Skandal në Vatikan, Papa akuzohet për "7 herezi". Ja pretendimi i 40 priftërinjve...

25 Shtator 2017, 16:36Bota TEMA

Një letër prej 25 faqe e firmosur nga 40 priftërinj e studiozë katolikë i është dërguar Papa Franceskut më datë 11 gusht duke e akuzuar për “7 herezi” mbi publikimin e dokumentit të tij apostolik “Amoris Laetitia” (Gëzimi i Dashurisë) pas Kongresit mbi sfidat e familjes, mbajtur së fundmi në Vatikan.

Firmëtarët e kësaj letre informojnë për mediat se pas mos përgjigjes nga Ati i Shenjtë sot kanë vendosur ta bëjnë publike letrën e tyre në sitin online «Correctiofilialis.org».

Numri i firmave nga 40 ka mbërritur sot në 62.

Në këtë letër e cila mban titullin “Correctio filialis de haeresibus propagatis” (Korrigjime ndihmëse për shkak të përhapjes së herezive)  tradicionalistët e krishterë akuzojnë Papa Franceskun se ka mbështetur 7 pozicione heretike në lidhje me martesën, jetën morale e sakrimentet e familjes duke shkaktuar përhapjen e pikëpamjeve heretike në Kishën Katolike.

Konservatorët e Kishës mendojnë se Papa Francesku në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ka lejuar që të besohet se bindja ndaj ligjit të Zotit mund të ishte dhe e pamundur ose e padëshërueshme, dhe se Kisha duhet ndonjëherë të pranojë dhe kurorëshkeljen mes personave praktikantë të besimit katolik.

Mes firmave të kësaj letre janë dhe ish Presidenti i Bankës së Vatikanit  Ettore Gotti Tedeschi, dhe Kreu Superior i Vëllazërisë PIO X Bernard Fellay. Asnjë Kardinal nuk ka firmosur këtë letër dhe pas pulbikimit të dokumentit të Papa Franceskut mbi Familjen, disa nga ata shprehën publiksht  dyshimet e tyre.

Gjatë ditës së sotme Sekretaria e Vatikanit ka bllokuar nga kompjuterat e Selisë së Shenjtë ëeb sitin ku ishte publikuar letra akuzuese ndaj Atit të Shenjtë duke informuar se “hyrja në këtë faqe interneti është bllokuar në përputhje me politikat e sigurisë istitucionale.”

2 komente në “Skandal në Vatikan, Papa akuzohet për “7 herezi”. Ja pretendimi i 40 priftërinjve…”

  1. Daja says:

    Ky eshte i pari pape qe terthorazi ka pranuar homoseksualizmin, tradhetine bashkeshortore etj ne kundershtim me Shkrimet e Shenjta.
    Historia e kishes katolike eshte e mbushur me skandale qe nga inkuizicioni, orgjite dhe luksi i shfrenuar i Vatikanit, por dhe ky ka kaluar ne nje ekstrem tjeter, ne nje konformizem te pashembullt.

  2. ti je muslimon,mos komento per KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

    se pari,Papa nuk eshte Ati i Shenjte[gazetar kar],Papa eshte nje sherbetor dhe predikor i Zotit si gjithe te tjeret,ok.
    kur nuk dini te shkruani per krishterimin,mire eshte ta vulosni ate kamare pasi shkruani karlliqe.
    sa per temen,nuk perben skandal,jane probleme jetike te kishes dhe filosofise se saj ,qe shpesh eshte strikt dhe jo e leshuar ndaj metodave apo frymes se re qe gjithesesi sot kristianet jane tolerant dhe mundohen tu japin zgjidhje.
    kujtoj ketu nje qendrim qe i kerkohet kishes ortho/xe ne greqi ne lidhje per martesat e te njejtit filo,pergjigje te cilen kisha do ta jape[sipas zedhendesit] pas takimit te sinodhit ne muajin tetor.
    pra,kristianet apo krishterimi apo kisha[cilado qofte] jane tolerant,shkojne me kohen dhe njekohesisht modernizohen duke u vene perhere ne sherbim te besimtareve te vet,qofshin keta edhe ata te te njejtit filo i jo praktikanteve.
    kujtoj se ketu nuk flitet per njethundraket arabe,muftite apo hoxhallaret te cilet i perkasin nje shekulli me vone………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje