Ngjela: Ja pse marrëveshja Rama-Basha nuk ka “vdekur”

24 Shtator 2017, 16:19Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Bashkimi Rama – Basha është politikë për progres, apo është dëshpërim dhe frikë nga Reforma antikorrupsion?

Është frikë dhe çoroditje mendore që iu vjen të dyve nga Reforma antikorrupsion.

Këta të dy, kanë që nga muaji maj që po luajnë çdo mjet për të frenuar Reformën; por janë sa të trembur aq dhe naivë.

Rama në fakt priti që PS të mos i merrte në këto zgjedhje 71 vende në Parlament, që, të dy këta pastaj, ta arsyetonin qetë-qetë marrëveshjen e tyre si detyrim për të konstitucionuar parlamentin. Por shqiptarët ua hodhën: ata i dhanë PS-së shumicën absolute prej 74 vendesh në Parlament.

Veçse, bashkimi i tyre po vazhdon në kërkim, që këta të gjejnë mundësinë e bllokimit të Reformës.
Po si?

Tani, menjëherë pas zgjedhjeve, sërish të dy dolën me çështjen e Kodit Zgjedhor, ashtu siç veproi Saliu në muajin prill për të bllokuar Vetingun.

Nuk mund të ketë kod të ri zgjedhor pa përfunduar më parë Reforma në Djetësi.
Duhet kuptuar se Reforma në Drejtësi e përmban brenda vetes reformën në Kodin Zgjedhor, sepse nuk mund t’ia lënë në dorë korrupsionit shqiptar reformën elektorale në Shqipëri.

Po, pse janë lëshuar drejt Kodit Zgjedhor Rama dhe Basha?

Janë të dy të kapur nga Reforma në Drejtësi, prandaj. Tani ata kërkojnë të heqin vëmendjen e opinionit publik dhe të zvarrisin Reformën në Drejtësi, duke menduar se po kryejnë një punë parësore, siç është Kodi Zgjedhor.
Pse nuk e zhvilloi dhe Saliu këtë lojën e ligjit elektoral para zgjedhjeve si pretekst për të bllokuar Parlamentin, dhe njëjerësh të krijonte destabilizimin e Shqipërisë me Çadrën e tij?

Por, a do t’ua pranojë politika amerikanë këtë?
Jo, e kanë krejt të kotë, politika amerikane as që e pyet fare këtë lojë kalamajsh, se ajo ka prioritet të saj në Shqipëri Reformën në Drejtësi.
As Brukseli nuk ua pranon.
Prandaj, Reforma në Drejtësi do të kryhet, se këta nuk kanë më asnjë forcë bllokuese. Madje do të jetë më e lehtë për këta të mos ndërmarrin më hapa të tillë, edhe pse në fakt i kap Reforma.

Reformës në Drejtësi nuk ke çfarë t’i bësh: të gjithë do t’i nënshtrohen patjetër ligjit të vendosur ndërkombtarisht në Shqipëri. Rrugët antireformë janë vetëm në dëm të atyre që i dalin kundër Reformës.

ll.
Çështë ky ligj i ri zgjedhor që po kërkon ta bëjë korrupsioni menjëherë pas zgjedhjeve?
Në fakt kjo është frika e Ramës dhe e Bashës, që duan t’i thonë politikës perëndimore që ne do jemi dhe pas katër vjetësh drejtues në këtë vendi.

Por perëndimorët qeshin, sepse këta “trima” i kap Reforma, dhe shenjat janë se, deri në muajin mars të vitit që vjen, që të tre duhet të jenë nëpër procese.

Në fakt këta po kërkojnë kohë që të gjejnë një aleat nga Lindja. Por në këtë sipërmarrje po tregohen njëri më i paaftë nga tjetri.

Nuk ia arrini dot, o të mjerë! as të zvarrisni Reformën në Drejtësi, dhe as të gjeni një strehë mbrojtëse në Lindjen e korruptuar.

Duhet të kujtohemi edhe për një gjë: edhe Enver Hoxhën reforma antistaliniane e Moskës e kapi, se kishte bërë krime kundrejt popullit të vet, prandaj ai shkoi në Kinë dhe izoloi Shqipërinë, dhe jo përpara ligjit siç shkuan të gjithën stalinianët e tjerë të vendeve të Europës Lindore.

E njëjta gjë edhe sot: frikë nga ligji antikorrupsion kanë dhe “tre mosketirët” e sotëm të korrupsionit shqiptar- Berisha, Rama dhe Basha.
Por këta nuk kanë ku shkojnë. Le të bashkohen. Në këtë rast bashkimi nuk bën fuqinë, por dobësinë maksimale të tyre.

25 komente në “Ngjela: Ja pse marrëveshja Rama-Basha nuk ka “vdekur””

  1. Epo kjo pune! says:

    O Take, nuk eshte e thene por kur flet shpesh ia vesh dhe rroma pertoma. Po te kishte pisllek ajo ujdi, rama as nuk e hidhte fare hapin e pare te miratimit te reformes ne parlament. E dyta, ajo ujdi eshte nen forcen e amerikes dhe ti tani po del kunder amerikes! E treta, ti je dhe jurist, pse paragjykon, ke fakte qe rama vete eshte ne hall??? Mos bej tym kot. Ke ndonje opsion tjeter zoterote? Jo, atehere rri rehat dhe boll gjerbe kafera dhe pare funda filxhani.

    1. Toni says:

      Taku nuk na impresionon. Je bere si Ver Llapa! Qite llapen Tako qite se te ben mire. Te duhet te ftohesh veten si ata qente gjate Veres me llapen jashte dhe jargavitje. Ham ham ham!

    2. Grida Suma says:

      Taku nuk e di cfare inati ka me Ramen dhe po eben ate me te keq se krimineli Berisha. Por Taku harron se populli e don Ramen dhe le te hidhet perpjete Taku dhe kazani mediatik me Lubonjat e Bushatet.

  2. Kombi says:

    Me ke kerkojne te bashkohen ????????? Vetem nqs i merr Kim Jongu ne gjirin e tij . Ha ha ha .

  3. Star says:

    Po Likja more Kico ku eshte. Duket se ka funksionuar mekanizmi i Likes me flori.

  4. AMC says:

    KOT E KANE NE BURG DO HYJNE HAJNAT E SHQIPERISE,,,,,BERISHA,META ,BASHA,RAMA…////

  5. Une says:

    O avokat,kane bere dhe po bejne kaq gjera te ndyra sa na duket e pabesueshme keto qe thuha,megjithate une besoj qe nje dite do i paguajne te gjitha ci kane bere ketij populli,jam i sigurt,faleminderit

  6. arber says:

    e ngjela dikur te lexoja por me duket ke rrjedh krejt,,,, zgjedhjet jane bojkotuar masivisht nga shqiptaret dhe ed rama nuk eshte budall me ja lane lule bashes votat. NJE PYETJE PER TY: MEQE PERMENDE TRE MOSKETIERET PO MBRETI I KORRUPSIONIT LIKE META ME DETYRE PRESIDENT A NUK E KAP VETINGU SE E THUA TI?

  7. busho says:

    Po musketierin e katert, D”Artanjanin (Meta) pse e ka “harruar” Ngjela?

  8. lulashi says:

    O Spartak. A nuk e ke kuptuar se ashtu se Berishen, nuk ju pjerdh njeri me.

  9. bravo taku . kesaj i them trimeri une . megjithse, ke harruar dy te kerkuarit nderkombetar, per krime kunder njerezimit; metes e berishes .

  10. Ilo says:

    I nderuar avokat! Nuk po ju kuptoj treshen apo katershen e ndryshoni here pas here. Pa vene ne dyshim qellimin tuaj te mire mundohuni te jeni me konseguent ne kete ceshtje sepse me te drejte lexuesi pyet cfare halli ka avokati qe ndrydhon “listen” para pas zgjedhjeve para pas krijimit te qeverise apo votimit te presidentit. Sinqerisht! Ilo

  11. Shoku " Shpati " says:

    Avokat , ndihmoje vetingun me denoncimin nga ana jote te ndonje gjykatesi apo prokurori te cilet mund ti kesh konstatuar gjate proceseve gjyqesore ! Ju e dini qe provat kane vlere jo fjalet ! Do ta ndihmoje shume SPAK_un …

  12. Bushi says:

    O Ngjela! Po te thoshe se reformen ne drejtesi po e pengon Berisha dhe Basha,se jane te zhytur ne krime,te besohet,por te thuash qe eshte edhe Rama per t’a penguar nuk te besohet.Rama eshte èpartizani i pare,qe nga fillimi,ai e ka mbeshtetur nismen amertikane per reformen ne drejtesi,dhe per kete eshte goditur rende nga Berisha dhe Basha.Por ti o Ngjela paske rrjedhur.Nuk te besojme.

  13. shqip says:

    Po fillon te mendoj qe avokati nuk eshte me i pergjegjshem per ato qe thote . Duket sikur e ka te nevojshme vetem te flase . Pa se ç’thote , nuk ka rendesi . Fol Taku , fol . Keshtu edhe lirohesh nga ….

  14. Po like floriin ku e ke ? says:

    O Takuu po liken floririn qe eshte njeshi i poshtersive ku e fute .. apo harrove ,, epo cke c ben jane shume dhe nje here tjeter

  15. Koba says:

    Po Like Floririn ku e ke Mo Taku??.Ai eshte zullumqari ma i madh.Prej tij burojne te keqiat ma te medha.:Korrupsioni Galopant,Kontrabanda,Grabitja e Pronave,Grabitja e Thesarit,21 Janari,KLD ,Veprimet Anti-Veting .A do ma Mo Taku????

  16. Bozen says:

    O Taku, po te jap nje keshille mos i shiko ” Gunen” , po shikoji punen Edit, siç duket floriri i Likes paska bere punen, te paskan blere edhe ty o Ngjela, kjo pune paska marre fund, Amerikanet nuk jane si Sala , ata te tredhin, kujdes koqet!

  17. E verteta kjo eshte says:

    Taku zgjebaraku aludon sikur Amerikes dhe Europes po i plas trapi per turqit e ballkanit,e cfare meritojne me teper se Ed droga apo Sali Maloku dhe Ilir SHtangisti ai popull me bisht.Aty do te jene ne pushtet sa te jete kjo jete sepse nuk i rruhet njeriu ne bote per arabet e ballkanit.Bota te tregon driten ti zgjedh xhamite turqit dhe eresiren epo ne qafe pac veten o popull turkomongol.

  18. shqipe says:

    “Rames,” thot ngjela ja futi populli se e votoj mbi 71 mandate!!!!!. Po Rama gjithe kohen e fushates u lutej: ” me jepni votat,qe timonin t’a kem vetem une,madje beri dhe nje goxha shaka,kur u tha: ” m’a jepni ate dreq vot!”
    Ka ca dite qe Ngjala
    po bluan tershere!
    A thua qe burgu,
    punen e ka bere?”

  19. pelegrinazhi says:

    Ngjela ka te drejte,gjithe qent ne nje canak hane,grigja e deleve
    besojne te cobani i rradhes qe i rrit per ne thertore.
    Parti-enver jemi gati kurdohere si perhere eshte laitmotivi albanistanit.

  20. Bujar Kanapari says:

    Taku, demokracia, eshte illuzion, diktatura realitet.
    Reformen ne drejtesi, vetingun, shih se do ta gjesh diku tek UFOT, miliona vjet drite larg.
    Po ta kishte sinqerisht Amerika Vetingun, te parin duhet te largonte ambasadorin Donald Lu, qe ti e ke shume per zemer.
    Ne artikull, ke nje ”gabim”, ke ”harruar Meten qe me pare e kishe ne te parin!

  21. Viroi says:

    Ky Taku ka rrjedh. Shkrimet e tij Jane monologje pleqsh, shtyre nga egoizmi per nje karike ne qeveri.

  22. alphade says:

    Z. Taku vuan per nje cike minister, idem Ben Blushi dikur ,sepse
    tani iu eshte harruar si zeri ashtu edhe figura. Eshte me te verte-
    te per te ardhur keq kur nje individ dhe aq me teper nje politikan
    e mat veten me hijen e mengjezit. A e mbani mend cfare dklaronte
    Blushi ne parlament diku,ku ishte “gjalle” se ” Une jam me i zoti se
    Rama,meritoj me shume se sa Rama K/minister,e bej me mire pu-
    nen e K/ministrit se sa Rama ” , e brockulla te tilla qe tash nuk po me
    kujtohen . Ishin deklarata per t’u shqyer gazit e per te vene duart ne
    koke . Dhe fundi i Blush kapedanit dihet …. ! Te njejten rruge ndoqi
    edhe ” Une do te jem Kryeministri i ekonomise dhe i punesimit” ,
    ” PD ,neser do te jete firce e pare” ,keshtu deklaronte edhe LSI- ja e
    Monikes dhe Ilirit dhe rezultatin e pane shqiptaret me 26-27 Qershir,
    nje apo dy dit pas zgjedhjeve . Kur kerkon te mashtrosh popullin tend
    dhe nuk te del ashtu sic deklaron populli te ” vare hebet” , nuk te be-
    son me cfare thua …! Propaganda behet me kembe ne toke dhe jo me
    sllogane te parafabrikuara se te del huq . Keshtu fushata e dy forcave
    politike:PD – LSI deshtoi jo nga manipulimi i votave,as nga vjedhja e tyre,
    as nga kanabisi por nga infantilizmi ne politike te ketyre forcave ,nga
    papjekuria per te bere fushate bindese ndaj shqiptareve,nga mos pasja
    e asnje alternative e vizioni.: ” Mush ado about nothing ” ,shume zhurme
    per asgje , Shekspir ! Kaq kusha per sot !
    Stafit te gazetes ” TEMA” i uroj nje dite te kendeshme ! Pershendetje nga
    larg ! FLM !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje