LSI e shqetësuar për Vettingun: Skandal, Ministria e Drejtësisë do të administrojë zyrat e Kolegjit

25 Shtator 2017, 16:54Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e ka cilësuar skandal faktin që Ministria e Drejtësisë do të administrojë zyrat e Kolegjit të Vettingut.

Përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Luan Rama pohon se në këtë rast kemi të bëjmë me një akt tjetër të cënimit të pavarësisë funksionale te Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

REAGIMI I LUAN RAMËS

Skandali i radhës: Ministria e Drejtësisë do të administrojë zyrat e Kolegjit të Vetingut!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, institucioni kushtetues i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pasi është lënë bashkë me institucionet e tjera të vetingut tre muaj pa marrë pagat, pasi maxhoranca e komisionit të ligjeve në Kuvend i gjymtoi edhe struktura e propozuar, ç’ka nëse do të votohet edhe nga Kuvendi do të bëjë të pamundur përmbushjen e misionit për të cilin është krijuar, edhe zyrat do t’i ketë nën administrimin e ministrisë së drejtësisë!

As më shumë e as më pak kemi të bëjmë me një akt tjetër të cënimit të pavarësisë funksionale te Komisionit të Posaçëm të Apelimit, i cili është institucion kushtetues, me të njejtin status që kanë të gjitha institucionet kushtetuese. Madje ligji shprehet qartë duke e barazuar statusin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit me Gjykatën Kushtetuese!

Atëhere ç’punë ka ministria e drejtësisë me zyrat e Komisionit të Posaçëm të Apelimit? Përse duhet t’i administrojë ajo?!

Arsyeja është e qartë: gjithë investimet, përfshirë edhe sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Kolegjit dhe sistemin e sigurisë, përveç se do ti realizojë ministria, ajo, pra ministria, do të ketë edhe kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes së tyre!

Procedura e investimeve është njëri problem, madje më pak i rëndësishmi! Problemi më i madh është aksesi në sistem!

Disa muaj më parë, ministrisë së drejtësisë ju hoq me ligj aksesi në sistemin e çështjeve që shqyrtohen në gjykatat e vendit, ndërkohë që me një VKM i jepet ekskluziviteti i administrimit të zyrave të Kolegjit të Apelimit, përfshirë edhe aksesi në sistem! Sepse operatori, marrëdhënien do ta ketë me ministrinë e drejtësisë!

Pra, nga çdo pikëpamje që ta gjykosh, VKM është një akt skandaloz i cili duhet anulluar!

Sepse nuk mundet që një institucion i qeverisë të kryejë investime e të administrojë zyrat e një institucioni të pavarur kushtetues!
Sepse është njësoj që ministria e drejtësisë fjala vjen të administrojë zyrat e Gjykatës së Lartë apo të Gjykatës Kushtetuese, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo të Komisionerëve Publikë, të Avokatit të Popullit, të KLSH e kështu me rradhë!

Prandaj VKM-ja që i jep në administrim zyrat e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ministrisë sē Drejtësisë, duhet të anullohet!

3 komente në “LSI e shqetësuar për Vettingun: Skandal, Ministria e Drejtësisë do të administrojë zyrat e Kolegjit”

  1. kledi allushi says:

    Ju te LSI-se jeni kundra per cdo gje,shyqyr qe me ne fund ka ca njerez qe duan te vene drejtesi ne vend dhe ju dilni e Brockullisni.

  2. alma shehu says:

    po si nuk thate nje fjale te mire gjithe keto vite ju te LSI-se,po vetem leshoheni si uqer.Kete reforme e do populli e duam te gjithe doni apo sdoni ju.

  3. xhevdet beka says:

    O Luan po ku ishe ti m burr gjith kto kohe,po ca del e flet kot pa lidhje.A i ke degjuar vete keto cfare ke thene??Edhe nje femije kopshti nuk ti merr per baze,po lereni reformen te behet mjaft e keni penguar tere kete kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje