Lajm i mirë për kureshtarët, ekspozohet sarkofagu i Herkulit në Turqi

25 Shtator 2017, 12:01Lifestyle TEMA

Sarkofagu roman i Herkulit, është ekspozuar për kureshtarët në një muze në qytetin jugor të Turqisë, Antalia, të dielën, vetëm pak ditë pas kthimit të tij në shtëpi.

Autoritetet zvicerane, urdhëruan rikthimin në Turqi të sarkofagut të erës romane, 50 vite pas grabitjes së tij dhe nxjerrjes jashtë kufijve.

“Sarkofagu i Herkulit, i grabitur në 1960, u gjet në Zvicër në 2011. Si rezultat i bisedimeve, dhe pasi Turqia prezantoi të gjitha provat që faktonin se sarkofagu i përkiste qytetit Perge, ai u rikthye këtu”, u shpreh Numan Kurtulmus, ministri turk i Kulturës.

I gdhendur me imazhet e 12 veprave të Herkulit, sarkofagu mendohet se vjen nga shekulli i 2 pas Krishtit. Pasi një prokuror publik zviceran urdhëroi rikthimin e sarkofagut në Turqi, të dyja vendet ranë dakord për ta ekspozuar atë në Universitetin e Gjenevës për tre muaj, para se ai të kthehej pas në Turqi.

4 komente në “Lajm i mirë për kureshtarët, ekspozohet sarkofagu i Herkulit në Turqi”

  1. Vini says:

    Se CA lidhje ka herkuli me turqit hajde merre vesh!

    1. Flm says:

      Imagjinoni nga ky artikull te hiqeshin vetem 2 fjalet Greke “sarko-fagos” ne Gr. = me “varroshi” ne Al. dhe “Hera-kleus”.
      A do te kishte kuptim artikulli?
      Perse keto duhet ti pagezojme si vepra Romake apo Turke kur ne ate periudh ne ato troje nuk kishte as Turqi as Kultur Romake??
      Ato jane Vepra te periudhes se Arte HELINISTIKE te pas Aleksandrit qe mbizotronte nga India ne Siri, Libi, Palestin, Egjypt, Anatoli, …. ne ate periudhe ajo Zone ishte qendra e Civilizimit Boteror ….. deri sa u shfaqe Islami qe shkateroj gjithe cka duke vazhduar edhe Sote me ISIS-n.

  2. nje antiturk says:

    Sarkofagu , vjen ne shekullin e dyte pas Krishtit , d.m.th. 1300 vjet para krijimit te Turqise dhe dyndjes barbare arabe , ne tokat e grekeve te lashte . Eshte e vertete qe sarkofagu i perket qytetit te lashte te Perges , po turqit ç’lidhje kane me kete qytet ? Ata jane thjesht pushtues te Perges 13 shekuj me vone mbas Herkulit . Eshte nje lloj sikur , fjala vjen , neve te na pushtoje Amerika dhe te mburret me Skenderbeun shqiptar , duke e konsideruar amerikan .

    1. Devolliu1 says:

      Sarkofagu thjeshte u kthye atje ku u gjet.Megjithate Herkuli ishte figure pellasgjike e importuar me vone prej grekeve te lashte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje