Përvetësoi 260 mijë dollarët e nipit të vrarë, shpallet i pafajshëm gjyshi nga Tirana

25 Shtator 2017, 15:51Kronika TEMA

U akuzua se kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme 260 mijë dollarë të nipit të vrarë, por gjykata e shpalli të pafajshëm.

Adem Çaushi, gjyshi i Elton Deliut, i ekzekutuar së bashku me nënën e tij pranë apartamentit ku banonin në dhjetor të viti 2008, u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas prokurorisë, pas vrasjes së Deliut, gjyshi i tij tërhoqi nga llogaria bankare 260 mijë dollarë, shumë e cila sipas organit të akuzës dhe me vendim gjykate i takonte vajzës së viktimës, të cilës togat e zeza i njohën atësinë pas vrasjes dhe për të cilën familjarët e Eltonit patën kundërshtimet e tyre.

Por Gjykata e Tiranës vlerësoi se marrja e shumës së konsiderueshme dhe zhdukja e saj nuk është pastrim i produkteve të veprës penale, por pengim i zbatimit të vendimit të gjykatës, që ia kishte njohur vajzës së Elton Deliut shumën në llogarinë bankare.

Dhe duke qenë se pengimi i zbatimit të vendimit të gjykatës është një vepër që është amnistuar në janar të këtij viti, gjykata urdhëroi pushimin e gjykimit ndaj Adem Çaushit dhe lirimin e tij nga akuza.

Ky vendim pritet të apelohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkoi gjykatës dënimin e të moshuarit me 5 vite burgim.(tch)

1 komente në “Përvetësoi 260 mijë dollarët e nipit të vrarë, shpallet i pafajshëm gjyshi nga Tirana”

  1. arben says:

    Hajde drejtësi hajde.Dhe pastaj thuhet se po ndërtohet shteti i të drejtës.Ligjet janë krijuar në mënyrë të tillë që pseudo gjykatësit e dalë nga shkolla e plepave që ishte çerdhja nga ku çelën vezët e gjarpërinjve që helmuan gjithë sistemin e drejtësisë të kenë dorën e lirë për ti thënë të bardhës e zezë dhe të zezës e bardhë.Të lirosh nga burgu një njeri që në vend të hidhërimit mëndjen e kishte tek grabitja e parave të nipit kjo është për të uluritur në mes të Tiranës.Me të tillë justifikimi duhet të lirohen të gjithë hajdutët e botës pasi nuk kanë vjedhur e grabitur por thjesht kanë penguar që ajo që vodhën të shkonte tek i zoti.Mallkuar qofshi ju o gjarpërinj që e katandisë vendin në të tillë derenxhe.Edhe diçka tjetër.Deri më sot me të drejtë fajin ja kemi hedhur Saliut që na katandisi në këtë gjendje.Ka ardhur koha që ta fshijmë nga defteri shpellarin e të meremi me të zotin e tepsisë që pasi i mori të tëra sa deshte ja ka futur gjumit për shtatë palë qejf e ne na ka lënë bishtin e lugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje