REPLIKAT/ Debati i zbardhur Tahiri-Ahmetaj: Ja meraku im i vetëm për institucionet e Vettingut

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka përcjellë sot kryeministri Rama shqetësimin e ngritur një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve për shkurtimet e punonjësve në institucionet për vettingun.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, deputeti Tahiri thotë se duhet të diskutohet shqetësimi i ngritur nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve dhe nga opozita, sa i takon shkurtimeve.

“Kur këto institucione na thonë që sot se me këtë buxhet nuk po do bëjnë dot detyrën, çdo na thonë nesër. Ndaj mendoj se kjo çështje duket të paktën diskutuar.

Ne nuk kemi asnjë raport llogari-dhënie me ato trupa, pasi kështu është ligji, por të paktën t’i japim atyre mundësinë për të bërë detyrën, në mënyrë që të mos justifikohen pastaj duke i dhënë përgjegjësinë qeverisë.

Fatura në fund do të jetë e përbashkët. Ky është meraku im i vetëm. Se nesër do të thonë nuk u bë puna se nuk kishim buxhet. Mendoj se duhet të bëhet ndonjë modifikim”, tha deputeti Tahiri.

Për këtë çështje është përgjigjur ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se “Struktura është e plotë. Aty ka logjikë funksionaliteti. Besoj se është bërë më e mira e mundshme. Janë bërë shtesa të konsiderueshme financiare”.

DEBATET

Braçe: Vendimi për vettingun ka efekte financiare. Këtë herë kaloi, por unë dua që herë tjetër të mos ndodhë më që të mos kalojnë në komisionin e Ekonomisë.

Balla: Sa herë që bëhet fjalë për vendime a ligje me faturë financiare është detyruese që të kalojë në komisionin e ekonomisë. i tërheq vëmendjen shërbimeve të Kuvendit.

Fino flet nga vendi Braçe: Po mirë mo Bashkim, po deshe ti nuk e mbledhim fare.

Rama: Bashkim, Bashkim, jemi live

Ahmetaj: Ministria e financave e ka debatuar strukturën. Ne nuk iu kemi hequr asgjë, kanë kërkuar 3 struktura mbështetëse, por ne u kemi lënë vetëm një. Asgjë tjetër nuk u kemi hequr.

Edi Rama: Asnjë institucion nuk duhet të bjerë në atë që të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra. Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën. Të gjithë duhet ta dini që pagat për këtë institucion janë ekstra. Të tilla do të jenë edhe pagat për gjykatësit dhe prokurorët që do dalin pa njollë në skanerin e vettingut.

Tahiri: Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare. Ne duhet ti heqim justifikimin atyre që nesër mund të vijnë në Kuvend dhe të na thonë nuk na mbështetët prandaj spo bëjmë detyrën. Unë e di që propozimi i tyre duhej futur kurnizë ligjore. Duhet parë pak me fleksibilitet kjo çështje, jo se po kthehet në garë se kush i do më shumë trupat e vettingut. Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.

Ahmetaj: Jam dakord me Sajmirin në logjikë. Detajet janë të rëndësishme në këtë histori dhe e ftoj Sajmirin të ulet me mua të shohim detajet që ai të dalë i qetë dhe të shohë që i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Nuk ka logjikë kontabiliste, por funksionale. Shtesa e tyre është e konsiderueshme.

Tahiri: Unë s’kam asnjë merak tjetër, them vetëm që hajde shkurtojmë ku të mundim për të mos u dhënë mundësi që të justikohen nesër.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “REPLIKAT/ Debati i zbardhur Tahiri-Ahmetaj: Ja meraku im i vetëm për institucionet e Vettingut”

  1. Ermali says:

    Nje nisem qe duhet vleresuar dhe qe eshte e domosdoshme. Edhe borxhi public qe nuk eshte rritur eshte vertet per tu vleresuar. Mandati I ardhshem besoj qe do te jete me frytdhenes per ekonomine e vendit. Suksese

    1. niku says:

      kam pershtypjen qe ministri financave po e mbeshtet fuqishem ceshtjen e pagave te punonjesve te vettingut kaq buxhet sa u ka akorduar kjo ministri dyshoj se do e bente opozita, ne kete debat nuk shoh asgje negative se fundja eshte nje debat konstruktiv dhe ministri ahmetaj si gjithmone shume pozitiv dhe i hapur per te diskutuar dhe per te bere me te miren per funksionimin sic duhet te ketyre institucioneve

  2. Bushi says:

    Zoti Saimir Tahiri! Me gjithe respektin qe kame per ju personalisht,po te them se nuk e ke miremenduar kur mbron nje version te till te pd-ke, per punonjesit e vetingut.Epo t’i japesh nje punonjesi 11 miljon leke ne nje muaj,eshte te luash nga ment e kokes.Per kete,jame i bindur,se çdo shqipetar qe e degjon,jo vetem qe nuk e mirepret,por shan e urren me te gjitha forcat e tija,sepse eshte e padrejt.Eshte krejt e pallogjikeshme,dhe turpesheme ti japesh nje gjyqetari apo prokurori 10 apo 11 miljon ne muaj.Ky version eshte i pershtashem per pd-ke,e cila e di qe nuk eshte e rregullt,dhe do qe te miratohe,me qellim te te dale e humbur ps-te dhe qevria,deputetet.Ata pastaj do tallen me ju te socialistes.Populli nuk ju mbeshtet.Mos bini pre e kurtheve te opozites.

  3. mirel says:

    Diskuton Beni per Vettingun…hajde veting. Me hajdutet ne krye

  4. tani says:

    eshte nje debat shume normal vete reforma ne drejtesi eshte shume e rendesishme dhe qeveria eshte e angazhuar plotesisht per ta cuar perpara nga debati mesiperm duket shume qarte qe ministri ahmetaj nuk eshte aspak kundra vettingut, por perkundrazi jep mbeshtetjen e plote dhe shprehet i gatshem per mbeshtetjen financiare per pagat e stafit te organeve te vettingut

  5. Shpetimi says:

    Vazhdoni me reformat dhe me rregullore zoti Ahmetaj se vetem keshtu behet ky vend. Jeni me I miri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *