Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren

26 Shtator 2017, 12:54Politika TEMA

Nga Gerina Mullaj

Në do të njohësh karakterin e një burri të pushtetshëm, shiko si trajton familjen, por nëse do të njohësh personalitetin e tij shiko si trajton dashnoren. Një burrë i vërtetë i mban të dyja mirë dhe ç’është e vërteta atij s’ka sesi të mos i shkojë mendja se për të qënë në lartësinë që i kërkon intelekti i pushtetit, të mos i duhet një grua e mirë. Por, nga ana tjetër ai nuk është aq budalla sa të mos mendojë se më mirë sesa një grua e mirë janë dy gra të mira, për të cilat ndërgjegja e tij ia lejon vetes të shkelë pak besnikërinë, kur vjen puna për të mbajtur lart vlerat publike.

Se siç ka thënë edhe Groucho Marx, “pas një burri të suksesshëm fshihet gjithmonë një grua e më pas bashkëshortja. Prandaj i duhen dy gra. Kështu një burri që vesh kostum bojëhiri, plus kravatë ylberi, plus këmishë me iniciale personale e ca këpucë me lidhëse të gjata, i duhen domosdo dy gra, por jo dy vjehrra. Kjo duhet të jetë arsyeja, përse legalizojnë vetëm njërën prej tyre, për të shpëtuar nga vjehrrat.

Njëra duhet për ta veshur, e tjetra për ta zhveshur, ngaqë secili proçes kërkon kohën e mundin e vet dhe një grua e vetme nuk ia del dot. Një grua e vetme lodhet. Prandaj duhen dy gra. Më pas vjen lavdia, por një burrë që ka vëmendjen e gjithë botës s’ka sesi të mos i lejojë vetes luksin e të paturit vëmendjen e dy grave që t’i thonë herë pas here se ai e meriton vërtetë këtë lavdi. Kjo i bën mirë egos së pushtetarit. Mund t’ja thoshte edhe njëra, por ai nuk është aq kaqol sa të besojë se një mendje është më mirë se dy mendje. Një mendje e vetme nuk mund ta bind një njeri që ka potenciale të mëdha. Prandaj, pushtetarit i duhen dy mendje.

Kjo s’do të thotë se nuk e do gruan, ai e do shumë atë, më shumë se gjithë gratë e tjera që rreshton si ushtare në llogoren e tij të pushtetit, por mendjet e vogla e paragjykojnë ngaqë nuk mund të kuptojnë ose më keq akoma nuk duan. Ata nuk shohin madhështinë që fshihet prapa kostumit të këtij njeriu të madh, se të mbash disa gra duhet të jesh i madh në shumë kuptime. Do të thotë të dish të balancosh disa pushtete njëherësh. Ata nuk e kuptojnë se ai nuk tradhëton për ego, as për instikt, as për adrenalinë, por tradhëton në emër të dashurisë që ka për bashkëshorten, se një burrë me integritet s’ka sesi të mos i thotë mendjes që për të mbajtur gjallë dashurinë për gruan duhet ta tradhëtojë nganjëherë atë, për këtë duhet të flijohet ajo tjetra, por për gjërat e mëdha gjithmonë dikush flijohet.

Abrahami desh flijoi të birin për Perëndinë, se edhe dashuria për gruan një lloj Perëndie është, e shenjtë, e pacënueshme, sovrane. Për një njeri publik është e vështirë ta mbajë të shëndetshme këtë dashuri nisur edhe nga tensionet e shumta që duhet të mbajë mbi supe përmes vëmendjes publike, të cilën hiqet se nuk e do, por në të vërtetë netëve para gjumit shtrydh trurin të krijojë mënyra të reja për të patur sa më shumë vemendje, prandaj i duhet gruaja tjetër. Për t’u shkarkuar a ngarkuar, se mbaj mend mirë cila nga këto është. Por, ja që atij i duhen siç i duhen dy makina, dy vila, dy telefona, dy kostume të shtrenjta, dy personalitete, dy fytyra. Nganjëherë ndjehet dyfish tradhëtar, ngaqë ngatërrohet për një çast dhe nuk e ka të qartë kë po tradhëton, gruan apo atë tjetrën që zgjedh të bëhet kurban si dashi ditën e Bajramit.

Ndonjëherë ndjehet keq, ngaqë i duket se po i tradhëton të dyja. Por, kjo trazirë i kalon shpejt, vetëm sa ja fshik vetëdijën, sa i kujton se ndoshta tradhëtia ka pamjen e një korbi të zi, por jo, befas ky imazh zhduket, ai i shkund mendimet kobzeza dhe tradhëtia merr trajtën e një zaneje gushëbardhë që shpëton familjen nga drama e monotonisë. Sekreti i një martese të lumtur nuk është më sekret, është tradhëtia. Prandaj i duhen dy gra, njëra i përkëdhel egon, tjetra i përkëdhel pasionin e fshehur. Njëra i rrit fëmijët, tjetra i rrit dëshirat. Njëra i jep ushqim, ndërsa tjetra e ndihmon të heqë kaloritë e ushqimit, njëra e urtëson dhe e pjek, ndërsa tjetra i kthen rininë dhe marrëzinë, njëra e mençuron, tjetra e le pa mend…

Derisa në fund, siç është rritur e ushqyer mirë ajo tjetra, martirja, flijimi në emër të dashurisë, dashi i Bajramit, e therin, se kështu e do zakoni i tradhëtisë. Se ajo tjetra është prostitutë, ndërsa gruaja murgeshë, tjetra është mishi, gruaja shpirti, tjetra është ëndrra, gruaja realiteti. Prandaj, tjetra duhet të theret, se disa duhet të bien që të lartësohen disa të tjerë.

41 komente në “Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren”

  1. Andrea Nutti says:

    E paska lone dashnori dhe qeka merzit:)

  2. vk says:

    hartim gjimnazi i nje goce te zhgenjyer nga meshkujt……………zogeza bjonde, te siguroj qe ka edhe me shume femra te fejuara e martuara, qe kane dashnore me shume se meshkujt……………thjesht femrat dine ta fshehin me bukur

  3. françezi says:

    Pss! A te intereson te vish te une. Se kem deshire per nji vajze te trete shqipare ne shtrartin tim. Banoj ne fshatin libofsh afer fierit. Me konatakto te lutem.

    1. vezhgues says:

      Kjo nuk me nje cudi, kjo eshte nje realitet , a nuk i keni pare njerzit e pushtetshem qe marrin sekretare vajza te reja, apo keshilltare, te cilat ne fakt bejne punen e dashnores. artikullshkruesja pohon nje te vertet, duke e veshur shkrimin bukur edhe me nuanca artistike. Eshte me mire ta thuash nje te vertet se si funksionon se sa te mos flasesh fare. Kjo eshte nje praktike tashme te njerzit e pushtetshem dhe tek te pasurit. Apsolutisht shkrimi eshte per tu pershendetur dhe aq me teper e shkruar nga nje femer me nje stil letrar shume te mire. Natyrisht qe kete shkrim jo te gjithe e kuptojne, prandaj edhe nje pjese e kpmentueseve,te brumosur me naivitetin e fshatarit, nuk dine cfare shkruajne dhe ne fakt nuk kane se si ta dine,jane per te misheruar, megjithese jane informuar se njerz te pushteteshme jane kapur duke bredhur moteleve te Shqiperise me dashnore dhe e shikojne perdite qe nga vajzat e bukura nuk ka asnje te pa punesuar, boll qe te jeshe e bukur se shefi te bene dhe deputete pa i mbushur te 2o-tat

  4. BEQARI-BIRBOLLAN says:

    @@Gerina Mullaj: Duket se te ka mbetur “PEK” qe nje Burre i Sukseshem nuk ta ka “Varur” ose edhe ti vari “Koburen dhe Bombate” po vetem per pake Kohe..
    1-Je Mundur me Citate te te tjereve te na “Mbushesh” Mendjen neve “Miletit”, per Cilesite dhe Virtytet e Burrit…dhe na Anashkalove cilesit dhe vecorite e Femrave..pa na Cuar ne Anomalite e Femrave..
    [email protected]@Burre i Mire eshte ai qe Mbane Gruan dhe Shtepine dhe nuk SHIKON KURVERINE,….!!!!!!!!!!!!!!!Kuptove moj Bukuroshe???
    DHE gRUA e Mire eshte ajo qe mbane Burrin dhe e shikon si Burrin e saj Kurese ne Krevate e shikon si DASHNORE…
    Nje gje Gerina Mullaj….duket se me gjithe Floket e Ngjyer..je bere BAJATE ME SHKRIMIN E SOTEM….ja qe per sote po ta vare vetem une…ose jo??

  5. Moisi Golemi says:

    Gerina po i beka presion dashnorit te martuar qe e ka mbajtur me leke deri tani. Ka vene edhe foton e saj, si tip ultimatumi. Yyyyt, debile. Mire ta ka bere. Eskorta si puna jote, vetem per kete pune jane lindur. Pas nje pasaniku, qendron nje eskorte, te ciles i paguhen nderhyrjet “e bukurise”.

  6. Epo kjo pune! says:

    o tema po rridhni nga njecik dhe ju, jeni bere si blog rrefenja gjimnazistesh… e keni ul steken fare. Po moj mike, do kohen e turkut ti qe hajdari te kishte jo dy por nje dyzine dhe e benin me grafik…. jeni ne terezi, o tema mos u jepni kaq hapesire se do u duket vetja per Nobel ne letersi te gjitheve dhe ngeli Kadareja shkrete ne rradhe pastaj. Hajde, fleterrufeja tjeter… kush e ka rradhen te psheretije tani…. vendi ka plot halle e varferi ju merreni me llogje klubesh.

  7. Zuzari Pusht-etar says:

    Argumenta simpatikë shoqeruar me pak revoltë. Por nëse kerkon love smjafton te gjesh nje partner te mirë. Duhet te jesh edhe vetë e tillë… Që ti me padyshim je e mrekullueshme… Gerinë mon amour

  8. Kurvari autobuzave says:

    Gerina paske taku të gabuarin. Të ishim bashkë ti nxirrja sytë si tope nate per nate. Do ta mbaje gopin me qepë e kripe

  9. Gjon Leka says:

    Shkrim i frymëzuar e me gjetje gjuhësore të bukura. Por morali që mban e përhap i denjë për një shoqëri anadolkake, ku gruaja është për evlat e jarania për rehat. Megjithatë, paç fat ti çupë! E u bëfsh poete së paske talent, veç në paç bërë plagjiaturë.

    1. Kruja says:

      Ka kopjuar Cehovin. Por mesa duket pak e kane lexuar Cehovin ose nuk i mbajne mend shkrimet me satire te Cehovit. Dhe kjo Greta mundohet te beje satire ketu, ose te pakten une shpresoj se ka synuar te satirizoje meshkujt qe tradhetojne familjet e tyre.

      Ne kete kendveshrim ka vlere si shkrim por stilin e ka huazuar nga Cehovi. Nuk e ka te sajin origjinal stilin, edhe njehere eshte kopje e Cehovit.

  10. Ardi says:

    Po aman ore nga i rremoni keto plera. O Tema Ju lutemi duam te lexojme gjera interesante e me vlere jo kot pa kuptim…keto kur i sheh ne ruge edhe largqoft…jo me te hapim gazeten per qejf dhe na dalin para

  11. l says:

    edhe nje tjeter shkrim pa kuptim. Ku do te dali gazetarja e re? A mos valle u thote pasanikeve/politikanve qe eshte e hapur. e lire dhe gati te pranoje nje oferte ose per grua te pare ose te dyte.

  12. bisssssnessssmeni says:

    Gerina Mullaj ne fakt deri diku mire e ke bere pershshkrimin e “burit” pushtetare …… jo keq por ka nje gabim qe besoj dhe ti do ta kesh vene re sidomos mbas komenteve te komentuesve “bura” jo-pushtetare ketu tek Tema . Domethene i gjithi ky shkrim – pershkrim (hartim siç thone shume ketu) te karra-kterit te “buracit” pushtetar vlen per te gjithe meshkujt “bura” me apo pa pushtet qofshin ….. ky eshte gabimi i juaj , ku e keni reduktuar pershkrimin ne kuadrin e pusht-e-karit !!!!! Ne fakt (e thene pa doreza) te gjithe meshkujt “bura” apo burra me apo pa pusht-et , do te desheronin qe ti mbanin te dyja gruan dhe dashnoren …. (siç e shikon dhe vete nga komentet e me siperme qe nuk besoj te jene bere nga pusht-e- karat por nga “vegjelija” )…….. por nese kasta e pusht-e-karave kane para dhe pushtet per ta zbatuar kete “poligami-ilegale” “vegjelia” qe nuk posedon as parate dhe as pushtetin per ti mbajtur ene gruan dhe dashnoren …. nuk i mbetet veçse ne dush tia terheqin nje “tirane -durres” duke imagjinuar bythet e Kim Kardashian-it apo ndonje tjetre dhe pasi te kene shfryre mire e mire testosteronet shkojne tek klubi (mejhonja) i fusin nja dy dopjo dhe kur kethehen ne darke i fusin nje te rrahur (rralle here edhe i vrasin) qe gruaja e shkrete te shkoje ne krevat dhe mos kete as goje me i kerkuar “shkepjen e rradhes” qe e ka si detyre “buri” !!!!!!! Kot nuk thone “fukarallek maskarallek” !!!!!

  13. Ona says:

    Shume dakort me ty bisnesmeni!

  14. Hana says:

    Gerina Mulla shume mire e ke percjelle mentalitetin anaollak te burrave aty … konstatimi social eshte i trishtem – gruaja shihet si objekt qe per te mbijetuar permbush vetem nje funksion ate te sherbetores qofte si grua qofte si dashnore. E meta e shkrimit esht se ai e normalizon kete fenomen pa asnje kritike apo reagim revoltues qe eshte plotesisht i justifikuar perballe ketij realiteti kaq te shemtuar. Nese autorja do te kishte me shume kthejlltesi ne analize mund tia kishte dale

  15. Plaku Xhuxhumaku says:

    Bravo! E zgjidhe problemin themelor te popullit shqiptar!

  16. Rrapo Palla says:

    Ja ke fut kot o goce, burrat e pushtetshem zakonisht nuk jane shume potente, ndaj edhe kerkojne kompesim ne autoritet.Burrat potente nuk vijne nga politika por nga rradhet e tjera te meshkujve.Keta burra mbajne jo nje dashnore mire por edhe disa.Ja ke fut kot pushtetaret e bejne si lepujt, ndarsa burrat me tamom jane te lire e s’e rrujne trapin se po i nxjerrin ne foto apo i kapin ne video, bijne me ty ne darke dhe vetem ne mengjez ta nxjerrin na verra.Shkrim pa kuptim dhe pa asnje njohuri me tamom, e ke me sulmu pushtetaret me dashnore, kot, te ka lene pushtetari qe te kishte dashnore ke shpetu.

  17. Dn says:

    S’na paka mbetur gje me thane pos se sa mire qenka tek myslimanet qe munden me marr gra sa te duan-…
    Pfff sa poshte ka rra tema

  18. Dn says:

    Te kisha thane nje grua e vertete mban nje burr edhe shume te tjere pa ia dhane askkujt ne qofte se ka trute ne vend.

  19. Ylli says:

    Uuffffff shpetove Mira Kazhani.Kisha mendimin se me mediokre se Ju nuk do kishte media e shkruar femerore shqiptare.Por ja zhgenjimi.Zhgenjim per mua se Ju shpetuat .Vazhdo Mira shkruaj se je ne rregull.Kishe konkurente ne shterpesi intelekti ate bjonden kosovare Arbana Xharren.Por tani qe lexoj kete Bjonden e fresket me dukesh …Silvia Plath por pa sobe gazi.
    O Mero po tall trapin me ne Ti ,apo mireqenia po ta trash trurin.Edhe nje ndihme dua o njerez.Kur te botojne artikullin ,ajo qe merr quhet honorar apo honokar. !!!

  20. Para Laci says:

    Kur Napoleoni ndau gruan e tij Jozefinen per dashnoren, Papa I Romes e qortoi sepse prishi kuroren e marteses qe e kishte vene ne kishe. Napoleoni pas qortimit e ftoi Papen ne pallatin e tij per 2 jave dhe I dha te njejtin ushqim per 2 jave rresht. Papes pasi ju merzit I njejti ushqim I tha Napoleonit, te njejtin ushqim per dite? Napoleoni ju kthye duke I thene: Josefinen per dite?

    Historia eshte e mbushur plot me raste te tilla qe pas nje njeriu te suksesshem fshihet nje grua.

  21. XX says:

    DIL NJEHERE ANDEJ NGA BURGU I ROGOZHINES….!!!???

  22. demi says:

    JAM kryeplaku paskuqanit , kam vetem nje grua me me vesh , por kam nevoj per nje tjeter me me xhvesh , a po vjen ti gerina mullaj se ti je prer vetem per te xhvesh burra , pres pergjigje sa me shpejt , se ka koh qe flej me gjith rroba me gjith kpuc.

  23. Artan mici says:

    Hajde perkthim hajde, kam pershtypjen se dhe perkthimin se ke bere vete, pasi si bjonde qe je… Kur te perkthesh Iris Murdoch Every man needs two women: a quiet home-maker, and a thrilling nymph.

    Kur te duash mund te jesh dashnorja ime

    1. ermiri says:

      haaa fiks Tan Mici ate ka kopju.

  24. Ish dashnori says:

    Bionde ngo floket e bionde nga trute!
    Kjo ” dashnorja” po me kerkon te shpenzoj me shume per te,se gjasme mi ben te tera tekat.
    1- Tekat kur mi bem me thua qe jam i papare
    2- Me thua qe do martoheshe me mua pa asnje hezitim
    3- Ke filluar te ” me vjedhesh”
    Mbi te gjitha mos harro: Sic gjeta ty apo sic me vareshe ti,mund te gjej prap nje si ty,se me varen plot… vjen nje dite qe edhe dashnorja te merzitet,ndaj qe ketej e tutje qe te bie ne orgazem do me paguash.
    Puc puc

  25. Mira says:

    Shkrimi eshte nje çperfyturim i familjes sipas versionit te ulet Mullaj. Ben mire vajza te zonjerohet , te shkoj te kulturohet gjetke e te mos na shkruaj keshtu mbeturina per familjen , te pakten per ne qe kemi te shenjte dhe e mbajme me aq sakrifica , dashuri e pasion.
    Sa per pamundesine jemi ne gjendje ta mbajme burrin PO ose JO te pushtetshem, dhe as qe lodhemi perkundrazi ndiejme kenaqesine e arit te frekset familjar
    Nje pyetje kam une per tu moj trularaske: Ja dil e kullot ne ate rrethin tend te baltezuar nese shoqet e tua mund te marrin rolin e nje gruaje zonje qe i ben te gjitha dhe femren tunduese

    1. Oj nonaa says:

      Oj nonaaa, a se kupton qe e ka me ironi?

  26. visari says:

    Nuk e kuptoj ti cfare je mw pwrpara pwr mashkullin tend grua apo dashnore. Pastaj c’te keqe ka nese je njehere dashnore mund te jesh edhe dy e tri here se seksit nuk i gjendet fundi. Nganjehere mund tu sherbesh dashnoreve edhe njekohesisht. C’jane keto mendime prej kurvash te droguara.

  27. Taqi says:

    Nje koment, shkrim e tipit Perralle,

    Sepse ne titull na thua nje Burre . . . . dhe me poshte na tregon per nje Titullar, per nje Mashkull Ekzekkutiv ne veprimtarine e tij, dhe keshtu -1 % te meshkujve e sjell sikur jane te gjithe.

    Tjetra, n.q.s Burri me kostum per hir te axhendes se tij, ka ndonje dashnore nga ato te punonjeset e vete, pagatore, sepse Ai nuk eshte i afte qe gjej nje dashnore jashte ndermarrjes se tij, dhe t’a kete ate vetem per qejf, jo si keta qe i punesojne, pastaj mburen se i kane palluar! Keta lloj meshkujsh nuk jane as Sipermarres me integritet as pickista.

    Nese se dola pak nga tema, n.q.s ai ka dashnore, gruaja e tij ka dashnor, dhet e dy jane ne dijeni per kete gje.

  28. ILIRET says:

    Por ke harruar se edhe gruaja e bosit ka dashnor. Bile ajo ka edhe dy makina. Nje ja ka blere burri, tjetren dashnori.

  29. Hot papers says:

    Redaktoni gazetarucet. Familja eshte familje p. Perbehet burre , grua dhe femije dhe jo burre , grua e dashnore. Vajza duket se ka mbetur me xhepat bosh dhe klith ne gazete qe ta mbajne si mantenute. Mos botoni cdo gje qe vjen nga rruga redaktore te nderuar.

  30. Toni says:

    E vetmja gje qe me kenaq ne kete hapesir jane komentet….Artan Mici bravo per iluminizmin se keta qe botojne mendojne se i tere mileti eshte i palexuar vetem keta ” dine”?..gjithashtu dhe Ylli?

  31. Doris says:

    Artikulli me I bukur dhe I goditur. Smart girl. Dicka do shtoja. ” Qeni eshte I eger kur ka uri, kurse “Mashkulli kur eshte I ngopur.

  32. e verteta says:

    Komentuesi Gjon Leka ka hedhur i pari dyshimin per plagjiature. Me poshte komentuesi Artan Mici jep titullin origjinal te shkrimit ne anglisht dhe emrin e autores Irlandeze me fame boterore Iris Murdoch.
    Vini re nivelin e te shkruarit te disa komentuesve. Ju siguroj qe eshte dhjetra here me i larte se kapaciteti intelektual i hajdutes “artikullshkruese” Gerina
    Kjo nuk eshte e vetmja. Plagjiatura eshte semundje kronike ne Shqiperi dhe i ka rrenjet te thella. Qe ne kohen e mbrojtjes se disertacioneve per titull shkencor.: perkthehej vetem nje liber dhe madje edhe bibliografia qe autori i vertete i bashkangjiste botimit te librit te tij dhe “kokat e medha” shqiptare bibliografine e paraqisnin sikur kishin studiuar shume e ju kishte rene bretku duke lexuar gjithe kete literature dhe e paraqisnin si reference per “produktin-liber te vet.”
    Sot me te prekurit nga kjo semundje jane vete gazetaret qe presupozohet ta zbulojne dhe diskretitojne plagjiaturistin. Por me sa duket jane te gjithe njelloj me perjashtime minimale. E ne kete kontest Gerrr-Rrena na shfaqet edhe me fotografi pa e fshehur krenarine (nenkupto hajduterine) per talentin e saj letrar…..

  33. M.1 says:

    Qe te kesh dhe dashnore do te thote te vesh me gruan e.nje tjetri ose c’far do besh do te ta bejne. Burri ka. 2 rr dhe burat e (sukseshem) me(1 r monokoqe)jan si qent kur ven tek bucja
    Burri sa do mireqenie qe te ket po u mor me byth, byth do te behetme laviret.

  34. Gjini says:

    Gjynah që ky shkrim u keqkuptua, sa keq, që, përsëri, shumëkushi u mor me autorin (në këtë rast atore) jo me problemin shoqëror që sjell e trajton ajo. Më keq kush u tall apo e përgojoi pa të drejtë dhe në mënyrë jo të hijshme këtë zonjushë të talentuar. Mua më pëlqeu edhe këndvështrimi, edhe stili, edhe gjërat që sjell. Përshëndes komentet serioze të Gjin Lekës dhe të Hënës, që e kanë vlerësuar objektivisht. Për Hënën do të thosha se “qëndrimin kritik” që ajo kërkon shkrimi e ka brenda, me ironinë dhe sarkazmën e hollë si një fill argjendi që e përshkon. Unë e uroj autoren të vijojë e të mos “çajë kokë” nga komente pa edukatë.

  35. Zini says:

    Kjo putana me siguri duhet te kete dashnore ndonje burre te martuar dhe ja ka ndjer lezetin ne shqiperi keto gjera degjon kurveri mashtrime hajduteri vrasje injorance popull shkerdhate popull I shperfytyruar popull idjot

  36. Zana says:

    @ e vërteta – e gjeta edhe unë frazën e Murdoch: “Every man needs two women, a quiet home-maker, and a thrilling nymph” që shqip (sipas Google Translate) do të thotë pak a shumë: “Çdo burrë ka nevojë për dy gra – një për në shtëpi për qetësi, dhe një si nimfë për qejf”. Po kërkoja me kureshti shkrimin, por nuk e gjej dot, prandaj ju pyes shoqërisht: ka një shrkrim të saj ku e trajton këtë temë, apo vetëm një thënje mbase e shkëputur nga librat që ka shkruar? Mos vallë kjo Gerina e ka plagjuar (vjedhur) shkrimin dhe e ka “përkthyer”, apo ka marrë vetëm citimin dhe e ka zhvlluar?
    Ju faleminderit paraprakisht

  37. D. Ç says:

    Mirdita. Jam nje burr shume i pushtetshem. Te gjithe ato pershkrimet qe ke bere ti me pershtaten fiks. Jam i martuar. Kam fol edhe me gruan. Edhe ajo mendon qe duhet te kem te dashur me kaq pushtet sa kam, dhe eshte shume dakord qe te kem te dashur. Biles pasi ia tregova shkrimin tend me kerkoi vet qe te kem te dashur. Prandaj doja tju pyesja a keni deshir te beheni e dashura e nje burri te shumepushtetshem si puna ime?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje