Bregu komenton gjendjen e PD-së: Bashkimi nuk fillon duke treguar gardhin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Majlinda Bregu është shfaqur e qetë me ndërgjegjen e saj para pyetjeve të Ilir Babaramos, kur i është përgjigjur atij se ka folur 2 vjet para listave, se tha që PD e dëmton mos futja në zgjedhje dhe se kish pritur edhe përjashtimin nga listat, por ai që duhet të pranojë realitetin e ri në PD është Lulzim Basha.

Sipas zonjës Bregu, refuzimi që shqiptarët bënë për të shpresuar tek PD, flet mbi çdo gjë. Ish-ministrja tregoi në intervistë se nuk ka grup kundër Lulzim Bashës, por kundër qasjes së tij e lidershipit të tij. Provat audio e video janë kundër Lulzim Bashës.

Bregu kujton vdieon e manipulimit të votës në 22 korrik duke hedhur një paralele të hidhur me retorikën e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku ish-ministrja kujton se Ministrat e Bashës nuk dorëzuar dot asnjë provë që ato zgjedhje u manipuluan. Sipas saj Basha duhet të pranojë mendimin e ndryshëm të institucionalizuar për të kontrolluar ringritjën e kësaj force politike

Deklarata e Majlinda Bregut

PD-ja duhet të kthehet në shina të legjitimitetit të votës së pa vjedhur, të manipuluar dhe në respekt të ligjeve të saj të brendshme. Ne nuk jemi të vërtetë dhe as të besueshëm tek shqiptarët dhe ky mund të jetë problemi më i madh politik me kryetarin e PD, sot.

Ne nuk mundet që të garantojmë dhe të bëjmë betejë për votën e lirë, dhe që t’ju dalim shqiptarëve dhe t’ju kërkojmë atyre ndihmë e t’ju sigurojmë atyre votën e lirë në rast se kemi dhunuar procesin e votës së lirë brenda shtëpisë sonë. Sepse ajo që ka ndodhur në 22 Korrik nuk është proces transparent.

Sepse mospërfillja e atyre që janë baza ligjore e partisë, nuk shkohet askund pa një rregullore. Dhunimi që i është bërë standardeve me të cilat mbahet një force politike nuk mund të jetë një gjë që kalohet thjesht. Për mua kjo është ajo që ka nevojë PD-ja. Nuk ka për të qenë e lehtë. Nuk ka për të qenë proces që do të gëlltitet. Nuk besoj as që Basha do të rikthejë një proces të tillë, se po të donte e kishte realizuar në 22 korrik.

Të largohej dhe të hynte në garë si një anëtar i thjeshtë partie. Mënyra se si u bënë zgjedhjet, nuk u depozitua asnjë fakt për manipulimin e zgjedhjeve të 25 Qershorit. Një deklaratë nuk doli nga zyra e PD-së. Ti e di shumë mirë sa herë e kam bërë zëdhënëse në kohë zgjedhjesh më parë.

Nuk kisha më shumë se gjysmë ore kohë për të vajtur në shtëpi në atë kohë. E kështu me radhë. Nëse ne edhe 7 ministra i çuam për të mos u blerë vota nga krimi, nëse ne nuk dorëzuam asnjë fakt, mendoni se ka fakte dhe video për manipulimin e zgjedhjeve të 22 Korrikut në PD. Pra nuk kemi asnjë denoncim për zgjedhjet e 25 Qershorit, por kemi me video se si u manipuluan zgjedhjet e 22 Korrikut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *