Flet psikologia, ja si të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë zgjedhjeve elektorale

25 Shtator 2017, 15:10Sociale TEMA
Flet psikologia, ja si të kujdesemi për shëndetin mendor

Jemi në një muaj që po e sfidon shëndetin tonë mendor. Imponimet për të votuar apo për t’u përfshirë në një aktivitet politik shpesh shkaktojnë presion mendor me informata që nuk janë të lehta për t’i përballuar.

Një bisedë politike mund të nxisë mënyra të reja për ta parë një problem, por shpesh shumë diskutime politike shndërrohen në debate të nxehta dhe joproduktive.

Kur mjedisi bëhet armiqësor, atëherë është vështirë të funksionojmë edhe nëse nuk jemi të përfshirë direkt në bisedë.

Më poshtë mund të gjeni një numër këshillash të cilat mund t’ju ndihmojnë që të kaloni këtë muaj më lehtë.

1. Vendosni kufi në raportet tuaja shoqërore

Shpesh debatet e zgjedhjeve mund të eskalojnë pasi që njerëzit mbajnë qëndrime të ndryshme. Ndër to, vota kërkohet edhe nga miq të afërt. Është e rëndësishme të vendosni kufijë të shëndoshë në raportet tuaja. Qëndrimet e ndryshme politike nuk duhet të afektojnë një shoqëri të mirë. Andaj, mundohuni të respektoni qëndrimin tuaj politik. Ju mund të votoni kandidatë të ndryshëm dhe njëkohësisht të mbeteni shokë. Qasja politike është vetëm një aspekt që e karakterizon një individ. Janë shumë aspekte të tjera që e mbjanë të fortë një raport shoqëror e që nuk duhet të harrohen.

2. Limitoni konsumin e mediave

Është vështirë të shohësh ndonjë informacion që nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Përzgjedhja e programeve dhe shkurtimi i kohës dedikuar mediave mund të lehtësojë numrin e infomatave politike që procesoni gjatë ditës. Informatat e tepërta mund ta afektojnë disponimin tuaj gjatë ditës. Andaj, ju mund të jeni të përfshrë në politikë pa përcjellur lajme politike çdo sekondë.

3. Mendoni logjikshëm për të ardhmen

Është lehtë të mendoni se vetëm kandidati juaj i preferuar do të zgjidhet. Qëndroni të balancuar duke menduar për të gjitha opcionet. Zgjedhjet janë të përsëritshme, dhe kandidatët ndërrohen shpesh. Jemi në një kohë kur kërkesat për vota janë shumë të mëdha. Të gjitha rrjetet sociale janë vërshuar nga reklamat, premtimet dhe tubimet e organizuara nga të gjitha partitë. Nëse e vëreni që këto publikime ndikojnë negativisht në disponimin tuaj, atëhere shmangni shfletimin e tyre.

4. Praktikoni të thoni «jo» nëse nuk keni interesim

Shpeshherë shumë kandidatë mund të kenë një qasje imponuese duke kërkuar votën në forma të cilat krijojnë stres te qytetari. Mësoni të vlerësoni kohën tuaj, dhe nëse nuk dëshironi të dëgjoni lutje të tilla t’i shmangni atyre duke treguar që nuk keni interesim. Po ashtu, ju nuk keni obligim të dëftoni se për kë do të votoni, andaj nëse nuk dëshironi informacione të tilla, praktikoni të thoni jo.

(Autorja është psikologe)

1 komente në “Flet psikologia, ja si të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë zgjedhjeve elektorale”

  1. Luli says:

    Tamam atje me rri mendja te votimet. Oj shqiperi cfare rrit ti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje