DETAJET/ PS nënshkruan sot marrëveshjen e rëndësishme, ja çfarë përmban

26 Shtator 2017, 09:20Politika TEMA

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të nisë me prezantimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe ministrave.

Ndërsa marrëveshja pritet të prezantohet e plotë sot tek deputetët, gazetarja Marsela Karapaço zbardh për BalkanWeb disa prej pikave të kësaj marrëveshje, që në thelb ka për qëllim llogaridhënien e ministrave tek deputetët dhe baza.

Koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes është zgjedhur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje vihet në zbatim edhe ideja e bashkëqeverisjes me qytetarët e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

“Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes qeverisë, grupit dhe PS, si tre pjesë të pandashme të të njëjtit ekip. Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi qeverisëse si asnjëherë më parë. Lidershipi i grupit, nuk është formal, por është pjesë e ekipit qeverisës dhe po ashtu me detyra të përcaktuara për çdo nënkryetar grupi për të garantuar sinergji. Jemi një parti. Jemi një fuqi. Nuk jemi të ndarë në shtresa. Shtresa e lartë në qeveri, shtresa e mesme në kuvend dhe shtresa e ulët, atje larg për të cilët kujtohemi vetëm kur ka zgjedhje” pati deklaruar më herët Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje