The Guardian fokusohet tek Shqipëria: Të ngjitesh në malet pa kufij të Ballkanit, një xhep i mrekullueshëm i Europës

25 Shtator 2017, 08:25Turizëm TEMA
The Guardian fokusohet tek Shqipëria: Të ngjitesh në malet pa

Pamjet nga majat e larta të Kosovës janë të pabesueshme. Ose kështu më është thënë, shkruan Ben Lerwill për gazetën e njohur The Guardian, në një artikull në rubrikën e udhëtimeve, të publikuar më 24 shtator.

Është e ndërlikuar për ta konfirmuar mes mjegullës dhe erës. Sapo kam arritur lartësinë prej 2.656 metra të malit Gjeravica, ku një tregues i lënë pas dore tregon një pllakë të dëmtuar, që përkujton medaljen e parë dhe të vetme olimpike të Kosovës. Në këtë pikë, shenja dhe pllaka janë të vetmet gjëra që unë mund të shoh. Rreth nesh, retë përplasen me njëra-tjetrën. “Yesss!” Bërtet njëri pranë meje, duke mbajtur kapelen e tij. “Më pëlqen!”

Unë jam pjesë e një grupi që ecën nëpër Ballkan. Në të vërtetë, “ecja” kupton shumë gjëra. Gjatë pesë ditëve të ecjes, grupi ynë prej 12 personash – kryesisht britanikë dhe amerikanë –e ka mbajtur të zënë ekspeditën. Ne jemi duke ngjitur malet më të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Është një javë ku duhen çizme të fuqishme dhe kofshë të forta.

Nëse kjo tingëllon mjaft e fortë në letër, kjo ndodh për shkak se është mjaft e fortë edhe në praktikë. Por, ka shumë për të thënë për itinerarin, sesa thjesht pasha e çantës së shpinës. Pjesa më e madhe e ecjes ndjek një gjurmë të vazhdueshme 33 miljesh përgjatë kufijve verior të Shqipërisë, në kufi midis vendeve pa asnjë shenjë të kontrollit të pasaportës. Dhe ndonëse kishim shikueshmëri të keqe, për fat të mirë vetëm në kulmin e Kosovës, gjatë kësaj jave kuptuam se pse rajoni tërheq të dashuruar pas natyrës. Ky është një xhep i mrekullueshëm i Evropës.

Ecja fillon me një ngritje të pikës më të lartë të Shqipërisë, 2,751 m në malin Korab. Ngjitja është e gjatë. Shpatet janë plot me karkaleca dhe lule të verdha “zhabina e arave”. Ne kalojmë barinjtë, që kanë një pamje të ashpër. Ka shtigje me borë në zonat më të larta. Si për të përforcuar idenë e kufijve mes shumë shteteve, panorama zbulon luginat e buta të Maqedonisë perëndimore.

Ecja në Korab zgjat pjesën më të madhe të ditës. Radomirë, fshati i trageteve ku ne fillojmë dhe mbarojmë, është një kombinim minaresh, birre të lirë dhe rrugë të pandalshme. Të gjitha çezmat e tij janë në drejtim me akrepat e orës, deri sa sqarohemi se kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar presionin e ujit. Dhe si uji, ne vazhdojmë të lëvizim. Deri në mbrëmje, ne kemi ecur me minibusin në Kosovë, të gatshëm të fillojmë ngjitjen e vërtetë.

“Mirë se erdhët në Bjeshkët e Namuna “, thotë guida jonë shqiptare Ardit, në mëngjes. Ai është i ri, i ditur dhe i pashëm: Matt Dillon me diplomë të historisë dhe një çantë shpine. “Këtu fillon me të vërtetë argëtimi.”

Thepat duken si të dalë nga një libër i Tintin, mes gurit të ashpër gëlqeror dhe shkëmbinjve të argjendtë që rënkojnë mbi livadhet. Ato duken shumë më të egër se shumë nga homologët  evropianë perëndimorë. Mësova se të ecësh në këto male, duhet të pish ujë nga rrjedhat malore, t’i thuash lamtumirë telefonit dhe të humbësh mes kodrave. Katër ditë shtrihen përpara.

Arditi na udhëheq përgjatë shtigjeve të pjerrëta. Ne ngjitemi në një kreshtë të ashpër dhe ecim qorrazi deri në malin Gjeravica, pastaj vazhdojmë në veri. Në mbrëmjen e hershme ne bëjmë një ecje në kodra dhe e gjejmë veten në Shqipëri. Një panoramë hapet, ku shndrit dielli portokalli. Brenda 45 minutash ne jemi në një fermë, duke pirë raki, që na u dha nga një banor, që nuk pranonte jo si përgjigje.

Mali mbi fermë shënon pikën ku bashkohen kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjeopolitika e rajonit është e përbërë nga një algjebër e ndërlikuar, por, me kalimin e ditëve, kufijtë kombëtarë bëhen pothuajse të parëndësishme. Gjurmët tona ngjallin gërmadhat e kaluara të frikshme dhe luginat e heshtura, mes shkrepave. Ka orë të tëra kur e humb fillin se në rrugën e kujt vend jemi.

Atë pasdite ne arrijmë në majën e Zla Kolata të Malit të Zi, një majë prej 2,534m që siguron një përhapje sizmike prej 360 gradësh të shtigjeve shkëmbore.

Ne qëndrojmë në akomodimin malor, disa persona në një dhomë, të lodhur si qen. Ecja është e vështirë: radhën e ka ibuprofen. Ne hamë shumë bukë, supë me mish dhe domate. Në natën tonë përfundimtare të ecjes, ne fushojmë në një kullotë të lartë, duke pjekur salçiçe në skarë dhe duke pirë verë të kuqe ndërsa kryqëzat e zjarrit fillojnë të zbehen. “Kjo mund të jetë shëtitja më e vështirë që kam bërë,” thotë një ngjitës veteran, “por ka qenë e mrekullueshme “. Arditi buzëqesh.

Kur arrijmë në Luginën e Valbonës në fund të udhëtimit, dielli është i ashpër. Flamujt shqiptarë valëviten në çatitë e fshatit, ku e kuqja dhe e zeza bëjnë kontrast me kodrat gri. Ka ende rrugë në udhëtimin tonë për në kryeqytetin e Tiranës, që kalon nga një lundrim përgjatë Liqenit të Komanit, ky i fundit një produkt aksidentalisht i këndshëm i një dige të ndërtuar nga kinezët.

Janë të këndshme kujtimet që të mbeten nga një udhëtim si ky. Horizonte të forta dhe shpatet e pyllëzuara.Djathi i deleve për mëngjes. Dhe një pllajë, në majë të një mali të madh, nga ku sheh majat e Ballkanit.

Rruga për të shkuar

Majat e Ballkanit nga KE Adventure kushtojnë nga 995 paund në 1.445 paund, duke përfshirë fluturimin vajte ardhje. Çmimi përfshin ushqim, akomodim dhe guidën. Ka pesë nisje në 2018, midis qershorit dhe shtatorit (keadventure.com).

1 komente në “The Guardian fokusohet tek Shqipëria: Të ngjitesh në malet pa kufij të Ballkanit, një xhep i mrekullueshëm i Europës”

  1. kurt kurvnori says:

    natyr e bukur. ajer I paster
    por cedo: “…… barinjte qe kane pamje te ashper (vrazhde)…”
    “….nje banor qe s pranonte JO-n si pergjigje…”
    shqiptaret!
    a rrohet me ata njers?!
    me mir rrohet me derrin sesa me shqiptarin.
    njers t poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje