Vjen pengesa e parë brenda qeverisë, Lista serbe: Nuk do të lejojmë formimin e ushtrisë së Kosovës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lista Serbe ka deklaruar nuk do të njohë asnjë forcë tjetër ushtarake përveç KFOR-it në hapësirën e Kosovës.

Sipas Igor Simiç, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe, kjo forcë ushtarake e miratuar në vitin 1999, është e vetmja që njihet nga Beogradi.

Për mediat serbe, Simiç reagoi ndaj pretendimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se krijimi i një “ushtrie” deri në fund të vitit është një detyrim i qeverisë së re të Kosovës.

Megjithatë përfaqësuesit politikë serbë kanë thënë se është e pamundur që të miratohet ligji mbi formimin e “ushtrisë” së Kosovës.

Ata kanë thënë se kjo nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e komuniteteve të pakicave serbe dhe gjithashtu vendimtar për këtë ligj janë dhe votat e deputetëve joshqiptarë, përfshirë deputetët e Listës Serbe.

“Në programin parazgjedhor me të cilin morëm pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne i kemi shprehur pikpamjet tona për të ashtuquajturën ‘Ushtrinë e Kosovës’ dhe kemi marrë mbështetje nga 98 përqind e serbëve në Kosovë, që do të thotë se tani nuk do ta ndryshojmë këtë vendim dhe nuk do të mbështesim absolutisht formimin e forcave të armatosura kosovare,” shpjegoi Simiç në intervistë për mediat serbe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *