Skandali i biletave/ Agnelli përjashtohet 1 vit nga futbollit, Juventusi gjobitet me 300 mijë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është përjashtur me një vit nga futbolli pasi u shpall fajtor në procesin gjyqësor ku akuzohej për favorizim të shitjes së biletave për ultrasit.

Përcveç Agnellit, edhe klubi i Juventusit është gjobitur me 300 mijë euro gjobë.

Prokurori Pecoraro kishte kërkuar dënim 2 vjet e 6 muaj pezullim nga futbolli dhe gjobë 50 mijë euro për Agnelli-n, plus 300 mijë euro gjobë për Juventusin, gjithashtu edhe dy ndeshje pa praninë e tifozëve për skuadrën bardhezi.

“Gjykata Federale hodhi poshtë kundërshtimet paraprake dhe pjesërisht pranoi kërkesën e propozuar nga Prokurori Federal duke urdhëruar sanksionet e mëposhtme: Andrea Agnelli: 1 vit pezullim nga futbolli dhe gjobë 20 mijë euro; Francesco Calvo: 1 vit pezullim nga futbolli dhe 20 mijë euro në gjobë; Stefano Merulla: 1 vit pezullim nga futbolli dhe 20 mijë euro në gjobë; Alessandro Nicola D’Angelo: 1 vit e 3 muaj pezullim nga futbolli dhe 20 mijë euro gjobë; Klubi i Juventusit, gjobë 300 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *