Pastronin kanalin në Bulqizë, zbulojnë një gropë me armë dhe municione

26 Shtator 2017, 11:21Kronika TEMA

Punimet për pastrimin e kanalit që shërben për kullimin e ujërave në qytetin e Bulqizës kanë rezultuar edhe me gjetjen e një sasie armësh e municionesh luftarake.

Kështu, në afërsi të urës që lidh lagjen e re me atë të vjetër është nxjerrë një armë dhe një arkë me fishekë.

Pas njoftimit të marrë nga punonjësit e firmës që po pastrojnë kanalin, në vendngjarje ka shkuar policia lokale që ka sekuestruar armatimet.

Sipas policisë, arma e zjarrit është model 56 dhe kalibri i fishekëve përputhet me të. Ndërkohë, policia ka deklaruar se duke parë gjendjen e tyre, objektet e rekuperuara rezultojnë të hedhura në kanal prej vitesh.

Gjithësesi, arma e gjetur është dërguar për ekspertizë për të verifikuar nëse është përdorur para se të hidhej në kanal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje