Ndoshta Rama se ka keq atë epitetin e "kazanëve"

24 Shtator 2017, 18:23Politika TEMA

NgaEsiona Konomi

Kemi disa ditë, specifikisht së fundmi, që meritojmë epitetin që kryeministri na ka vënë qysh nga mesi i mandatit të tij të parë, kur u bind se betonizoi pushtetin…
Sillemi dhe i trajtojmë lajmet më keq se një kazan që nuk din c’mban brenda e cili është ingredienti kryesor.

Dy janë shembujt e fundit, ku edhe unë, mes të tjerësh, jam e bindur, e kemi bërë kryeministrin të gajaset e të bindet se epiteti i kazanit të gjetur prej tij ka qenë i duhuri.
Mbiu nga asgjëja e lulëzoi për një javë lajmi se qeveria Rama II, e nisi punën në parlament duke rikthyer ligjin e mbetjeve dhe projektligjin e dekoratave.

Një e pavërtetë e madhe. Asnjë hap të ri juridik, asnjë të vetëm nuk bëri as qeveria e as mazhoranca socialiste në parlament. Ndonjë rrëmbimthi i hodhi një sy programit të parë të parlamentit, dhe mes të tjerash nënvizoi me të kuqe, këto dy akte në procedurë bashkë me 46 akte të tjera. Gazetarët e parlamentit e dinë se asnjë nuk ishte e re këtu. Legjislatura e re i kishte mbartur këto akte nga legjislatura e shkuar, procedurë standarde kjo. Ato nisma rrinë në pritje deri sa të futen në kalendar, në të cilin ende nuk janë futur. Pra, mashtruam publikun : asgjë s’kishte rikthyer mazhoranca.

Aty nga mbrëmja e së martës u shfaq një status në FB i Taulant Ballës ku thoshte se “Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”.

Kaq mjaftoi që prapë me entuziazëm masivisht mediat, të të gjitha formave të raportonin se u tërhoq ligji i mbetjeve. Nuk arritëm të sqaronim publikun, se, nuk ka projektligj për mbetjet.

Ka një ligj të miratuar nga parlamenti që asnjë forcë politike nuk mund ta tërheqë, dhe ka vetëm një dekret presidenti në procedurë parlamentare, i cili nuk mund të tërhiqet jo vetëm nga socialistët, por as nga të gjithë bashkë. E vetmja gjë që mund të bëhet, është ose rrëzimi i dekretit dhe aktivizimi automatikisht i ligjit që lejon importin e mbetjeve, ose pranimi i dekretit që zeron ligjin e miratuar me vetëm 68 vota.

Pra, publiku akoma nuk e ka sot të qartë, se përpos propagandës politike dhe mediatike, asnjë ndryshim juridik dhe faktik nuk ka për cështjen e importit të mbetjeve në Shqipëri. As është futur e as është tërhequr.
Rasti i dytë, ka të bëjë sërisht me një difuzim të pamat të një video ku ishin prerë disa fragmente nga përgjigjet e disa pedagogëve gjatë seancave dëgjimore për organet e reja të drejtësisë.

Titujt gjithandej ishin “Ja broçkullat e vetingasve”, “Ja c’thonë njerëzit e vettingut”. Etj. Nuk po i hyj fare moralit të nxjerrjes së përgjigjeve nga konteksti, apo të vlefshmërisë së pyetjeve, etj, etj.

Ajo që më shqetëson është se masivisht gjithçka që ka lidhje me reformën në drejtësi, quhet “vetting”. Kandidatët në video nuk janë njerëzit që do të bëjnë vettingun. Ata janë kandidatë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe atë të Prokurorisë. Ata 4 persona që do të zgjidhen (që mund të mos i keni parë fare në atë video gazmore) do të jenë të parët që do t’i nënshtrohet vettingut.

Populizimi dhe retorika e batutës (me të cilën në këtë vend mund të fitosh edhe zgjedhjet) na mundi e na zhveshi nga kontesti ligjor dhe elementët e saktësisë, duke na bërë “ushqim” për nënvlerësuesit e medias, ata që duan të na përdorin apo ata që nuk gjejnë më arsye të na besojnë.
Dhe faji është vetëm i imi, i yni! I rreshtave të shkurtër që rrëmbimthi shkruajmë përditë, pa u thelluar.

17 komente në “Ndoshta Rama se ka keq atë epitetin e “kazanëve””

  1. niku says:

    Ky shkrim tregon se media e lejon vet veten te denigrohet. Kjo gazetare e panjohur shkruan aq me mediokritet dbe nivel skandaloz, sa Rama duket si engell. turp e faqja e zeze per kete media dhe keta gezetare lepirsa oa oike personaliteti dhe krenarie per zanatin e bukur te informimit…

    1. Tani says:

      Në një moment sinqeriteti dhe vetëdijeje kjo gazetare bën një mea-culpa. Në vend që kjo të të ndezë një fije shprese për gazetarinë, ti ja vret autokritikën me sopatë duke e cilësuar shkrimin mediokër dhe skandaloz.

    2. Flamur says:

      Niku gazetaria është zanat I mire per informim dhe jo per disformim. Kjo gazetare tregon nje te vertetë per gazetarin ne Shqiperi. Jam me kryeministrin kur thote kazan mediatik.

    3. Grigor says:

      Futju shkolles sepse paske shume mangesira ne te kuptuarit e asaj qe kexon. Kjo gazetarja e nxori Ramen mashtrues dhe Jo engjell, sepse perdori Ballen t’i hedhë popullit hi syve.

    4. spartaku says:

      Nje nga percaktimet me te bukura dhe me te verteta qe kabere Edi Rama,per mediat,se ato jane kazan. Vertete mediat jane kazan,dhe ziejne brenda turli shpifjesh e shtremberimesh,ne favor te njerit,dhe ne disfavor te tjeterit.

  2. Gjini says:

    Të lumtë! Shkurt e qartë.

  3. Diamond says:

    Nje artikull per tu pershendetur

  4. Bogonica says:

    Degjova me kujdes intervisten e z.Rama dhene Zerit te Amerikes nga New Yorku.Kryeministri ishte ne natyre para mikrofonit,por fjala e tij ishte nje shkolle se si duhet te sillen njerezit e medias , dhe jo vetem, me lajmin dhe me gjuhen shqipe.Faleminderit, z.Kryeminister!

  5. partizone e ps says:

    Ik moj pise se une lepij me bukur se ty ,rrofte komandanti yne i lavdishem Edvin Zaho Rama ,te marri jete nga jetet e gazetareve gjenerali yne ,i bukuri i dheut i zgjuari i mencuri Edi .

  6. Sirius says:

    Rama eshte mesuar qe te lepije ate qe peshtyn. Ka me qindra raste te tilla. Ligji i plehrave ishte parashikuar te kalohej hajdutce, por kur rodhi ne media u prish plani. Mbani mend kur thoshte se ligjin e plehrave ja kerkonte BE si kusht per integrimin, deri sa doli BE dhe e pergenjeshtroi. Dhe atehere pjese te kazanit i quajti Rama. Deri aty kishte arritur mashtrimi dhe manipulimi. Hajde pastaj beso justifikimet e kesaj Esiones.

  7. Taras Bulba says:

    O Nik Prekolaj paske qene i pa fytyre ne cdo shkrim kundra Rames ,nuk them te jeshe pto por te jeshe nje me mend e tua e jo me te krimineleve Berisha E Basha,kjo gazetare ka thene nje te vertete se shumica e gazetareve jane deformuse shkruajne si u thote partia ,prandaj here tjeter shkruaj me mende e tua o funderine o Cecen

  8. Arber Iliri says:

    iNJORANCA, BUDALLALLEKU DHE MUNGESA E NDERSHMERISE PROFESIONALE KETO JANE TIPARET E SHUME PREJ NJEREZVE GJASME GAZETARE.KAZAN APO NDONJE GJE TJETER GJEJENI VETE SE KU FUTENI POR JENI PJESE E BALTES SE KETIJ VENDI KUR DUHET TE ISHIT SYRI DHE MENDJA E NJEREZVE QE PAGUAJNE TAKSAT DHE JU.

  9. 25 vjet dhe di shqip akoma ,me mire says:

    ‘Specifik’ ‘ ingredienti’ i ketij shkrimi te paturpshem i kazanit gazetaresk.

  10. Noli says:

    Sa mire kur shkruan e komenton pa e ditur se per cfar behet fjale.

  11. titi says:

    Qart, sakte, drejt! Kjo eshte e verteta te seciles jemi pa dashur te gjithe viktima dhe deshmitare.

  12. Une says:

    Gabim gramatikor tek titulli: eshte shkruar “Ndoshta Rama se ka keq..”; nese nenkupton “..nuk e ka..”, atehere ndryshoje ne “Ndoshta Rama s’e ka keq…”. Gabim i gazetes apo gazetares, i kujtdo qofte gabimi, ta korrigjoje.

  13. Dn says:

    Faji eshte te mungesa e asaj specie qe quhet ´qytetar’ ne boten normal…edhe qe veprojne si qytetar kur jane gazetar,kur jane mjek,kur jane gjykatese ,police etj etj.
    Dmth qe veprojne duke respektuar ligjet,kodin moral te nje shoqeri ,e to respektuar tjetrin po aq qytetar sa vetvetin..

    Keni ende shume pune per te mbri deri ne shkallen e qytetarit,qofshi kryeminister,politikan,gazetar apo edhe komentuese ,keni shume pune ende per te arritur stadin e qyteterimit normal,per mos me thane minimal..
    Gazetarja qenka nje hap para jush…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje