Fakti/Ja si e do qeveria PD-në

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Askush nuk ka më dyshime. Edhe Edi Rama, dhe qeveria e tij kanë preferencën e tyre për Partinë Demokratike, ata e duan sipas mënyrës së tyre.

Për ta bërë këtë edhe më publike dhe më të fortë, por edhe për të shprehur dashurinë e tyre, thënë troç këtë më mirë se askush sipas preferencës së tyre mund ta bëjë vetëm Lulzim Basha.

Alba Malltezi, bashkëshortja e botuesit dhe gazetarit Karlo Bolino, mbështetës të paepur të Edi Ramës, individë të fortë anti PD, zëdhënës të qeverisë dhe qëndrimeve të Ramës, japin versionin e tyre.

Ata na tregojnë se PD-në e duan me Lulin, Lulushët dhe Lulushet e tij. Për ata që se besojnë po sjellim një koment të Albës dy ditë më parë drejtuar Lulzim Bashës. Shkrimi ska nevojë për koment. Zedhënësit e Ramës, mbështetin Bashën dhe tregojnë sesi e duan PD-në.

Nga Alba Malltezi/Për Bashën

E njoh Lulzim Bashën vetëm nga larg. Asnjëherë nuk e kam takuar dhe nuk besoj se do ta takoj ndonjëherë. Vetëm po bëri ndonjë party në apartamentin e tij në katin e fundit, që e shoh përballë pallatit tim, mes pemëve, – që si unë i ka pasion, – plot gjelbërim ka mbushur gjithë tarracën e tij dhe për këtë hap individual e vlerësoj.

Me Lulzim Bashën opozita aktuale, historikja PD, ka bërë hapa përpara.  Në civilizim e qytetërim. Nuk është e përsosura, dhe të përsosur në Shqipëri, por jo vetëm, nuk ka. Por është konstruktive. Dëgjon dhe negocion. PD me Lulzim Bashën është më qytetare, dhe me këtë qytetari urojmë të vazhdojë.
Eshtë një moment i vështirë për PD-në, por do të rimëkëmbet. Do ta marrë veten dhe do të bëjë opozitën e duhur në këtë vend që për opozitë ka nevojë.

E kam vëzhguar me kujdes Lulzim Bashën, edhe bashkëshorten e tij në daljet në publik. Janë figura konstruktive, pozitive. Mjaft më me negativët që Shqipërinë e kanë mbajtur peng për kaq e kaq vite. Mjaft më me të dhunshmit, me ata që duan të kapin prej leckave e duan të varin njerëz në palma. Shqipëria ka nevojë për njerëz që njohin, që dinë, që protestojnë, që ndërtojnë. Për të mirën e vet dhe të gjithë Shqipërisë. Bëri mirë Basha që hodhi jashtë PD-së Xhenifer Lopezat e politikës, e donzhuanët e Peqinit. Jo vetëm Shqipëria, por askush nuk ka nevojë për ata e për ato.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *