Misteri i një incidenti, pse ngurroi Policia e Elbasanit dhe pse nuk e thonë emrin e drejtuesit të Audit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kamerat e sigurisë së tregut ushqimor kanë filmuar të gjithë episodin e incidentit me policinë në Elbasan, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës 20:00, ku postblloku policor është ngritur në derën kryesore të biznesit privat.

Pasi kanë shoqëruar 2 personat që ndodheshin në mjetin Range Rover, efektivët e policisë ndeshen me një Audi që duke u futur në treg përplas mjetin tip Golf të zv.drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi, i cili bën një lëvizje mbrapsht, por nuk dihet nëse për të bllokuar mjetin, apo për t’i hapur rrugën që të kalonte.

Në pamjet e kamerave të sigurisë nuk ka audio, por duket që pa paralajmërim dhe pa qëlluar fillimisht në ajër, siç është procedura standarde, një efektiv qëllon në drejtim të mjetit të blinduar dhe më pas edhe pse dera kryesore qëndron e hapur për më shumë se 20 sekonda, efektivët ngurojnë që të hyjnë brenda rrethimit të tregut për të vijuar ndjekjen.

Plumbat në lartësinë e kabinës se mjetit duken edhe nga fotot e Audit të blinduar, ndërsa në vendgjarje u sekuestruan edhe disa gëzhoja.

Për këtë rast ka nisur një hetim edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave për të analizuar veprimet policore, ndërsa identiteti i drejtuesit të Audit mbetet mister.

Drejtuesit e policisë ngurrojnë t’i thonë emrin, ndërsa e vetmja që ka guxuar është Partia Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha përmendi emrin e Suel Çelës dhe Sokol Sanxhaktarit.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Misteri i një incidenti, pse ngurroi Policia e Elbasanit dhe pse nuk e thonë emrin e drejtuesit të Audit?”

  1. Kuq e zi says:

    Policia,gjykatat dhe media jane te njejta
    Trima dhe sypatrembur para hajdutit te pulave ku polici hiqet luan gjykatsi si i kulluar e i ashper dhe media si defektiv i lindur
    Kur flitet per njerez me para policia hiqet si e pa afte gjykata si e pazonja dhe mediat shtyhen me njera tejetren se kush e kush ta botoi lajmin e fundit
    Me pak fjale istitucione hipokrite ku drejtsia e vetme mbet kanuni

  2. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Politikane kurva. Gazetare bushtra.

  3. irma shkrepa says:

    Sokol Sanxhaktari eshte dhenderri i Qazim Sejdinit.
    E moret vesh?

  4. asd says:

    Ku jane ato gazeta apo TV qe kane sloganin “Ne jemi te paret”, “Ne jemi lajmi” ? He pra … qiteni emrin e kriminelit… Kush Eshte ? Ju shpelafte panuklla. Per te mos folur per policine. Pergjegjesine per kete frike te tmerrshme e ka shteti qe kemi ndertuar… Ky eshte “shteti qe duam”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *