Njihuni me kryetarin e ri të Bashkisë Lezhë sipas “kaubojsit”, ja sondazhi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka shfaqur ambicjen personale për të kandiduar mbi drejtimin e Bashkisë Lezhë.

Edhe pse tashmë kurioziteti i medias për figurën e tij ka rënë, “kaubojsi” vijon të na befasojë me postimet në rrjetet sociale.

Ai ka organizuar një “sondazh” një ditor në profilin e tij në Facebook ku pyesë miqtë se për kë do të votonin nëse do mbaheshin zgjedhjet.

Ndocaj thotë se ka bërë transparencë në mbledhjen e rezultatit dhe sipas votimit ai do të jetë me gjasa kryetari i ri i Bashkisë Lezhë.

“Nësë zgjedhjet do te beheshin me votim elektronik, pa presione shteterore, pa leke droge e pa gangstera ne fushate, Ndocaj fiton bindshem si Kryetar Bashkie,” shkruan “kaubojsi” i famshëm teksa merr edhe urimin e miqve në Facebook për detyrën e re që thotë se do të mbajë në të ardhmen.

Më herët ai u ka premtuar shqiptarëve se nëse zgjidhet si kryeministër një ditë, do ta bëjë Shqipërinë si Amerika.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Njihuni me kryetarin e ri të Bashkisë Lezhë sipas “kaubojsit”, ja sondazhi”

  1. ksenofidhis says:

    Ndocaj fiton Rrokun. Keshtu qe fiton Ndoc Rroku,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *