Përforcohet Kombëtarja, Panucci merr Ndojin dhe Xhakën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa futbollistëve ka bërë që Christian Panucci, trajneri i Shqipërisë, gjatë kësaj kohe, të vëzhgojë shumë futbollistë për të sjellë në kombëtaren kuqezi.

Mes tyre, për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, do të grumbullojë Emanuele Ndojn, që aktivizohet me Breshian në Serinë B, por i rëndësishëm do të jetë edhe rikthimi i Taulant Xhakës në kombëtare, pas episodit aspak të mirë të ndodhur kohë më parë, kur nuk u takua me trajnerin që kishte udhëtuar deri në Zvicër.

Nuk pritet ndonjë prurje surprizë nga Kategoria Superiore, edhe pse emri i Lilajt është ai që është më shumë në fokus.

Ndërsa, Andi Lila është dëmtuar ditën e djeshme në sfidën ndaj PAOK dhe sot do t’i nënshtrohet kontrolleve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *