Vettingu/ Rama këshillon opozitën: Të enjten mos dilni qesharakë, përgatituni mirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama e quajti steril debatin për vettingun në lidhje me numrin e punonëjsve. Gjatë mbledhjes së grupit të PS, shefi i qeverisë tha se janë duke bërë për ristrukturimin e pushtetit ekzekutiv.

Rama paralajmëroi opozitën që të përgatitet mirë me argumentat për vettingun ditën e enjte në parlament që mos bëhet qesharake.

Më vjen keq që është hap një debat steril për vettingun, (teshtin Ditmir Bushati) shëndet fjalë e vërtetë dhe sa më shumë vazhdon aq më e vërtetë është fjala, aq më tepër kur është teshtima e Ministrit për Europën në momentin që flitet për vetingun, që lidhe vettingun ky debat me numrin e punonjësve.

Ne jemi në një fazë ku po bëjmë një ristrukturim të thellë dhe modernizues të mekanizmave të pushtetit ekzekutiv duke filluar që nga ministrit dhe e dimë shumë mirë se nuk është cështje numri punonjësish, por është cështje strukturimi si duhet i një institucioni për të marrë rezultat maksimal.

Nuk do të thotë sa më shumë punonjës të kesh aq më shumë rezultat ke, përkundrazi dhe për më tepër në rastin konkret kur është fjala për vettingun, ne jo vetëm nuk do kursejmë asnjë burim që qeveria ka, por përkundrazi do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Ama asnjë tejkalim i kotë dhe abuziv nuk mund të pranohet me arsyen që kjo është një çështje e rëndësisë së vencantë.

Debati mirëse të vijë, ne të enjten do të jemi të gatshëm ti japim të gjitha përgjigjet e nevojshme, thjesht ja vlen që ti paralajmërojmë kolegët tanë që të përgatiten mirë sepse rrezikojnë të dalin krejtësisht qesharakë nëse do të përdorin argumentat që kanë përdorur deri më sot, përballë argumentave që do të përballen të enjten,” tha Rama. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vettingu/ Rama këshillon opozitën: Të enjten mos dilni qesharakë, përgatituni mirë”

  1. Pol says:

    ishalla te kap edhe ty, mos kujto se nuk je hajdut, edi rama, ilir meta, sali berisha dhe lulushi kan bere kerdine, mos kujto se rre popullin se ben lek duke shit piktura, je hajdut ordiner si gjith ata te tjeret.

  2. Drejtesia says:

    Bjeruni kokes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *