Dëshmija rrënqethëse, studentja e arratisur koreanoveriore zbulon tmerret e rregjimit komunist të Kim Jong Un

24 Shtator 2017, 20:21Bota TEMA

Një koreano-veriore, që ka dalë kundër regjimit, i ati i secilës ishte një oficer i lartë i diktatorit Kim Jong-Un, ka zbuluar gjëra të tmerrshme nga rrethi i tij i brendshëm.

Ish pjesëtarja e një familjeJE të sferës së lartë të regjimit komunist, Hee Yeon Lim (emri i saj është ndryshuar për arsye sigurie), 26 vjeç, vë në rrezik jetën kur nëpërmjet faqeve të  “The Mirror”, i tregon botës sesi udhëheqësi paranojak Kim Jong Un jeton si një perandor, ndërsa urdhëron ekzekutime të të besuarve si edhe të të afërmve të tij.

Studentja e diplomuar nga Peniani, ofron një paraqitje të rrallë në brendësi të një vendi të drejtuar nga një lider i fiksuar pas armëve bërthamore. Një lider i cili ka burgosur 25 milionë njerëz të uritur në varfëri të madhe.

Ndërsa programi i çmendur i armatimit i Kim po shkon drejt një lufte të hapur, ajo do të nxjerrë zbuluar tiranin, i cili është duke u përplasur në mënyrë të rrezikshme me Presidentin e SHBA-ve, Trump.

Vetëm disa ditë pasi Kim testoi një shpërthim bërthamor 10 herë më të madh se bomba e Hiroshimës, Hee Yeon foli për gazetën “The Mirror” në një vendndodhje të fshehtë në Seul, në Korenë e Jugut.

Ndërsa liderët e botës presin lëvizjen e radhës të Kim kundër Presidentit Trump, në lojën e tyre të rrezikshme të blofeve dhe kërcënimeve, ajo tregon sesi ai, Kim Jong Un e detyron edhe elitën e klasës së lartë të Penianit të shohë ekzekutime të tmerrshme.
“U bën lavazh mendjeve të njerëzve me pretendime të pathyeshmërisë dhe kërcënime ndaj SHBA-ve. Fshihet në qindra vende luksoze në shtetin e tij, duke e bërë pothuajse të pamundur për agjencitë perëndimore të spiunazhit ta gjejnë se ku ndodhet. Ka skllave seksi, të marra nga shkollat që adoleshente, pavarësisht martesës së tij me Ri Sol-ju, nëna e tre fëmijëve të tij.

Shijon dreka me vlerë 1 mijë sterlina, ndërsa nënshtetasit e tij mbijetojnë duke ngrënë bar…”, ka treguar Hee Yeon u arratis në vitin 2015 nga kryeqyteti koreano-verior, Peniani, ku është rritur, dhe arriti në Seul vitin e kaluar. Ajo u arratis me të ëmën dhe vëllanë e vogël, pasi i ati, Koleneli Ëui Yeon Lim i Ushtrisë Popullore Koreane, një person i alkoolizuar, vdiq në moshën 51-vjeçare.

Ajo e dinte që po largohej nga një jetë me privilegje si një nga disa mijëra familje, që lejoheshin të jetonin në kryeqytetin Penian. Familja e saj kishte një shtëpi më vete në një zonë të qetë të qytetit dhe lëviznin kudo me një shofer personal, i cili ishte një ushtar me uniformë dhe ndihmës i të atit. Ajo dërgohej dhe merrej nga shkolla çdo ditë me makinën shtetërore, që i ishte vënë në dispozicion, citon londinezja “The Mirror”.

“Kisha shokë si çdo fëmijë. Por ne e dinim që në moshë të vogël se çfarë nuk duhet të thoshim. Nuk duhet të venim kurrë në pikëpyetje Kim Jong-Il, i ati i Kim Jong-Un.Edhe kur u rrita mendoja se kisha një jetë normale, gjithmonë me kufizimet se në publik nuk duhet të kisha gjë tjetër përveçse adhurim për regjimin.

Ne hanim ushqim japonez në shtëpi, të blerë me para korrupsioni që i jepeshin tim ati. Familja ime ka origjinë koreano-japoneze. Për të qenë e sinqertë kisha edhe një të dashur, isha në një lidhje kur u arratisa. Ishte e mundur sigurisht, por nuk mund t’i tregoja kurrë atij planet e mia të arratisjes. Nuk mund të hyj në hollësisë sepse nuk do të ishte e drejtë. Me mendje thjesht thashë: ‘Mirupafshim. Duhet ta bëja”.

Por pavarësisht normalitetit në dukje të jetës së saj shoqërore, në Penian terrori ishte i pranishëm.

Hee Yeon  thotë: “Pavarësisht privilegjeve tona, ne ishim të frikësuar. Pashë gjëra të tmerrshme në Penian”.

Ajo pa vrasjen publike të 11 muzikantëve koreano-veriorë të akuzuar se po bënin një video pornografike. Tha se ekzekutimet ndodhën pak kohë pasi Kim, i arsimuar në Zvicër, erdhi në pushtet pas të atit Kim Jong-Il.

“Ne u urdhëruam të dilnim nga klasat nga persona të sigurisë dhe shkuam në Akademinë Ushtarake në Penian. Aty ka një fushë sporti, një lloj stadiumi.Muzikantët u sollën të lidhur dhe me fytyrë të mbuluar, dhe në dukje me gojë të mbyllur, në mënyrë që të mos bënin zhurmë, të mos luteshin për mëshirë apo të mos ulërinin. Ajo që pashë më bëri për të vjellë. Ata u vendosën mbrapa disa topave kundërajrorë. Kishte rreth 10 mijë persona që ishin urdhëruar të ishin të pranishëm dhe po qëndroja rreth 60 metra larg viktimave. U gjuajt me pushkë, zhurma ishte shurdhuese, shumë e tmerrshme e më pas gjuajtjet e pushkëve pasuan njëra-tjetrën. Muzikantët thjesht zhdukeshin çdo herë që gjuhej me pushkë mbi ta. Trupat e tyre u bënë copa-copa, me gjak dhe copa që binin kudo. Dhe pas kësaj, copat në tokë u shkelën nga tanke. Tanket kaluan disa herë mbi copat dhe gjakun e viktimave, duke shtypur gjithçka deri sa përdhe nuk pati mbetur gjë. U ndjeva shumë keq ndërsa pashë këtë. Ishte e tmerrshme dhe nuk mund të haja për 3 ditë pasi më përzihej”, ka treguar Hee Yeon, duke i shpjeguar kërcenimet e udhëheqësit Kim Jong me frikën e tij .

“Kim Jong-Un kërcënon me luftë sepse ndihet i gozhduar dhe e di që nuk ka shpëtim. Ai ka frikë se regjimit do t’i vijë fundi dhe nuk ka asnjë vend se ku të shkojë. Çdokush në Penian e mbështet hapur Kim Jong-Un sepse në të kundërt do të vriteshin. Madje edhe rrethi i tij i ngushtë”, shpjegon ish vajza e shoqërisë së lartë të Penianit, që prej vitesh jeton në arrati në Korenë fqinjë të Jugut .

1 komente në “Dëshmija rrënqethëse, studentja e arratisur koreanoveriore zbulon tmerret e rregjimit komunist të Kim Jong Un”

  1. loni says:

    Totalisht shpifje te njejen gje benin dhe te aratisurit SHqipetare ne perendim duke shpifur per regjimin e Enverit per te perfituar statusin e emigrantit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje