“Reforma në Drejtësi”. LSI jep alarmin: Po kontrollohet nga maxhoranca, thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin

23 Shtator 2017, 12:21Politika TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të reformës në drejtësi.

Me anë të një postimi ne facebook Luan Rama akuzon maxhorancën se do që të verë në kontroll procesin e ngritjes së institucioneve të vettingut.

Më tej ai ai i bën ftesë publike ambasadorët e BE-së dhe të SHBA në vendin tonë që të ndjekin nga afër këtë proces, në mënyrë që të mos bllokohet.

POSTIMI I PLOTE
Reforma në Drejtësi,
si një përrallë nga e kaluara!

Mosplotësimi i kushteve për institucionet e vetingut – përpjekje e qeverisë për të mbajtur nën kontroll reformēn në drejtësi!

Një ftesë publike edhe për ambasadorët e BE-së dhe të SHBA: ndiqeni procesin me të njejtën konsistencë që shfaqët gjatë miratimit të reformës në drejtësi, sepse po synohet vënia nën presion e institucioneve të vetingut!

Do të duhej të kishin nisur nga puna institucionet e vetingut, e kësisoj do të mund të thonim se më në fund ka filluar të zbatohet edhe reforma në drejtësi. Mirëpo, ja që qeveria, ca nga vetja e ca nga ca zëdhënëse të saj në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë, po na shfaq fytyrën tjetër: fytyrën e dytë, në fakt fytyrën e vërtetë, atë kunder reformës në drejtësi!

Disa ditë më parë, një relatore rilindase në komisionin e ligjeve, teksa po diskutohej struktura organizative dhe pagat e komisioneve te vetingut, hodhi idenë “brilante” që këto komisione që janë konceptuar e parashikuar nga ligji si institucione kushtetuese me rëndësi jetike për cilësinë e suksesit të reformës në drejtësi, nuk është e nevojshme të kenë administratë dhe as infrastrukturë të tyren, por të përdorin administratën dhe infrastrukturën e Gjykatës Kushtetuese!

Madje me një përmasë alarmante budallallëku teksa flitej në komisionin e ligjeve për Kolegjin e Apelimit, merrej për referencë Avokati i Popullit!

Si ka mundësi të jenë kaq skandalozë dhe kaq injorantë që të mos kuptojnë se kjo idiotësi e tyre bie ndesh e është në kundërshtim me parimin e pavarësisë funksionale!

Si mundet të mos e kuptojë e të mos e dijë dikush që është zgjedhur të jetë në Kuvendin e Shqipërisë se çfarë do të thotë pavarësi e institucioneve kushtetuese?! Vërtetë të jenë kaq injorantë?!

Nuk gjej arsye tjetër në fakt, e po shprehem në këtë mënyrë sepse nuk dua të besoj se e bëjnë qëllimisht! Përndryshe do të më duhej të shprehesha se kemi të bëjmë me një përpjekje të ligë e kriminale për ta sabotuar ende pa nisur reformën në drejtësi!

Madje, tinëzisht po investohet prej këtyre “rilindasve reformatorë” të krijohet idea se edhe këta të reformës në drejtësi janë njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët e “koorporatës së krimit”, që e kanë mendjen tek zyrat, pagat e makinat!

Dhe përmes krijimit të kësaj klime armiqësie ndaj komisioneve të vetingut, në fakt synohet vënia e tyre nën presion e nën tutelë pa filluar ende nga puna.

Nëpërmjet kësaj qasjeje aspak korrekte e në kundërshti të plotë me frymën që është konceptuar e miratuar reforma në drejtësi, maxhoranca e sotme e timonierit te madh, e vetme në tepsinë e pushtetit po gogësin që në ditët e para tërë makutërinë e vet, duke synuar të bëjë viktimë reformën në drejtësi!

Ndaj e gjej me vend të bëj një ftesë publike edhe për ambasadorët e BE-së dhe të SHBA, respektivisht për zonjën Vlahutin dhe zotin Lu: ndiqeni procesin me të njejtën konsistencë që shfaqët gjatë miratimit të reformës në drejtësi, sepse po synohet vënia nën presion e institucioneve të vetingut!

Vetëm mbështetja dhe presioni juaj mund ta detyrojë maxhorancën të largojë duart nga përpjekja për ta deformuar e vënën nën kontroll procesin e ngritjes së institucioneve të vetingut, përkatësisht edhe të institucioneve të drejtësisë!

Komisioneve të vetingut, këtyre institucioneve të një rëndësie jetike për fatet e suksesin e reformës në drejtësi, që jo vetëm do të pastrojnë sistemin e drejtësisë, por edhe do të jenë baza për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion etjerë, u duhet dhënë mbështetja maksimale e u duhen krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për përmbushjen e misionit të tyre kushtetues!

Qëndrimi ndaj tyre është dëshmia më e qartë se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi dhe suksesin e saj!

10 komente në ““Reforma në Drejtësi”. LSI jep alarmin: Po kontrollohet nga maxhoranca, thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin”

  1. Shqiptar says:

    Mos u shqetëso Luan (në fakt lepur) sepse Reforma në Drejtësi nuk sabotohet dot nga askush. Ka garancinë Gjermane dhe Amerikane. Ku të LSI-së bëni gati rrobat e burgut që tani sepse keni vjedhur shumë. I lini dokrrat e kapjes. Nuk i ha askush dokrrat tuaja. Jeni në sy të ciklonit. Pse nuk e shqetësuat asnjë ditë kur drejtësia ishte e kapir nga Saliu por shqetësoheni shumë se mos e kap Rama??

  2. labi 2 says:

    Hahahahahahahahahaha!LSI forca e parë,sa keq qe nuk vendosni dot ju,sa keq që nuk e morën në telefon Petrit Vasilin”kryeministrin” e ardhshëm!

    1. Eri says:

      Boooo sa fuksa kta te lsi eshte pak ti quash me dy faqe me mire te thuash e kane fytyren si bytha. Kta pasqyrojne klasen me te felliqur shqipetare.

  3. Jimi says:

    Po per cfare te behet reforma more Lake ? Te behet reforme qe ta keni po ju qe e kishit drejtesine qe ta dh…i me keqe se e dh..te?
    Pa tjeter qe maxhoranca do ta kete, pasi kjo u votua nga shumica derrmuese ,dhe nje nga aresyet per te cilen u votua ishte pikerisht venia e drejtesise ne binar. Fale me shendet Fizit Lake!

  4. spartaku says:

    Luan! Na çave menderen.Ti nuk e do reformen ne drejtesi,por ajo do behet patjter,dhe do i fus brenda te gjithe te tjeret.Ishalla nuk te ze edhe ty.Meten po e po.

  5. Koba says:

    Po i bie Kembanes Ky Legeni se po e ndjen ,bashke me Ceten e LSI se po vjen Sahati per te dhene Hesap per vjedhjet dhe shperdorimet qe kane bere ,ne kurriz te fondeve publike dhe me gjere.

  6. Koba says:

    Po i bie Kembanes Ky Legeni se po e ndjen ,bashke me Ceten e LSI se po vjen Sahati per te dhene Hesap per vjedhjet dhe shperdorimet qe kane bere ,ne kurriz te fondeve publike dhe me gjere.
    Cfare ke mo Z.Moderator.? Harrova te permend Like Floririn dhe Baxhellen e Tij .Shpresojme tu vije FUNDI

  7. Je bere legen me keq se ai Vasil ziu. Ik se te pane o Luan Lepuri. Nese hapen defteret mire, pra edhe te atyre viteve kur ishe minister i brendshem, me siguri do te te hidhen hekurat. Mos u merzit sepse do te jesh afer me qelinwe e Like Floririt.

  8. Ilir says:

    Nje alarm i pakuptimte nga Luani i Like floririt. Nuk e kupton qe eshte detyrim i shumices qe i votoi, qe kjo mazhorance te vendose drejtesine mbi drejtesine e gjymtuar dhe te sakatuar, sepse ai Likja i yt, po te kishte drejtesi sot do te kalbej ne burg.
    Reagimi yt, nje djallezi per t’ju larguar Vetingut, per ta bere NUL.
    Kur do te zhdukeni ju pjella te ndyra !

  9. Paqesori says:

    RED IS THE NEW BLACK !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje