Transmetuesi publik me një buqetë kanalesh falas për shikuesit në Shqipëri dhe në botë

25 Shtator 2017, 20:12Hi-Tech TEMA

Kanali i dytë i televizionit publik ka nisur prej ditës së sotme transmetimin në 5 gjuhë të huaja, gjuhë të minoriteteve që jetojnë në Shqipëri.

Që nga dita e sotme RTSH 2 transmeton në gjuhët maqedonase, rome, vllahe, greke dhe serbe.

Edicione informative për dhe rreth minoriteteve si dhe programe kulturore transmetohen ccdo ditë për teleshikuesit në Shqipëri.

Synimi është që pjesëtarë të minoriteteve jo vetëm të marrin informacionin në gjuhën e minoriteteve, por edhe të informohen në gjuhën e tyre për problemet që i shqetësojnë ato.

është hera e parë që pjestarë të minoriteteve etnike dhe kulturore do të kenë mundësi të informohen dhe të shohin programe në gjuhën e minoriteteve.

Me nisjen e transmetimit në 5 gjuhë të minoriteteve, RTSH tashmë ofron një gamë të gjerë tematike, falas për shikuesit.

Me procesin e digjitalizimit RTSH ofron 8 kanale (RTSH1,- kanal gjeneralist,  RTSH2, një kanal i dedikuar për minoritetet,  RTSH3,- kanal i dedikuar për diasporën,  RTSH Muzik, RTSH Film, RTSH Sport, që ofron falas ndeshjet kampionatit të kategorisë së parë dhe Superiores, së bashku me UEFA League,  RTSH Shqip,- kanal për dokumentarë, dhe  RTSH Kuvend- kanal i dedikuar punimeve të Parlamentit.)

Së shpejti nga një kanal në satelit RTSH do të transmetojë për shqiptarët jashtë vendit në 5 kanale.

7 komente në “Transmetuesi publik me një buqetë kanalesh falas për shikuesit në Shqipëri dhe në botë”

  1. fieraku4u says:

    KISHA KOHE QE NUK E SHIKOJA TVSH. POR KETO KOHET E FUNDIT E SHIKOJ TVSH ME SHUME SE CDO KANALE TJETER TELEVIZIV. TVSH KA ECUR SHUME PERPARA KETO KOHET E FUNDIT, ME PROGRAME, SPORT, FILMA E TE TJERA. RTSH SHQIP DHE TVSH JAN TE PREFERUAR TE MIJAT. FILMA ARTISTIK SHQIPTARE ME KUALITET SHUME TE PASTER E TE LARTE.

  2. Alban Hamzai says:

    Shume mire qe transmetoni ne keto gjuhe qe,sic e deklaroni edhe vete ,perbejne gjuhet e 5 minoriteteve qe jetojne ne Shqiperi .Gjithashtu duhet tju ve ne dukje se nuk ka gjuhe maqedonase .Ne FYROM flasin sllavisht ,shqip ,turqisht,greqisht ,rome . Po te nisemi me llogjiken e artikullit(qe ne fakt eshte llogjika e shtetit shqiptar) ,duhet te themi se ne Kosove flitet Gjuha Kosovare ,qe ne fakt nuk ekziston si gjuhe ,pasi ne Kosove flitet shqip,serbisht etj. Ju lutem botoni komentin tim!

  3. Varijanullen says:

    Paria e tiranes ka vendosur qe Nuk i duhet me populli ,tani shteti SHQIPTAR eshte ne dore te te shiturve janicerve bizantin…TURP per Popullin tone. Shifni himaren NGA te paktet rajone qe ne kohen e dulles shifnin VETEM TV grek dhe tani kujtojne sikur jane grek.SHQIPRIA E SHQIPTARVE VDEKJE TRADHTARVE.

  4. Alban Hamzai says:

    Per injorancen e “Varijanullen” : Une nuk shkruaj si ti emrin “Varimullane “,ose Varimuftiun”,ose “Varihaxhiun” e te tjera “Vari…” .Por nga njerez si ti,qe formoheni nga edukata e rruges dhe e kafenese ,nuk mund te presesh qe truri te kryeje funksionin qe I ka caktuar natyra.Ne Kohen e Dulles ,Vlora ,Durresi,Shkodra shihnin TV Italian,por nuk e ndjenin vehten italiane ,sipas llogjikes se trurit tend te rrumbullakte e pa asnje rrudhe .Mjere Shqiperia nga keta shqiptare si puna tende. Ju lutem botoni komentin tim!

  5. Mergimtari says:

    O shtet shqiptar vazhdoni te ecni ne rruge te pa shkelura, i vetmi vend ateist ne bote, i vetmi vend qe tv kombetare transmeton ne te gjitha gjuhet qe fliten shqiperi biles edhe tabelat ne rruge tashme ne te gjitha gjuhet. Kjo nuk ndodh ne asnje vend europian me shqiptaret qe jetojne shume me shume se pakicat ne shqiperi. Kjo qe ben shteti shqiptar eshte as me pak e as me shume por tradheti kombetare e koheve te reja dhe duhet te ngrihet populli dhe ta ndaloje kete poshtersi . Eshte e papranueshme shkerdhata qeveri shqiptare!?!?!!!!

  6. arben says:

    Pakica kombëtare në Shqipëri ka pasur e ka vetëm greke.Edhe kjo një numër I vogël e I përqendruar në disa zona të caktuara që pas 1990 u larguan fare nga Shqipëria. Të gjithë të tjerët që sot deklarohen pakica kombëtare janë mashtrues që shitën gjakun e tyre.Si mundet vllehët të njihen pakicë kombëtare kur askush nuk i njeh si komb më vete.Në Greqi që janë shumë më tepër i quajnë vllahë grekë e jo pakicë kombëtare.Vllehët shqiptarë për interesa u shitën e u konvertuan në vllehë grekë.Pakicë maqedonase kur nuk ka komb maqedonas por vetëm shtet Maqedoni ku flitet gjuha sllave.Pakicë serbe dhe malazeze që po ashtu flasin gjuhën sllave.Pakicë bullgare që nuk flet bullgarisht por që për pasaportë evropiane shesin dhe babën.Pakicë rome që askush në botë nuk i njeh megjithëse janë shumëfish më tepër se tek ne.Atëherë çfarë po ndodh në të vërtetë.Atë që armiqtë e Shqipërisë nuk e arritën me zjarr e hekur po e bëjnë politikanët tanë tradhtarë të shitur e të korruptuar që për interesat e tyre po e zhdukin kombin shqiptar nga vatrat e tij .Merrni shembull nga vendet fqinjë ku askush nuk guxon të deklarojë se është pakicë kombëtare por vetëm ethnitet kulturor e askush në botë nuk ua kërkon llogari pasi të gjithë e dinë se në Ballkan po të gërmosh shumë të gjithë dalin racë e përzierë dhe ndarja në pakica kombëtare shkatërron atë që me aq sakrifica e luftra u ndërtua në këto shekujt e fundit e prish statukuonë e krijon premisa për luftra e rindarje territoresh nga ku shqiptarët gjithmonë kanë dalë të humbur.Edhe një herë theksoj se kjo që po ndodh është tradhti kombëtare që politika e kapur nga krimi po i bën kombit shqiptar.

  7. Alban Hamzai says:

    Z.Mergimtar! Ju nuk dini ndryshimin midis minoritetit dhe emigrantit ,prandaj shkruani ato qe shkruani .Kur te kuptoni ndryshimin ,atehere do te mendoni dhe te shkruani ndryshe.Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje