjesë e jetës shqiptare, madje element qëndror i saj. Le t’i trajtojmë si të tilla, jo si aksesorë që shërbejnë për engledisjen  e sedrës dhe tekat e një apo shumë personave me pushtet.

11 komente në “Fotografi Rama dhe keqkuptimi me rilindjen urbane”

  1. CEEERE ! says:

    cere jan kta nastardina mer yahoo ,
    qe gjejn qetesi vetem ne pisllik e mizerje ,ne krime e dhune
    ptuuuuuuuuu rrac qensh anadolli

    1. adi says:

      o minxhoz
      duhet te besh ca pyetje thelbesore qe te maresh ca pergjigje thelbesore
      se po bere pyetje idioto-legene ne eshte apo nuk eshte mire qe te rregullojme fasadat patjeter qe dhe pergjigjet do jene po kaq idioto-legene. sa me kujtojne kohen e larget kur nje gazetare e TVSH se atehershme Vjollca Vokshi quhej , qe i bente pyetje berishes : cmund te na thoni per viziten tuaj te sukseshme ne ShBA.
      pytjet duhet te jene thelbesore
      1) pse ne jemi vendi me i varfer ne europe
      2) pse ne jemi vendi me i piset ne europe
      3) pse ne jemi vendi me i pashprese jo vetem ne europe po ndoshta ne bote ( vetem sirianet na i kalojne nga numri i atyre qe duan te ikin nga vendi i tyre)
      Ca ja vene fajin komunizmit per sa me siper po e verteta eshte se keto nuk jane thjesht probleme te komunizmit , edhe para komunizmit shqiperia ka qene me e varfera me e pista dhe me e pashpresa ne europe.
      ka qene vetem nje kohe kur shqiperia ka qene njelloj me shoqet e saj dhe ajo kohe eshte koha e lavdishme e gjergj kastriotit .
      cfardo qe te bejme ne si komb nese nuk rikthehemi ne vlerat e genit te arbrit prape ne do jemi me te varfrit, me te pistet dhe me te pashpreset.
      PS: egziton nje fakt kokforte ilustrues i rilindjes qe eshte thelbesor ne menyren se si ju po e thelloni shkaterimin pisllekun dhe varferine e ketij vendi. lungo mare ne vlore !!!!!!. kushdo qe ka qene me pushime kete vit ne vlore ose i ka rene rruga nje mbasdite te kaloj andej , e ka ndiere eren e padurueshme te ujrave te zeza ose e thene me shqip eren e mutit. kete shembull e gjen ne edhe me poshte ne himare ne sarande ne ksamil e patjeter ne durres e tirane. te vetmen zone te paster qe nuk vinte era mut ne bregdetin shqiptar nga shkodra ne sarande plazhin e rrugeve te bardha poshte llogarait rilindja ja dha per fshat turistik zamirit qe ta beje si golemi.kjo pa hyre si e ka mare zamiri token.
      pra minxho ti me keta shoket e tu te idealit pervecse bete ca leke per vete, kete vend e zhytet me thelle ne eren e mutit.
      mbas kesaj kuptohet se sa vlere ka rendesia e fasades ne belsh.

  2. Epirioti II says:

    Nuk do as dy pare mend qe keta qe ankohen se nuk kane buke te hane dhe nuk u interesojne fasadat apo qendrat e qyteteve jane vetem ca legena qe per inate partiake apo personale nxijne cdo gje dhe bejne propagande kunder zhvillimit.

    Ne Shqiperi ne dy vite gati u dyfishua numri ibte huajve qe vizituan. Dhe Top Channel njoftoi qe bilanci i pagesave u permiresua me mbi 20%, qe eshte e dhene maktoelonomike jashtezakonisht e rendesishme. Si mendojne keta blogistat qe qajne per varfetine do ndertohet ekonomia e qendrueshme?!
    Jepini Cezarit cfare i takon Cezarit.

  3. Spartaku says:

    Ne pergjithesi jame dakord,sa shkruan zoto Minxhozi.Por kur vjen puna te ekspozime,fotot qe nxier Rama ne fb,nuk na qenkan aq mire se as kush nuk shan malin e tij.Nga kushe prisni ju zoti Minxhozi te lavderoi punen e Rames,mos vall Saliu dhe Basha? Te gjitha keto zbukurime e punime shume te bukura te qyteteve tona,Saliut dhe Bashes i vrasin syt.Pra kur te tjeret nuk duan te lavderojne,dele e natyrsheme qe do t’a beshe vete.Pastaj-kjo puna e zbukurimit te fasadave,thone qe sjelle varferi,por a nuk u shkon ne ment, se per keto punime, e zbukurime, jane punesuar me mijra punetor? Pra paska dhe nje te mire tjeter,se ka hapur vende pune,plus populli eshte shume i kenaqur me keto fasada qe disa i kritikojne.Te behet zemra mal,kur del ne xhiro me familjen ne ato pedonale kaq te bukura qe nuk i kishim pare asnjehere.Dalin nenat me femijet dhe kenaqen.Qeveria e Edi Rames,po punon mire dhe neve do t’a mbeshtesim.Kemi bindjen e plot se ai do rregulloi ekonomine,punesimin,dhe do beje shtetin shtet.

    1. Taku Maku says:

      Do tia mbeshtesesh qeverise se Rames o Taku? Ne bythe do ja mbeshteses?

  4. Kosovari says:

    Karl Marksi thoshte :
    “Para se te merret me art, artisti kerkon te kete barkun plot”.
    Siguroni pune dhe prosperitet per “njerezit e thjeshte te ketij vendi” se pastaj e bukura vjen vete automatikisht.

  5. xhemal says:

    mos perdorni gjuhen e vrazhde per shqiperine.ajo eshte e bukur edhe pse nuk eshte e veshur mire,po punohet e ndertohet e do kete edhe ndopak pluhur,ne shqiperi tani duket qe ka me shume deshire per te jetuar ne ambient te paster me rregulla e ligje qe duhen zbatuar nga te gjithe,ruajtja e pasurimi i gjelberimit e pastrimit eshte nje gje kryesore per shendetin e secilit ne qytet apo ne fshat,mjetet e informacionit bejne shume pak ne kete drejtim ,por edhe shteti duhet te jete shume i rrepte me shkelsit e ligjit .te paraqesesh ambiente te bukura te pastra plote gjelberim e me arkiteture bashkohore jo vetem ngjall optimizem per te cilelin shqiperia ka nevoje.por nxit turizmin dmth ekonomine .shqipetare flisni mire per vendin tone me klime te mrekullushme.det, lumenj,mal fushe plote uje e diell,liqene e vende piktoreske qe ne pak vende gjinden,me njerez paqesore qe as kujt su kane rene meqafe.plote me fruta e zarzavate te fresketa me kuzhine te pasur sic jane tere vendet e mesdheut ,plote me ullinj,e plote e plote gjera te tjera te mrekullushme per nje jete dinjitoze ,me nje folkror te rralle qe ne nje vend te vogel gjen qindra varacione kengesh ,vallesh istrumentash muzikor.ne shqiperi lipsen organizatore te mire te jetes publike dhe forcimi i shtetit te se drejtes

  6. @autori says:

    Si gjithe te tjeret edhe ky Minxhozi eshte nje lustraxhi i devotshem, qe e meriton mirenjohjen e pushtetit. Ku e gjejne kurajon keta gazetaret te flasin edhe te bejne vleresime per urbanistiken e arkitekturen, apo per financat e veprave publike dhe korrupsionin e jashtzakonshem qe lidhet me to? I ka numuruar se sa here eshte rikonstruktuar rruga e plazhit ne Durres dhe qe sot e kesaj dite eshte perseri nje kaos i vertete? Ka bere ndonje llogari ky Minxhozi se sa para jane harxhuar me palma (te thara) dhe peme te tjera qe jane mbjelle gabimisht dhe qellimisht per te vjedhur ne Shqiperi? Po demshperblimet qe paguajne qytetaret nga prishjet per kapriciot e Rames & com.? Po projekte te gabuara dhe jo profesionale te urbanistikes? Te trashegimise kulturore, etj? Nuk ka specialiste te fushes qe te bejne vleresime dhe oponenca profesionale? Me Artan Lamet dhe Shkrelet e Shamket, do te projektoje e ndertoje ai Shqiperine? Pastaj, i takon nje kryeministri qe te merret cdo dite me debate komentesh dhe reklamen e puneve publike apo komunale te bashkive dhe komunave? Keto jane punet e kryeministrit? Nuk ka pune te tjera ai? Turp per gazetarin dhe me shume per kryeministrin e webmarketing-ut…

  7. ILIRET says:

    Skender, besoj se e keni vene re nje shprehje te arrogances dhe te fyerjes qe Rama ju ben disa komentuesve te cilet i bejne verejtjet ashtu sic mendojne dhe ashtu sic dine, apo kane mesuar, apo me mire nuk kane mesuar te shkruajne.
    – Filan ( apo filanke), ju kthen pergjigje Rama ketyre. Shko ne shkolle, meso te shkruash etj. etj.
    Kjo do te thote qe mbi 50% e popullit, te cilet jane analfabete funksionale, shpesh jo per faj te tyre, nuk kane te drejte te shprehin ankesa per nje problem qe ata mendojne se nuk shkon mire.
    -Kjo do te thote se 70% e punonjesve te administrates, sidomos ata te bashkive, qe i bejne zbor kompjuterit, por qe nuk dine mire shqip, te mos bejne asnje verejtje per punet qe nuk ecin ne kete vend.
    Shikojeni ne shkrimet tuaja edhe kete ceshtje zoti Minxhozi dhe bejani verejtje Kryeministrit.

  8. viktor says:

    Jam pjeserisht dakort me analizen tuaj Z.Minxhozi, dhe mund tju them qe Shqiperia keto 4 vite ka ndryshime te medha edhe ne ekonomi, gje qe efektet nuk i jep menjehere ! Fasadat dhe shume nderhyrje te tjera qe jane bere ishin nje domosdoshmeri. Uroj dhe besoj qe te vazhdojne keshtu, pasi mbas 2 viteve dhe mbas 4 vitevet RAMES nuk do ti duhet te beje me fushate, se e ka te fituar !

  9. vaso says:

    Jam dakord me kosovarin.Shteti ne vetvehte nuk merret dhe mburret me lyerjen e fasades.ndersa nga mbrapa balte ne gju.Duhet alternative per sot dhe te ardhmen,qe c’do gje perreth nesh t’a duam dhe mbrojme.Ne keto 30 vjet u bene shume,dhe jo nga serbe e greke,por vete populli ne mase te madhe.Nuk ka shume faj asnje qeveri,ashtu si nuk ka merite per lyerje fasadash.Nga brenda vjen ere e rende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje