SHBA “hap dyert” për ëndrrën amerikane, avokati Kieran Both jep këshilla fantastike mbi aplikimin: Si të përfitoni nga…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Programi i Lotarisë Amerikane në shumë vende të botës u jep përfituesve të drejtën për emigrim dhe banim të përhershëm në SHBA.

Aplikimi bëhet falas në faqen zyrtare të departamentit të shtetit amerikan. Aplikantët fillimisht përzgjidhen përmes shortit, gjeneruar nga kompjuteri, që tregojnë se ata posedojnë shkollën e mesme ose ekuivalenten e saj apo dy vjet aktivitet pune të kryer në pesë vitet e fundit.

Avokati Kieran Both jep të gjithë detajet për çdo paqartësi që mund të hasin personat e interesuar për programin e lotarisë amerikane.

Avokati njofton se aplikimet për Lotarinë Amerikanë, DV- 2019 duhet të dorëzohen elektronikisht nga mesdita e datës 3 Tetor deri të martën me 3 Nëntor.

Ai i sugjeron aplikantëve mos presin deri ditën e fundit, pasi sistemi mund të pësojë mbingarkesë. Të gjithë aplikantët që tentojnë të regjistrohen dy herë do të skualifikohen. Nëqoftëse kërkesa është bërë si duhet, kandidati do të marrë një konfirmim të menjëhershëm në internet, ku do të shohë emrin e tij, ditëlindjen dhe vendlindjen.

Fotografitë që duhet të dërgohen duhet të jenë të aplikantit kryesor, të bashkëshortit edhe të secilit fëmijë nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë dhe fëmijët e adoptuar.

Gjithashtu ai thekson se formularët në letër nuk pranohen.

“Personat e interesuar që do të behën pjesë e shorteut duhet të kenë kujdes mos regjistrohen më shumë se një herë, pasi Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar hyrjet e shumëfishta dhe individeët me më shumë se një hyrje do të skualifikohen”, shkruan avokati.

Sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do të pranojë formularë të pakompletuar, duhet që plotësimi i të dhënave të behet i plotë që kandidati të jetë pjesë e programit.

Më tej thekson se kandidatët nuk do të tarifohen për dorëzimin e formularit të aplikimit, por që mos të hasin probleme me sistemin DV në internet duhet të përdorin një browser të ri kur të dorëzojnë aplikimin.

“Versioni anglisht i udhëzimeve të Programit DV-2019 që duhet të përdoret është në formatin PDF, pasi ky është version i vetëm zyrtar. Përkthimet jozyrtare në gjuhë të tjera do të shtohen në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, pasi të behen të disponueshme.Gjithashtu, ka një video në dispozicion për prezantimin e procesit të Lotarisë Amerikane hap pas hapi”, njofton avokati.

“Ambasada Amerikane i udhëzon aplikantët që të plotësojnë formularin e lotarisë, pa përzierjen e një “konsulenti”, “agjent të vizës” ose një asistent tjetër që ofron për të ndihmuar dhe nëse dikush i ofron ndihmë kandidatit të interesuar për plotësimin e formularit, ky i fundit duhet të jetë i pranishëm gjatë përgatitjes.”, shton ai.

Both shkruan se prezenca e kandidatit është e rëndësishme gjatë aplikimit që përgjigjet të jenë të sakta dhe që mund të marrë letrën e konfirmimit dhe numrin unik.

Numri që ofrohet pas konfirmimit i jep mundësinë aplikuesit të përdorë sistemin online ku do të informohen për statusin.

“Kini kujdes printoni konfirmimin me të dhënat tuaja dhe nëse dikush ofron për ta mbajtur këtë informacion për ju, duhet të kërkoni kodin që të mund të keni akses në llogarinë e postës elektronike të shënuar në hyrjen e DV.” , shkruan avokati Kieran Both./ gsh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *