HARTA/ Shqiptarët mishngrënës të mëdhenj, populli me përqindje të ulët vegjetarianësh në botë

27 Shtator 2017, 11:21Sociale TEMA

Vegjetarianizmi ka treguar të jetë një e mirë për planetin, duke qenë se zvogëlon kërkesën për mish, ndoshta duke përmirësuar mirëqenien e njerëzve, duke marrë në konsideratë mbi-ushqyerjen me mish që nuk favorizon shëndet të mirë.

Duke iu referuar edhe Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara, The Independent ka përpiluar hartën e vegjetarianëve kudo në botë, që siç shkruan, është në trend rritës.

Sipas hartës, Shqipëria renditet në zonën  më të “çelët” të shteteve në botë, me 0-2 % të personave vegjetarianë. Po të vështrojmë me kujdes edhe shtetet e rajonit na japin të njëjtën panoramë.

Një studim i mëparshëm ndërkohë i të njëjtës organizatë, tregon se në Shqipëri, konsumi i mishit për frymë është në nivelin e 44 kg në një vit. Renditemi në vendet evropianë që konsumojnë më pak mish, madje më pak se vendet e rajonit, më pak se Mali i Zi (57.7 kg) apo Greqia (74.8 kg), duke kaluar në renditje vetëm Maqedoninë (40.8 kg).

Por, pavarësisht kësaj, shqiptarët nuk bëjnë pjesë te popujt vegjetarianë, ku renditen një pjesë e mirë e shteteve të Amerikës Latine, ato në SHBA, Australi etj. (monitor)

1 komente në “HARTA/ Shqiptarët mishngrënës të mëdhenj, populli me përqindje të ulët vegjetarianësh në botë”

  1. kasneci says:

    po ca dreqin han shqiptaret atehere?
    mish me pak ne rajon, s kan vegjetarjan..
    apo hajn llafet e sal demokratit.. dhe pijn eren e tymit te tirones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje