FOTOT/ Brenda shtëpisë së tregtarit më të pasur në Korçë, ndërtuar më 1939

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kjo shtëpi e bukur është ndërtuar në vitin 1939 dhe i përkiste tregtarit korçar Irakli Qirjako.

Këto foto fantastike nga kjo banesë në Korçë janë postuar më herët nga arkitekti Kliti Kallamata.

Ja sqarimi i tij:

-Nga Kliti Kallamata

Të dashur miq në Facebook, kolegë dhe dashamirës të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Nisur nga interesimi dhe popullariteti i jashtëzakonshëm e tepër i shpejtë i këtij postimi (brenda 24 orësh u bënë rreth 200 share dhe disa qindra like) e shoh të nevojshme të jap disa sqarime për të shmangur keqkuptimet e shumta.

Banesa është ndërtuar në vitet ’39 të shekullit të kaluar nga një prej tregtarëve më të mëdhenj të Korçës, Irakli Qirjako, ose siç e njohin korçarët, Rako. Gjatë viteve të suksesit të tij Irakli Qirjako ndërtoi dyqane, hotele dhe këtë banesë për familjen e tij. Banesa shquhet si një nga ndërtimet më dinjitoze në arkitekturën e qytetit të Korçës për atë periudhë.

Për dekorimin e saj Rako angazhoi një nga piktorët më të mirë të asaj kohe në qytetin e Korçës, Sotiraq Zografi. Sotiraq Zografi ka dekoruar edhe banesa të tjera, por fatkeqësisht këto nuk janë ruajtur. Kjo banesë, mbasi iu sekuestrua pronarit të saj, shërbeu si residencë për autoritete të ndryshme gjatë regjimit komunist, derisa përfundoi si banesë shtetërore me qiraxhinj.

Mbas viteve ’90 banesa iu rikthye pronarëve të ligjshëm. Gjatë viteve të fundit banesa ka ndërruar disa pronarë. Pronari i sotëm i kësaj banese ka vendosur (dhe fatmirësisht i ka mundësitë) ta restaurojë tërësisht, duke ruajtur të gjitha vlerat e saj, si në arkitekturë ashtu dhe në dekoracion, gjë që shteti nuk do të arrinte ta bënte kurrë.

Banesa paraqitet mjaft e dëmtuar edhe në konstruksionin e saj dhe përballet me probleme të shumta të konservimit dhe restaurimit të pikturës dekorative. Por pavarësisht nga këto, e ardhmja e saj, ndryshe nga ajo e shumë monumenteve të tjera, është optimiste dhe shpresëdhënëse.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/1-136-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/1-136.jpg","attachment_id":"769692"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/2-19-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/2-19.jpg","attachment_id":"769693"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/3-16-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/3-16.jpg","attachment_id":"769694"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/4-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/4-10.jpg","attachment_id":"769695"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/5-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/5-8.jpg","attachment_id":"769696"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/6-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/6-7.jpg","attachment_id":"769697"}]
        
        Loading...
        

2 komente në “FOTOT/ Brenda shtëpisë së tregtarit më të pasur në Korçë, ndërtuar më 1939”

  1. shvejk says:

    Ka vetem 78 vjet, dhe duket me e vjeter se piramidat.

  2. Sinqeritet says:

    Je tamam shvejk,vlereso punen dhe kohen ,njerez te zgjuar dhe superpunetore.
    Pershendetje dhe Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *