Erdogan çon Prishtinën në pikën "zero", vë në dyshim pavarsinë e Kosovës: Nuk është ende shtet

27 Shtator 2017, 11:06Rajoni TEMA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës, gjatë një fjalimi lidhur me referendumin kontrovers për pavarësinë e Kurdistanit.

Për të mbështetur argumentin e tij, se përveç përçarjeve dhe sanksioneve të shumta, referendumi nuk do të ndihmonte në kthimin e rajonit të kurdëve në Irak në një shtet, ai iu referua rastit të Kosovës.

“114 shtete e kanë njohur Kosovën, por fatkeqësisht nuk mundi të bëhej shtet. Ende ka shumë probleme. Çfarë mund të bëjë Iraku verior i vetëm me Izraelin?”, shprehet Erdogan.

Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj.

Erdogan e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017, e nuk ngurroi të ndalej te çështja e referendumit të administrates rajonale kurde në veri të Irakut.

Ai tha se rajoni ishte treguar këmbëngulës në zhvillimin e referendumit për pavarësinë, por sipas tij ai nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e Kushtetutës aktuale të Irakut.

Erdogan u shpreh se nisma mbështetet vetëm nga Izraeli. Udhëheqësi kurd i Irakut, Masoud Barzani shpalli të martën fitoren në referendumin për pavarësinë dhe bëri thirrje për “dialog” me autoritetet irakiane, të cilët e kanë hedhur poshtë votimin si antikushtetues.

13 komente në “Erdogan çon Prishtinën në pikën “zero”, vë në dyshim pavarsinë e Kosovës: Nuk është ende shtet”

  1. Baca says:

    Kjo eshte Tahypi dhe nuk ka asnje gabim ne perkthim (sikurse do pretendojne selxhuket shqipfoles!)!
    As serbi as greku asnje nga armiqte e shqiptareve nuk eshte me i rrezikshem se Tahypi! Ai sistematikisht fut urrejtje dhe percarjen nder shqiptare duke shfrytezuar per kete fene islame dhe imamet e sponsorizuar nga ai!
    Sulmet ndaj Skenderbeut Nene Terezes dhe ne pergjithesi ndaj historise sone (per ta rishkruar ate!) e kane burimin nga Canakhaleja e Tahypit!
    Ai eshte zgjedhur si president i nje vendi LAIK (jo fetar) por gjithmone keqperdor fene per qellimet e tij te mbrapshta politike!

    1. Realiteti i Sotem Pasqyre e se Kaluares. says:

      Qe ta kuptojne akoma me mire shqipfolesit se haberin e kane nga vete baba Erdogani mik i Rames dhe Shqyptareve te Skanderbeut.

      Me e rendesishme ,duhet te kuptoni qe:
      1. Serbia dhe Turqia gjithmone kane qene aleate te ngushte
      2. Serbia dhe Turqia nuk u prishen kurre kur Kosova po masakrohej nga serbi xhelat. Ku ishin Turqit e Erdoganit kur Kosova digjej.Pervecse u nisen aroplane amerikane nga aroportet turke, cfare tjeter ben Turqit per vllaznit e tyne sunit.
      3. Erdogani do takohet shpejt me Vucic ne takim dypalesh,prandaj dhe ka kuptim kjo deklarate antishqiptare, o vllazen sunit-turko te koqoves e shqiperise.

  2. Baliu says:

    Miku i mire njihet ne dite te veshtira.

  3. Projekti says:

    Tahypi ka te drejte. Kosova ende nuk eshte shtet normal si te tjeret ne Ballkan. Ende ka probleme. Kosova eshte ne proces normalizimi, nuk ka ushtrine e vet (do ta formoje por nuk po e formon dot), nuk ka kontroll te plote mbi te gjithe territorit e vet, nuk administron dot plotesisht si shtetet e tjera te Ballkanit trashegimin e vet historike dhe kulturore (nuk e ne Unesco), nqs dikush vjedh ne Kosove i mjafton te kaloje kufirin dhe nuk i bejne dot me gje (nuk e ne Interpol) etj. Prandaj elita e Kosoves te merret me gjera me te rendesishme se mosmarrveshjet banale.

  4. Shefi says:

    Precedenti i njohjes se Kosoves nga Turqia dmth se Erdogan duhet me te njejten llogjike te njohe dhe pavaresine e Kurdistanit, qe faktikisht nuk i leverdis. Kjo ska te beje fare ne se eshte mik apo armik me Kosoven. Politika e shteteve nuk bazohet ne miqesira, por ne interesa.

  5. KOSOVA-FREE says:

    JA DHE “VELLAI” Turke i Shqipetareve…do te thoja dhe i Kosovareve per ata qe e quajne Veten Kosovare dhe jo Shqipetare -Kosove..
    1-Deri diku ka te Drejte..por Erdogan Sulltani ne se do te na Konsideronte “Vellezer” ose Miqe..do te anashkalonte Shembujte me Kosoven..
    Problemi i Turqise me Kurdet nuk ka asgje te Perbashket me Kosoven e cila ishte e Okupuar nga Serbet…
    2-Pra Erdokani..ja Dhjeu edhe Hashim Thacit edhe Edi Rames qe “Zgerdhiheshin” kur Erdogani Deklaronte nga Prizereni se kush “Prek” Kosoven ka Pune me Turqine…
    3-Erdogan Sulltani , nuk eshte shume “Thekur” per Shqipetaret..por eshte i thekur per HEGJEMONIN NEO-OSMANE NE BALLKANE, dhe Trojet qe jane “Myslymane” qe nga Bosnja..Kosova-Maqedonia dhe Shqiperia i shikon si Zona nene Ndikimin Turke,pra ne Rastin Konkret e shikon Kosoven si Province Turke ne Ballkane…Islami Politike i Erdoganit,qe ulen Breket Politikanet Shqipetare me Ndertimin e Xhamise ne mese te Tiranes eshte Nenshtrim dhe Prekje e Sovraniteteit te Shqipetareve..ERDOGANI NESE I DONTE SHQIPETARET LE TI “DOJA” ATA PA KUSHTE XHAMIJASH-dhe Imamesh Ekstremiste qe na Deklarojne se do te Ngulin Flamurin Turke ne Shqiperi…
    Ne Gjermani nje Deputete me Orgjine Turke:DEKLAROJ SE BOMBARDIMI I KOSOVES NGA NATO-ishte Gabim..PRA “Miqete” Turqe..po na Dalin Armiqe…KESHTU ESHJTE MIKU I MIRE TE BEHET EDHE ARMIKU ME I MIRE..lol

    1. Baliu says:

      Koment i shkelqyeshem, por edhe keta “tanet” per interes e kan. I kishte pas thene Naserudini pashes po ti jepi dy lira vetem me ma sha nenen ne vesh diten e tregut. Pasha thot ani more pse jo. E bejne at pune, dhe mbas nje kohe pasha mer vesh qe Naserudini eshte bere i pasur. Urdheron tja sjellin perpara. E pyet si u bere ti i pasur? E more pashe a te kujtohet qe ma pate sha nenen ne vesh. Pra njerzit duke menduar se Naserudini e ka mire me pashen, i kan dhene mito atij gjoja per tjau rregulluar ndonje pune te pasha, dhe ashtu eshte pasuru ai pa dijte gje pasha.

  6. vang says:

    Eshikoni se cfare argumenti perdor Erdogani per interesat e tija?A e shihni sa i beses the dashamires i Kosoves eshte?Ai e njohu Kosoven qe ta islamizonte me shume dhe per qellimet e tija strategjike.Me kete argument qe perdor del se aq i ben qe Kosova nuk po perparon per ne NATO dhe UNESKO dhe nuk i behet vone edhe pse ai e ka njohur pavaresine e saje.Sillni tonelata imamesh dhe hapni sa me shume shkolla turke.Bismilahi.Ku eshte Sala te theri ndonje lope kur te vije prap Erdogan ne Shqiperi.

  7. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    ahahaha,dobicat e sulltan muratit nuk paskan vatan……….

  8. realiteti i Sotem Pasqyre e se Kaluares. says:

    ku eshte komenti im?

  9. Mos mor baba i myslymonve shqiptar e kosovar ca paske qit nga goja allah allah ja fute gishtin me ne fund ktyre neootomanve te ballkanit. Talle [email protected] me kta se per tu tall jan

  10. kosovari says:

    i vjen fundi dhe ketij dobicit te ankarase nga 40 milion kurde te kurdistanit qe kerkojne pavarsine e tyre gjeti zgjidhjen e flijimit te nje vendi te vogel per te mos humbur teritorin e vet

  11. Arjan says:

    Kur do ta kuptojne Shqiptaret Se gomarin e nxjerr i zoti nga balta,kur do ta kuptojne te ashtuquajturit myslimane te Shqiperise dhe sidomos te kosoves dhe maqedonise se Shqiptaret nuk kane te ardhme nga turqia dhe dhe qe sultan tahipi po luan kartat e vjetra duke nderhyre ne punet e brendshme Te nje vendi sovran si Shqiperia.Ngadale dhe me thike mbas shpine Shqiptareve tralala qe e kane kthyer vendit ne xhamira ne kolegje turke ne telenovela turke ne heq je flamuri ne shkolla dhe Se fudmi me mbulimin e heroit kombetar GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU qellimisht duke shfrytezuar imamet injorante qe kane mbaruar shkollat e djallit ne arabi e gjekte.Ashtu te vecuar nje nga nje duan te Na shikojne e kane me kollaj per te na shkerdhyer te gjitheve perfshire edhe politikanet e qelbur Shqiptare qe shesin detin qe japin me koncesione vendin tek firmat e huaja qe bankat kryesore Jane te huaja dmth asgje Shqiptare.Cfare prisni ju idiote me pantallona trecerekshe qe keni fillu te ngrini bythen perpjete Se do tu shpetoje allahu Po qe Se harroni kombin tuaj.Cfare kujtoni ju kosovare myslimane Se pavaresine e keni nga allahu pa nderhyrjen e ShBA dhe vendeve perendimore ,Pse Shume vende myslimane Nuk e njohin kosoven , ik e ngrini bythen perpjete Se e ka me kollaj Serbi tju q–e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje