Hiqjani dekoratat nënës sime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

 Nëna ime, tani 90-vjeçare, nuk është Heroinë e Popullit. As nuk e ka menduar kurrë se do të mund të ishte. Nuk ka qenë as anëtare e Byrosë Politike, as e Komitetit Qendror, nuk ka punuar në Sigurimin e Shtetit dhe as drejtuese e lartë nuk ka qenë. Ishte një vajzë e re, komuniste që në moshën 17-vjeçare, e përjashtuar nga Partia në vitin 1961, pasi nuk mohoi bashkëshortin e saj. Pra, si të thuash, nuk e kap ai ligji i famshëm që duan së toku demokratë e socialistë të thekur, për heqjen e dekoratave të kohës së komunizmit. E megjithatë, unë u them këtyre që nuk ishin pjesë e asaj kohe, që mendojnë se historia fillon me ardhjen e tyre në politikë: hiqjani dekoratat! Jam i bindur se edhe ajo vetë nuk i do dekoratat e kohës suaj! As lëmoshën tuaj, si nuk e duan ata që ende jetojnë, të plakur, të rrudhur nga hallet, nganjëherë nostalgjikë, por që bënë këtë pjesë Shqipërie….

Fjalën e kisha tek nëna ime…

Gjatë luftës ishte një vajzë e re, familja e së cilës, megjithëse tepër e njohur, gjyshi i saj kishte qenë kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës, pikërisht në vitet e rrethimit të qytetit nga serbomalazezët, ishte lidhur me luftën nacional çlirimtare. Kishte qenë një vajtje e Enver Hoxhës , bashkë me Esat Dishnicën në atë shtëpi, një mbrëmje të fundvitit 1940, apo kishte qenë trashëgimia e tyre kundër një të huaji pushtues, tani është e vështirë të dihet. Esat Dishnicën, pronarin e madh të cigareve,e që i kishte dhënë dyqanin “Flora” Enver Hoxhës,  e njihnin, jo vetëm si nip të Aqif Pashë Elbasanit, por më shumë pasi motra e tij, Hiqmetja, ishte e martuar me xhaxhain e nënës sime, Beqir bej Gjylbegun, deputetin e legjislaturës së parë, që nuk ia vërshëllente askujt.

Nejse, fjalën e kam tek dekoratat e nënës sime, që i duhen hequr. Pse të mos i hiqen? Njërin nga dajallarët e saj, Esat Gjylin, udhëheqin e rinisë antifashiste të Shkodrës, ia vranë në një nga rrugicat e qytetit. Ishte i pari që vritej nga njerëzit e saj. Nip i Mehmet Gjylit të famshëm, ulqinakut që së bashku me Mehmet Becin, organizuan mbrojtjen e qytetit nga malazezët dhe, vetëm kur flota ndërkombëtare u sul në portin e qytetit, me topat e gatshëm për të sheshuar gjithçka, e lanë atë dhe erdhën në Shkodër, ku bënë vendin e tyre. Esat Gjylin nuk e vranë italianët, megjithëse u vra me pushkë italiane. E vranë ballistët, të prirë nga njëri ndër më të afërtit e tij. Ballistët e vranë, nuk ia lejuan varrimin. Vetëm tri gra, nëna e tij, Sabrie Hanmi, dhe dy motrat, u lejuan të ishin në varrimin e tij. Ballistët, edhe kur po ulej trupi i pajetë në dheun e tetorit1942 , kishin ngritur bajonetat. Gjyshja e nënës sime, Sabrie Hanmi, bijë nga dera fisnike e Bushatlinjve, u tha, “ulni ato armë, e keni vrarë një herë”. Esat Gjyli ishte fillesa e nënës sime në lëvizjen çlirimtare. Dërgonte letra, pastaj trakte shpërndante, njihej me shoqet, bënte atë që mund të bënte, me makina të tëra të familjes së saj dërgonin ushqime në mal, pastaj mori një armë…E dekoruan. I thonë medaljen e kujtimit. Hiqjani! Përse duhet të kujtohet, kur pinjollët e atyre që ia vranë dajën e bukur, sot kërkojnë të heqin dekoratat, pra, të rivrasin.

Daja tjetër i nënës sime ishte Arif Gjyli. Mësues, pastaj drejtues i lëvizjes çlirimtare në Shkodër. Partinë e drejtonte ai, Frontin e drejtonte Riza Dani, një ndër figurat më të njohura të Shkodrës. Të dy, pas luftës, deputetë. Të dy të arrestuar me grupin e deputetëve. Njëri, Riza Dani, i pushkatuar, Arif Gjyli i dënuar me shumë vite burgim. Ky i fundit,megjithëse deputet i qarkut të Shkodrës, do të propozonte në emër të deputetëve të qarkut Vlorë që Shqipëria të ishte Republikë në sesionin e parë të Parlamentit më të shquar që kishte pasur Shqipëria dhe që pësoi goditjen më të madhe. Arif Gjylit ia morën disa nga dekoratat që kur ishte gjallë, sepse edhe pasi u dëshmua i pafaj, nuk pranoi të ulte kokën,  hiqjani tani! Aso kohe ia hoqi Koxi Xoxe, tani le t’ia heqë Lulzim Basha. Të dy kanë një lidhje të përbashkët: dikush Mugoshën, e tjetri Fazlliçin.

Esati nuk do të ishte i vrari i parë. Në të njëjtën shtëpi, rritur sëbashku, ishte vëllai i saj, Naimi. Njëri ndër Heronjtë e Vigut, pasi kishte qenë në çetën e parë të Postribës, më pas në batalionin “Perlat Rexhepin” e më pas në Mirditë. Njëri ndër shakllabanët e kazanit mediatik , pak muaj më parë, kishte shkruar se kjo çetë në Mirditë gjuante vajzat e reja!!! Idiotizmi nuk ka brirë, as ligësia. Mirdita e asaj kohe e kishte ndrydhur botën e vajzave deri tek gardhi. Sikur të ishte ajo krahinë një ngrehinë vesi! Kur i vranë ata pesë djem të rinj, jo rastësisht, nuk kishte aty forca naziste, megjithëse armët ishin gjermane. I vranë shqiptarë, pinjollët e të cilëve sot thërrasin se Lufta Nacional Çlirimtare ishte luftë civile dhe se vetëm mostoleranca e partizanëve solli këtë luftë! Atyre djemve, të rrethuar në përroin e tharë të lumit të Vigut, pse ishte fund gushti 1944, askush nuk i bëri tolerancë, nuk u tha, “jeni të rinj, hajt, shkoni në punët tuaja dhe mos u sillni më këndej”, por i vranë barbarisht, i lanë të kalben në thatësinë e përroit. Naimi është Hero i Popullit. Ndoshta dekoratën e tij e ka në shtëpi njëra nga motrat e tij: merrjani. Jepjani atij të derës së Gjon Markajt që, pas vitit 1990, erdhi në Shqipëri, u mburr se kishte vrarë me dorën e tij ose me urdhër të tij 60 shqiptarë të tjerë, mes të cilëve edhe shumë mësues e mësuese, u dekorua nga ish-presidenti Berisha, i cili, nëse nuk do të kishin qenë këta mësuesit nga qytetet e njohura, do të ishte edhe sot e kësaj dite bari dhensh e ky vend do të kishte shpëtuar prej tij.

Nëna ime, si motrat e saj, si shoqet e saj, shumica e të cilave nuk janë më, megjithëse e gjithë shtëpia iu rrethua, iu burgosën dhe iu internuan shumë pjesëtarë të familjes, mes të cilëve edhe babai i saj, gjyshi im, Rexhep bej Gjylbegu, e vazhdoi rrugën, se kishin bërë një betim për lirinë e të gjithëve, jo për robërinë e një pjese dhe harbimin e një pjese tjetër. Mori medaljen e çlirimit. Hiqjani! Pse babai i saj shpëtoi nga kampi i përqendrimit në Prishtinë, se bashibozukët e Xhafer Devës deshën të digjnin Shtëpinë e Madhe të Gjylbegajve, se më shumë kishin në burgje se sa në shtëpi…hiqjani! Një lukuni demokratësh , bashkuar edhe me një verbëri soc- alistësh, duan të heqin një të shkuar, që ishte e lavdishme, për një grusht votash, për një vazhdimësi serbomadhe në trajtimin e luftës…, për ngritjen e së keqes varrosëse dhe mënjanimin e vlerave.. hiqjani! Jam i bindur se edhe ajo vetë nuk do kishte dashur..

I vetmi i vrarë nga gjermanët do të ishte xhaxhai i nënës sime, Eljaz Gjylbegu. I sapo bërë baba, djalit i kishte vënë emrin Mefat, sikur të ndillte fatin në jetën e tij, i arrestuar nga njerëzit e Hasan Isufit, edhe ky shqiptar, funksionar i lartë në komandaturën gjermane, sot me bust dhe i dekoruar. Sapo kishte mbytur dy ilegalë. Nuk thashë vrarë, sepse, pasi i pushkatoi dhe vuri se shpirti ende nuk u kishte dalë, u tha njerëzve të tij se “po shkoj të pi një kafe, mbushjani gojën me rërë dhe kur t’u dalë shpirti, më tregoni”. Të nesërmen u arrestua Eljazi , bashkë me një nip të shtëpisë dhe gjyshin tim, Rexhepin. I nisën për në Prishtinë, por në Kukës, nuk e di ende se për cilën hakmarrje, nxorën nga rreshti disa burra dhe i pushkatuan. Nuk e di se sa medalje ka ai, njeriu ilegal i luftës. E di se ishte i vetmi i vrarë nga gjermanët, por që edhe këtë e kishin arrestuar shqiptarët. Merrjani edhe medaljet…për ta rivrarë, nuk e bëni dot.

E dini se çfarë fituan Gjylbegajt pas luftës, ata që kishin dhënë gjithçka për luftën? Nëna e Naimit punoi fillimisht si pjatalarëse e më pas si ndihmëskuzhiniere. I ati, tregtari i dikurshëm, u mbyll në një dyqan të vogël kinkalerie. Kishin dhënë gjithçka, edhe floririn e tyre për një Shqipëri ndryshe. Edhe gjakun. U dekoruan. Hiqjani!

Jepjani pinjollëve të atyre ballistëve që vranë veten në nevojtore, pasi e kuptuan se cili ishte misioni i tyre, ose të tjerëve që pasi shitën gjithçka, deshën të shesin edhe këtë vend! Jepjani atyre që, pasi morën rrogë në mërgim për 15 vite nga shteti serb, erdhën pas bajonetave italiane, u bënë senatorë dhe anëtarë të Këshillit të Lartë fashist e sot dekorohen si patriotë!

I takoi fati nënës sime që menjëherë pas luftës, kur ende iluzioni i së ardhmes të ishte mbi gjithçka, të njihej me një njeri, që po ashtu kishte ardhur nga lufta: babain tim, Zenelin. Kam lexuar herë pas here për dashuritë e njerëzve në male dhe e kam ndjerë atë gëzimin e egër ballist se, “edhe partizanët qenkan dashuruar”. Pse të mos dashuroheshin? Të rinj ishin, përgjithësisht nga familje të njohura ishin, shumë prej tyre studentë dhe ëndërrimtarë…vetëm në një ditë të gjithë studentët e shkollës normale të Elbasanit kishin braktisur mësimet e kishin dalë në mal, në shembullin e komunistes së pashoqe, Shejnaze Juka. Edhe kjo Heroinë e Popullit. Mbesë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Zogut, Musa Jukës. Por për këtë histori do të shkruaj një ditë tjetër.

Nëna ime, në fakt, u njoh dhe u dashurua pas luftës. Jetuan 13 vite sëbashku dhe  56 vite pas ndërprerjes së dhunshme të jetës së atit tonë, ajo vazhdon ende ta dojë si në ditën e parë të saj.  Diku, në gjërat e shtrenjta të jetës së saj, ndoshta ka edhe medaljet e babait tonë. Për luftën e pas luftën, ashtu si ruan edhe mandatën e vrasjes së tij. Merrjani dekoratat! Të gjitha! Hiqni bashkë me to edhe shkollat që u ngritën, spitalet e para, fabrikat e para, hiqni çdo gjë që ka lidhje me atë kohë dhe fillojani nga e para!

Por , ju e filluat një herë nga “zeroja”, dhe shikoni se çfarë keni bërë. Një kasaphanë!

Por fjalën e isha tek dekoratat e nënës sime, edhe të shoqeve të saj, të atyre që ende janë dhe të atyre që kanë shkuar në një jetë tjetër. Përse ua lini?

Nëse do ia hiqni, ta zëmë Sadik Bekteshit, se ka qenë kuadër i lartë pas luftës, atëherë hiqjani të gjithë veteranëve në Shkodër, pasi ai ishte komandanti i tyre. Nëse do ia hiqni Qazim Kapisyzit, hiqjani të gjithë lëvizjes ilegale, sepse atë e kishin shembull. Nëse ia hiqni Vasil Shantos, birit të madh të Shkodrës, hiqjani gjithë njerëzve të luftës. Nëse ia hiqni Shejnaze Jukës, të gjitha nënat tona janë gati të heqin dekoratat e tyre.

Por luftën nuk e hiqni dot. Ashtu si nuk hiqni dot të vërtetën se në këtë luftë nuk kishte tri palë: por vetëm dy.

Në njërën anë ishin nazistët dhe ballistët me një shtojcë legaliteti. Në anën tjetër ishin partizanët dhe misionet anglo-amerikane.

Ballistët u bënë për fatin tragjik të këtij vendi me nazistët, vegla, shtojca, bashkëvrasës. Shumë prej tyre janë dekoruar se kanë vrarë nacionalçlirimtarë. Kjo ishte lëvizja nishaniste, një njollë e zezë e bjerrhumbjes së historisë.

Nacionalçlirimtarët u bënë me anglo-amerikanët. Majori i vetëm sovjetik erdhi në fundin e majit 1944, kur lufta po mbaronte dhe, me përjashtim të vetes, nuk solli asnjë armë.

Që demokratët nuk e dinë këtë, edhe e besoj. Aq mend, aq zhurmë! Por që socialistët të bëjnë budallallëqe të tilla historike, kjo është pak e marrur me mend!

Dekoratat mund t’i hiqni! Të gjithëve që bënë luftën, mund t’ua hiqni! Por vetë luftën nuk e hiqni dot.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Capture-37-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Capture-37.png","attachment_id":"771732"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/1610029_10206399910412395_6716408286758118336_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/1610029_10206399910412395_6716408286758118336_n.jpg","attachment_id":"771733"}]

69 komente në “Hiqjani dekoratat nënës sime”

  1. Celo Mezani says:

    Te lumte pena Bedri Islami. Shume i goditur shkrimi.
    Mbetesh ne traditen e familjes tende nje patriot model.

    1. Skypion says:

      O Bedri ,nipi i Esat, Arif e Mehmet Gjylit.
      Po Esat dishnica ,Riza Dani e Beqir Bej Gjylbegu c’hyjne ketu?!!
      Po Sabrie Hanemi?!!O zotri,Sabrie Hanemi c’pune ka me dekoraten e nenes tende?!
      Mire e morem vesh qe Esat Gjylin nuk e vrane italianet, por Hiqmetja c’hyn ketu?!
      Ok, po e pranojme qe te madhit Arif Gjyli ja hoqi dekoraten Koci Xoxe,por ju lutemi shume, c’lidhje ka Kocua e Dushani me Lulin e Fazllicin dhe pse keta ta fundit duhet qe t’ua heqin per se dyti ?!!
      Po Eljaz Gjylbegu pse ia kishte vene emrin djalit Mefat?!Pse u arrestua nga njerezit e Hasan Isufit dhe pse i kishin mbytur dy ilegalet?!
      A mos valle emervenia Mefat ishte fatale per gjithe cka do te ndodhte me vone pastaj?!
      O Bedri,Zenel e paska pas emrin baba yt, po nana bre,per te cilen po shkrun, qysh e ka emrin aa?!
      O Bedri, po le ta mbaje dekoraten nana jote bre,se e meriton ,jo per gjo.
      Ajo lloj dekorate eshte tamam per nenen tende ,o Bedri!
      E jo vec per nenen tende, por edhe per nonat e shume te tjereve si ti,o Bedri!
      E ne fund,i nderuar dhe i respektuar zoteri Bedriu,do te doja te beja urimin e famshem qe e bejne shqiptaret ne te tilla raste dhe qe ka nenen fjale kyc: ……………..
      (Me falni zotri i nderuar,se nuk mund ta shkruaj,sepse nuk lejohet)

      1. Arbër says:

        “Skypion” i paburrë,edhe lexuesit më të paanshëm ia ngre nervat! Ti sikur futesh për sherr, o “njeri” !?
        Pashë që Bedriu nuk të është përgjigjur. Edhe e mirëkuptoj. Se, fundja, një penë e hollë si e tija nuk duhet të ulet të zhgarravisë për një maskara të bezdisshëm si ti.
        Por ja që mua nuk më rrihet pa të treguar se je PLEH; plehu i saleh qenit, siç të kam treguar edhe shumë herë të tjera.
        Edhe pse e ke rrugë të zgjedhur me ndërgjegje për të qënë pleh. E di se kjo imja është vetëm sa për të shfryrë momentin.
        Sepse, për të të dhënë hakun që meriton, duhet të të takoja ballë-përballë. Të ta nxirrja për hundësh edhe salehin, edhe lul-domaten, edhe nishan-sakatin-nga-trutë, edhe ballistët e pulave, edhe toptanët e serbëve, edhe çdo ndyrësirë që ti përkrah me zell të madh.
        Kurrë nuk e kam parë këtë Bedriun (besoje!). As njerëzit e tij. Por, për atë fjalën kyç që shkruan ti në fund të defekimit tënd, e kam merak të shpreh një dëshirë timen:
        Step 1: Hap librin e dasmës sate!
        Step 2: Rretho me të kuqe të gjithë frymoret femra nga 18-58 vjeç (para klimaksit)
        Step 3: M’i dorëzo të pregatitura siç duhet, sepse do të t’i sjell të kënaqura sa më s’bëhet!
        (Mos më fal fare, se nuk do të t’i lëndoja; as nuk do të të ankoheshin!)

        1. Edkari says:

          Ushtonte mali nga gazi dhe hareja kur partizanet qiheshin .
          Nuk u lanin as para por as dhe pas te qires.
          E mbasi u qinin si qent fillonin e pastronin leshin nga morrat.
          Partizanet shqiptare kane qene imoralet dhe kurvat.

        2. Grigor says:

          Arber, nderime.
          Desha t’i pergjigjem ketij trapit Skypion, avokati me I keq qe mund te gjeje Berisha. Por nuk kane vlere fjalet e mia tani pas shkrimit tend.
          Edhe nje here nderime.

      2. spartaku says:

        Bedri Islami! Bravo,bravo,njeqind here bravo dhe te lumt mendja dhe dora qe ke shkruar kaq bukur dhe te argumentuara shkelqyeshem.Meriton lavderimet me te medha,sepse po mbrone nje te drejte, qe sharlatanet e pd-ke kerkojne ta perdhosin.Dekoratat e veteraneve te luftes dhe te punes,jane fituar me mund e me djeres,dhe nuk ka asnje njeri te drejte t’i heqin.Nqs arrijn t’i heqin,eshte nje poshtersi e madhe, madje me e madhe se ajo qe thon eksponetet e ballit,armiqet me te urryer te popullit shqipetar,qe LANCL-re ishte lufte civile.Me gjithate e drejta do triumfoi,pavaresisht se qent e Saliut dhe te Uran Butkes lehin.

      3. Flamur says:

        Skypion je idjot me plot kuptimin e fjales. Go and fuck yourself.

    2. kulmaku says:

      Respekte per te kaluaren e popullit shqiptar. Z,Bedri, ju keni te drejten te shkruani per familjen tuaj,per kontributin e tyre dhene per Shqiperin,por dua tju mbeshtese ne ate qe brezi i viteve 40 ,pamvaresisht cfare klase i perkiste, nuk ka faje qe pervetesoje teorin komuniste,,sepse kjo teori e ideuar dhe e perpunuar nga inteligjenca dhe ideologet me te fort cifut,ishte aq e sofistikuar dhe e perkryer sa beri te mundur implikimin e nje pjese te madhe te popullsise boterore ne nje konflikt te madhe per realizimit e idealeve utopike te saj,pasojat e te ciles vecanerisht ne shqiptaret po i vuajm edhe sot. Prandaj dua te theme qe lerjani historianeve me medje te ftohte te percaktojne ne menyre te paanshme kontributin e gjithe atyre personaliteteve apo te tjere persona qe luftuan dhe punuan per Shqiperine.Ligjet dhe vendimet e parlamenteve gjithmon kane treguar se jane te pavlera dhe te perkoheshme kundrejte Historise se popullit dhe vendit.

  2. MYZEQRI says:

    RESPEKT TE PLOTE BEDRI ISLAMI…komentet e tjera nuk ja Vlejne…Dhe RESPEKT PER FAMILJEN TUAJ…
    SPIUNI I UDB-se Lulezim Bashovici TE DENOHET PER TRADHETI KOMBETARE.Shitja e detiti Greqise ..eshte FAKTE–lol

  3. vera says:

    Te lumte pena, nuk kam komente per kete shkrim te bukur qe ke bere. Nderim per gjysherit, gjyshet, nenat, baballaret, vellezerit dhe motrat qe dhane jeten e tyre per clirimin e vendit. Nderimin me te madh per ata njerez.

  4. labi says:

    Te lumtë dora, e pena pushkë tu bëft….

  5. Arjan says:

    Zoti Bedri,
    Nuk te njof por po du me te thane se asht mare me e nigjue kush se shqiptaret e 2017 jane tu u marun me paradhesit e tyne 70 vjet te shkume.
    “Fali zot se sdine c’bajne”

  6. P. Xoxe says:

    Na mbytet me hartime, s’nderoni askend me gjithe kete patetizem.

    1. Anri says:

      Patetizmi i sateme..idiot

  7. aaaaaaaaaaaa says:

    Bravoooo. E shkruar mire dhe bukur nga Një Shqiptar i vërtet.

  8. Prej Lufte Vec Ai Largohet Qe Eshte Lindur Tradhetor! says:

    Hallall buka e kesaj toke!
    Halla qumshti i Nenes Tende!
    Mua me ke ne krah por,edhe me dash me dhene gjakun tim per te mbrojtur te drejten Shqiptate jam gati.Shpresoj se ke dhe kemi me vete me te shumten e Shqiptarve.

  9. Hate says:

    Bedri, tere respektin per ty, per nenen tende, per tere ata qe ti permend ne shkrime qe dhane jeten per Shqiperine, per te gjithe ata qe luftuan me endren e bukur per liri te vertete.
    Shkrim i shkruar me shpirt. Gjaku nuk behet uje. Bir i Zenelit te paharruar dhe nip i GJYLBEGAJ, kesaj familje te madhe.

  10. Vlora-Vlora says:

    Edhe gjyshi im eshte Hero i Popullit.
    Njehere e cvarrosen kanibalet e Berishes.
    Heren tjeter socialistet e harruan nga muzeu historik, duke e zevendesuar me fotografine e Zogut.
    Tani Neozogiste kerkojne ti heqin dekoratat.
    Historine ne Shqiiperi nuk e kane bere kriminelet qe kane marre pushtetin sot.
    Heronjte kane bere historine e nderit. Shteti sot shkruan historine e turpit.

  11. Ivan i madh says:

    I nderuar Z. B. Islami me gjithe kete shkrim zemre e mendjen ju nuk mbrojtet dekorata se ato nje cope gize jane po sakrificen gjakun dhe mundin e gjithe atyre qe sakrifikuan jeten dhe mundin e tyre per clirimin e vendit nga nazifashistet e bashkepuntoret e tyre te felliqur balliste e legaliste. Ju mbrojtet me te drejte familjen tuaj po nepermjet tyre gjithe partizanes e komunistet që luftuan dhemb per dhembi me pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre. Per derisa PS dhe e majta ka ne krye nje renegat dhe dallkauk si Rama kete do presesh cfare tjeter do presesh. A sishte ai qe pelliste e bertisie komunistet ne litar dhe krenohet me gjyshin e gjushen që kane qene sherbetore te satrapit Zog. Megjithate ju ju lumte pena qe mbroni luften e ndritur dhe pjestaret e saj nga keta bastarde te tipit Berisha, Lulushi, Like, Rama e bashibozuket e tyre anti nacionalclirimtareve.

  12. Aleko says:

    Ai popull qe nuk respekton te rennet per liri..I duhet hequr filli..jemi ne zgrip, drejt humneres, nje krize e gjiothanshme po na gllaberon qe nje tuf derrash qe quhen politikane te gezojne rehat privilegje qe as ne ender nuk I kishin pare..

  13. Liri says:

    Lavdi heronjve shqiptare.

  14. Albamich says:

    Boll, booooooll, o ju palo njerez ,qe nuk rrini nje dite pa shkrujt, duke tregu vetem per biografite tuaj ,se sa patriote dhe se sa me pushtet paska qene te paret tuaj.
    Nuk eshte e ndershme qe un si person ti bie gjokshit dhe te krenohem para publikut se sa patriote dhe se sa pushtete kane pasur te paret e mij sepse keshtu fyej gjithe popullin, eshte historia ajo qe flet dhe do flasi vazhdimisht per te Shqiperine…….

  15. duno says:

    Te erdhi me ne fund shansi o Bedri per te na bere biografine e fisit tend ,e ti ne vend tu veshe vetulla u nxjerr edhe syte .Nuk ka pergjegjes me te medhenj ne vendosjen e bolshevizmit ne SHqiperi se sa kontributi njerezor por sidomos financiar i familjeve te kamura shqiptare qe i dhane komunisteve me Enver Hoxhen ne krye . Pa kete kontribut financiar ata do ngeleshin si peshku pa uje .E per tua shperblyer mendjelehtesine e tyre Enveri ne rastin me te mire u vari nga nje dekorate ne qafe , se ne pergjitesi ne qafe i vuri lakun e litarit. Ata te paret e tu te cilet ti na i nxjer sot si mbrojter te SHkodres e gjithe SHqiperise ng serbo malazezet me kontributin e tyre te madh ja dhane ne tepsi floriri vendin e sidomos Kosoven sllavo komunisteve. Jo me kot thone u marrofsh e i tregofsh . Vazhdo te tregoshe qe ne te kuptojme me mire pse ky vend vazhdon te mos behet dot .

    1. Prej Lufte Vec Ai Largohet Qe Eshte Lindur Tradhetor! says:

      Ooooo Duno
      Te ka thene njeri ty se kufinjte e shqiperise u caktuan ne 1912+ 1913?
      Ta kane thene qe ne 1944 shqiperia luftonte per te mbajtur kufijte aktual?
      Ne qofte se ti ke iformacione nga stergjyshja jote se gjermanet erdhen ne shqiperi per ti dhene kosoven shqiperise,atehere i thuaj se nuk paska bere mire punen e saj.
      Ne qofte se ti ke informacione nga grate e fisit tend qe serbomalazezet erdhe ne shqiperi per ti dhene kosoven shqiperise,u thuaj se gjaku serbe egziston akoma ne venat e tua.

  16. Vallja e yjeve says:

    Shoku Bedri.
    Artikullin tuaj e lexova dhe nxorra si perfundim se per periudhen ne fjale nena jote ka perqafuar yllin e bolshevizmit me draper e cekan, qe me kta te fundit prene dhe shtypne kokat e shqip-folseve te tyre.
    Ti legalitetin e ben shtojcen e nazisteve, turp te te vij, se, si mbas teje legalistet po te bashkoheshin me komunistet sllav, mugosha e popovic do te ishin te mir. Ti o Bedri-ziu e di mir se komunistet gjat luftes vrane me shum shqiptar se sa te huaj sepse komunistet kendonin kengen, bijet e stalinit jemi ne, jo jemi bijet e Skenderbeut. Tani te gjith shqiptaret e kan te qart se si erdhi komunizmi ne Shqipri dhe cfar solli ai, bile regjimi asaj kolere vazhdon e sot e ksaj dite. Juve ne shpjegimin e gjenerates tuaj del her i shartuar e her i mbishartuar, por bij shqiptari nuk del se je.
    Te dhjefsha mu ne dekoratat: se ato ju a ka dhen kolera e kuqe qe kurr nuk i ka takuar te jet shqiptare.

    1. Flamur says:

      Vallja e yjeve më është bo pa rru dhe me duhet ndihma jote idjot. Të qifsha ment qe më ke.

  17. deko says:

    Bedri mos te te vij keqe per heqjen e dekoratave nga politikanet/ pushtetaret e sotem, sepse pjesa demuese e tyre jane llumi i shoqerise shqiptare te viteve para 90′ – servile, karrierist, spiun, delenxhinj, dallkauk, hajdut, tarallake, injorant… si Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Kastriot Islami, Tritan Shehu, Arben Imami, Genc Pollo, Genc Ruli, Prec Zogaj…..

  18. petrit says:

    Bravo !!!!! Trajtim i shkelqyer i Problemit > Kjo qe duan te bejne eshte nje turp ! Luften nuk e heqin dot , lufta kishte Dy pale jo Tre . Respekt per te gjithe ata qe permenden ne artikullin tuaj . Respekt per ju qe i perkisni njeres pale ,asaj pale qe i ben Krenar Shqiptaret , dhe Turp per ata qe i perkasin pales tjeter , asaj pale qe i ben me turp Shqiptaret . Historija nuk mund te behet nga pinjollet e bashkepuntoreve te fasfizmit .

  19. fieraku NGA ferrasi says:

    O bedri meqe ma tregove kete histori
    Paske te drejte te jesh edhe ti i majte se majtas paske pase non è Babe
    Po’ ballistet ndoshta vetem”gezoheshin”
    Kur degjonim ndonje histori dashurie
    Por ATA qe i vrisnin ishin shoket e tyre
    Kujto Zahon me shoqen e tij.
    Edhe Tani nuk Jane ballistet qe po’ jua heqin dekoratat jeni vete ju sigurimso komunistet ,
    Se ne per dekorate e nenes tende
    Nuk na e nin as sa per nji fije kashte nen bythe.
    Pak e torturuan komunistet familjen e Hasan Isufit neper interrnime e burgje mbas interrnimit.
    Jeni ftyra te poshtra.

  20. Kreshnik says:

    Shqiperine e ka marre lumi. Kur bejme me buste e statuja tradhetare, shkaterrojme gjuhen dhe mbulojme Skenderbeun nuk e meritojme me kombin. Gjyshja ime si gjyshja e ketij zoterise ka qene ne Prishtine ne kamp perqendrimi, gjyshi im ka qene partizan e vellai i tij eshte vrare po nga keta tradhetaret qe e benin lepe peqe pushtuesit. Le ta heqin edhe emrin e rruges me emrin e tij se duan keta dosat qe kemi per parlamentare e qeveritare

    Rruga ne tirane mban emrin Rruga Babe Rexha, Gjyshja ime qe vdiq me Alzemers vdiq me kujtimet e perqendrimit e torturat e Nazistve – Ikbale Selimi.

    Shqiperia ka derra ne krye e sic thote Faik Konica – Shqiperi te kam dhjere, si nuk u bere asnjehere

  21. Fori says:

    Shkrim brilant. Packa propagandes qe na u imponua per 50 vjet historia eshte histori dhe nuk duhet shtremberuar. Vetem ketu nderohen tradhetaret dhe bashkepunetoret e pushtuesve me dekorata dhe emra rrugesh e shkollash. Nje komb qe nuk njeh historine e vet nuk ka se cfare te mesoje prej saj.

  22. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    histori te pabesesh sunite,kshq vari kkkkkkkkkk……………..

    1. Quo Vadis! says:

      E di qe e ke mire ti.

      Bedri, Esat, Rexhep, Xhafer,Mehmet, Aqif, Beqir, Enver, Hiqmete, Sabrije, Shejnaze, Arif, Riza, Naim, Eljaz, Mefat, Musa, Sadik, Qazim, Gjylbeg….
      Sikur shikon titrat e telenovelave turke.

      Keshtu qe, mire e ke.

  23. Studenti says:

    Po ckemi me te renet e shkrete. Ata luftuan dhe rane per atdheun e tyre, per atdheun qe jetojme ne
    sot ,,,,,,,edhe ato qe Jane ende gjalle,,,,cpune keni me 90 vjecaret? Kujt I intereson nje the e tille.?
    Kujt doni qe ti Beni qejfin?
    Lereni mor dekoratat dhe medaljet ti gezojne ato qe I kane dhe Jane gjalle si dhe ti jeni mirnjohes te gjith trashegimtareve te partizaneve dhe deshmoreve te atdheun. Vetem keshtu mund ti nderoni te renet dhe luftetaret e LANC-it.

  24. William says:

    Aja qe Thur se i shin dy groupime eshte e skate.Dhe merat e gtupimit te par Jane te sake. Ne grupimin e dyte te mungon nje emer dhe me I rendesishmi , qe mundohesh ta anash kalosh,ai i Jugosllaveve.Ata qe Kishinev rekrutuar familjen filo serbe te gjylbegeve.

  25. vang says:

    Bravo Bedri Islami.Ashtu sic thate ,e filluan nga zeroja ne ekonomi,gje qe se beri asnje shtet tjeter ish komunist,dhe ja rezultati.U shkaterrua gjithcka dhe Shqiperia nuk prodhon asgje.Por historine nuk mund ta shuajne nga ndergjegjia e njerezve.Shikoni ku eshte katandisur shkolla shqiptare dhe mjeksia.Diplomohen mjeke qe njeriun e shohin si nje objekt fitimi me pseudouniversitetet pa asnje vlere shkencore.Po grate dhe vajzat?Imamet injorant me injorant se ata te mesjetes lulezojne dhe promovohen ne programet televizive,.Po i mbulojne vajzat e reja me burke,dhe na paska edhe gra qe na” studiokan islamizmin”.Nuk e dime se ku po shkojme .Eci ne rruget e Tiranes dhe degjoj zerin e hoxhes Ku te futm ne kete mesjete plastike qe eshte krijuar nga politikat e gabuara dhe nga duhma e injoranses qe po mbulon vendin tim.

  26. uskania says:

    A e ke hallin te dekoratat e disa kriminelëve si Hoxha me shokë o Bedri djali, kur e din shumë mirë se nuk bëhet fjalë për dekoratat e njerëzve si nana jote?

  27. dritani says:

    Nje shkrim brilant ku rreh fort nje zemer e nje mendim elitar! E lexova edhe tek “Dita” sot dhe ndjeva emocion te vecante. Shtepia ime ne Shkoder, fale kontributit te kusherinjve qe jetonim ne nje dere, ne nje oborr, ne nje shkalle e pinim ne te njejtin pus, ka qene baze e Komitetit Qarkor te Partise Komuniste (ka pasur vetem gjashte te tilla) ndersa baza lufte kudo neper rrugica e lagje. Sic ben Bedriu thirrje, po e bej edhe une nje: Hajdeni e hiqeni pllaken tek dera e shtepise, por Luften Antifashiste Nacionalclirimtare nuk e hiqni dot nga historia. Bedri, te ndritte pena si gjithnje!

  28. Niko Shpiragu says:

    Shume e drejte ajo qe ngrini ju ne kete shkrim z. Bedri. Eshte e sigurte qe bashkepunetoret e pushtuesve dhe pasardhesit e tyre duan te harrohet ajo pjese e historise qe eshte krenaria e popullit tone dhe ju keni shume te drejte per kete. Por, per mendimin tim dhe te shume te tjereve ( ju e permendni me ndrojtje) eshte i vet shpalluri lider i te majtes dhe sherbetoret e tij servila qe e kane planifikuar kete sulm frontel kunder luftes Nacional-Clirimtare te popullit tone dhe perpjekjeve te jashtezakoneshme per te rindertuar dhe zhvilluar vendin. Te gjitha partite ne Shqiperi kane gazetat etyre, ndersa partia me e madhe, Ps nuk mund ta kete se ajo udhehiqet nga lideri buzagas. Nje lukuni njerezish qe per moral kane vetem karieren jane pas tij, te zgjedhur nga ai dhe bejne hosanara. Ne sot bejme gallate me PD, por te pakten atje ka edhe ndonje qe guxon te flas ndryshe, ndersa PS eshte ne rresht. Institucionet po zevendesohen me urdherat e liderit largpames dhe fuqiplot. Edhe ata qe PD i etiketon si ishkomunist te nivelit te larte si Gramozi, jane vetem lolo dhe asgje tjeter, njerez pa vlere, shtojca servile te liderid fuqiplot. PS tani eshte nje skuader per te mirembajtur shtepine e Edi Rames. Socialistet e thjeshte jane vetem per te siguruar votat per liderin e jashtezakonshem. Ai nuk pyet per partine fare , por vendos vet se cfare aleancash do te bej, me ke dhe si ti bej si beri para zgjedhjeve. Fjala e nje perendimori edhe pse mund te kete ardhur nga kazanet e pleherave eshte vendimtare per te dhe ai e ben pa pyetur per asgje dhe asnje.
    Ky eshte rreziku eminent i Shqiperise, kthimi ne mbreteri me nje mbret me emrin kryeminister. Por mos harroni se edhe ne ato vende qe sot jane mbreteri, mbreterit e tyre jane servilet me te medhenj te te huajve dhe shtypesit mizor te popullit te tyre. Shikoni historite e tyre dhe do te bindeni plotesisht per kete. Shqiperia pati shume deme nga sundimi i Berishes dhe pinjolleve te PD, por ajo qe do te vij do te jete shume me e pamoraleshme. NJe sulltan i ri po vjen. Ai, si sulltan urren me shume popullin se disa horra te pasur dhe ai ka filluar ta injoroj dhe sfidoj popullin edhe pse ka ardhur ne pushtet me voten e tij. Taksat jane vetem per qytetaret e thjeshte, ligji vepron me ashpersine me te madhe mbi ta, favoret jane per ata qe se votuan, te cilet le te bejne cte duan dhe nuk i gjen gje. Partia Socialiste qe duhet te shprehin interesat e njerezve te thjeshte dhe te paprivilegjuar, ben reforma te extremit te djathte se lideri me srvilet e tij jane te djathte. Shqetesimi juaj per heqjen e dekoratave atyre njerezve qe i kane merituar ato shumefish eshte i drejte, por eshte i pashmangeshem deri sa populli punonjes dhe i ndershem nuk eshte ne gjendje te sjellin ne pushtet njeriun e tij real. E majta duhet te kete udheheqesin e saj te majte dhe jo te udhehiqet nga nje i djathte extrem.

  29. joel shkodra says:

    Nga gjithe kjo histori nje fraze me vrau syrin e veshin dhe nuk e kuptoj si nuk e ka kuptuar autori: “kishin bere nje betim per lirine e te gjitheve”. Nuk po e komentoj sepse, besoj, se kuptohet mire nga te gjithe se sa “liri e te gjitheve” ishte ai regjim. Kete duhet ta kete kuptuar edhe zonja 90 vjeçare ne fjale. Edhe ajo vete e ka pare veten te genjyer nga ato premtime gjate kesaj jete te gjate. Tjeter pune dekoratat. Kemi akoma E. Hoxhen “Hero i Popullit”. Do te kisha deshire te dija mendimin e autorit per kete “Hero”.

  30. Teuta dhe Bujari says:

    Bravo per guximin,kurajon,zgjuaresine!Politiken e Shqiperise e bejne dashakeqet,shakllabanet,injorantet qe me keto budallalleqe nuk i sherbejne kombit,civilizimit e ecjes perpara!! Demoralizohesh me ca prononsime injorante qe nuk marrin vesh,qe nuk kuptojne thelbin e gjerave qe nuk dine se ceshte zhillimi dhe shprehen me nje idiotizem qe mendon ja kto jane nivelet e Shqiperise!!!??Shihni nivelet ku eshteEuropa e bota!Jeni realista per te shkuaren,per te verteten qe vret dhe nuk mohohet dot!Ecni perpara e nderim per vlerat paraardhese ,per historine si e gjithe bota!
    BEDRI ISLAMI respekt per ju,per vlerat, meaning,domethenjen e madhe te artikullit tuaj,respekt per familjen tuaj dhe per Shqiperine !Dhimbje per cfre ndodhe ne vendin tone te dashur!!!

  31. mirel says:

    Une nuk kuptoj si arrijne te besojne disa funderrina te merren me dekoratat e gjigandeve.
    Ajo periudhe nuk kishte kerma si sot, ajo kishte gjigante.
    Sa ishin ata ne kembe nuk pipetinin mizat qe gumezhijne sot.
    Lavdi heronjve e deshmoreve te Shqiperise.
    Vdekje tadhetareve dhe shitesve te Kombit.

  32. Illyria-Shqiperia says:

    e vertete kjo qe thoni per ballistet qe vrane kush e di se sa djem te rinj, e sot bertasin qe qe lufte civile. Dhe ishin po pinjollet e ketyre ballisteve, qe pas viteve 70te pasi u bene komuniste te thekurm filluan te hakmerreshin ndaj atyre partizaneve qe kishin luftuar ne lufte. Nepermjet spiunazhit e tej. Po ashtu dua te theksoj, qe jo te gjithe partizenet kane qene komuniste, si u pelqen ti konsiderojne. Kam plot shmebuj te partizaneve nga fshati im te cilet jo vetem nuk perfituan asnje gje materiale pas lufte pervec dekoratave, por edhe i denuan po pinjollet e ballisteve qe thashe me lart per gjoja tradheti. Turp qe pas 30 vjetesh merren me hiq e ver dekorata. Turp, turp, turp!!!!

  33. M.1 says:

    A e keni degjuar ate historine me prostituten(putanen) qe per te mbuluar ato qe bente ete tregohej e ndershme i thoshte kesaje te fundit moj kurve e mitit etj ashtu edhe ai grupi i pare per ta bere corbe historine dekorojne veten se gorica nen gorice bie se qe thua ti Z. Bedri historine e bene populli.

  34. Nacionalist says:

    Kjo 600 e kryeminstrise punon cdo dite te javes? Duhen dhe ca per te shtune e te djele!
    O Bedri,
    Me ke te ka zen joteme?
    Mos ishte maleve ate kohe?
    Qenkan kenaq bythegrisurit me pidh te njome 17 vjecareje!

    1. Te fala babes serb says:

      Nacionalisti
      Ty jot eme te ka zene me serbet.Yt ate eshte serb.
      Ti je kopil serbi.
      Kopil,po kopil i rritur ne kazenet e mbeturinave.
      Fare e cregullt gjenetikisht quhesh ne gjuhen mjeksore ndersa popullorshe,Kopil.
      I

  35. Skorpio says:

    Shkrim me zemer dhe mendje. Por nuk do te kuptojne shume Zoteri. Sidomos sarkazmen tende! E pe pe Skorpionon … filloi …

  36. mistreci says:

    Nuk jam me PS-ne, por jam krenar qe jam bir dhe nip partizanesh. Respekte zoti Bedri, per ty per kete shkrim dhe mbi te gjitha, respekte t eperjetshme per ata qe luftuan per lirine e ketij vendi.

  37. Dekoratat e paraardhesve(pse jo dhe tie miat) me bejne krenar!
    E vetmia pasuri qe kam e ju le brezave.
    Megjithese i drobitur,lene atdheun nga bemat e pas 90tes,qe dihet ushqimin e kane qe para 90tes,ky shkrim, me beri si te kem marre njw elektoshok.
    Jo per gje, po gazetari sikur fliste per mua,fisin tim sa pa frike 90 % te bashkekrahinoreve te mij,per te mos thene vendit tim.
    S’ka fis shqiptar sa famile te te gjitha shtresave qe te mos kete kontribuar(vec tradhetaret e gjithe koheve), per atdheun, truallin ku ju kane rene eshterat, brez pes brezi.
    Eshte marrezi te perfolesh ato sakrifica bere deri vetmohim.Me ate vetmohim, ata na lane trashegimine me te madhe-atdhedashurine; me ate thenien profetike:BJERINI BPTES ANE e MBANE po MOS e HARRONI VATANE”.
    Dha ja vatanin e kemi te materializuar ne ato DEKORATA qe mbajne te paret tane,dhene jeten per te miren e atdheut,ku shihnin te miren tone.
    Kus perbuz a mohon ato, (pa tjeter jo ato te mara nga pseudoatdhetare firma),tregon se kush eshte.
    Faleminderit i nderuar Bedri Ialami sa shume komentuesve,qe nderojne dhe respektojne ato “DEKORATA”,ku ata shohin te PARET e tyre dhe, duan tiu shembellejne,ti pasojne per ineresat e atdheut.
    *82 vjec, sa kam hyre jam dhe, te vetme sodikfasion ne jete,pos Pavaresise(1912) dhe Clirimit te atdheut(1944),kam ato DEKORATA ne breza pasuar.(me gjithsa bota reaksionare hyre ne hak,lene jashte kufijve mese gjysmen e trojeve tona qe me 1913 dhe, rivulosi pas asaj lufte clirimtare). Ato dekorata, medalie,Urdhera pune e tituj shkencore, jane njohia e sakrificave te poseduesve, si ato gjushit tim,rene me 1913-te,
    (Kete Nendor ka 104 vjetorin e renies,krye cetes qe komandonte,ne mbrojtie te Pavaresise sa shpalur i Madhi Ismail Qemali me kryeshokun Isa Buletini me shoke).Faleminderi Qarkut Gjirokaster, dhene titullin “MIRENJOHIE”,nr.26 dat 10-04- 2015t, shoqeruar me motivacion bindes:
    “Patriot,luftetar dhe komandante me cilesi te larta ne mbrijtie te trojeve shqiptare ne vitet e para te Pavaresise Kombetare, me 10-12-1913-t”
    Sekretari Kristaq Lango dv. Kryetari Sulo Mucobega.dv.
    Faleminderi penes Bedri Islamit sa komentuesve me mend ne koke,qe vleresojne te dekoruarit per veprat e tyre atdhetare.
    Detyra jone ;ti mbejme me nder ato,ne rrespekt te vepres tyre .Ndihem krenar Nga gjyshi,vellezerit,motra,Dajat e plot miq e shoke qe me rethojne modeste per ato trashegimi,qe sdo i shkembenin me flori….
    Pasuesi Veteran;
    Toronto 27-09-2017 82 vjecari (Guri Naimit D). Dh.Xhoga.

  38. zefi says:

    Shoku Bedri i gjori akoma vajton “epoken historike te Dulles me shoke”. Ore debil ishin ata,shoket dhe ideologjija e tyre, nenes tende, baboit e nje pjese te fisit tend qe mbjellen faren e djallit rus ne token arberore.

  39. ake says:

    Me cudit vetem nje fakt pse jemi kaq te papergjegjshem ne si popull heqim vem me nje shpejtesi rrufe pa u thelluar fare ne cfare po bejme e cfare duhet te bejme…….

    1. Alban Dega says:

      MOS HARRO LEGJENDEN E ROZAFES …

      Cka e ndertojme diten e prishim, e djegim, e rrenojme, e shkretojme naten !
      Kujto kuoten zero te pas dhjetorit 90!
      Edhe uzinat e fabrikat e prodhuara deri ne Itali apo Suedi na dolen komuniste !
      Edhe pemtoret e rezaret e hapura dhe ujitura me djersen curk te brezave te tere na dolen enveriste !
      …… Edhe Ceku i Bardhe i Sali Berishes dhe Gramoz Pashkos, na doli kallp !

  40. mohikani says:

    DNA IS TALKING.

  41. Bogonica says:

    Po mire po nje referendum per heqjen e dekoratave,perse nuk behet?Dhe ne kete mes te shtrohet nje pyetje:Enver Hoxha e shiti Shqiperine apo e ndertoi.Ne keto 27 vjet askush nga ata qe e akuzojne E.Hoxhen dhe kohen e tij,nuk ka guxuar te kerkoje nje referendum.Gje me demokratike nuk ka se sa nje referendum dhe te mbyllet kjo histori.

  42. Arber.
    Skype eshte femer dhe jo mashkull. Eshte kurva e Sali Berishes.
    te bijen e Skype-s ja shkerdheu Xeni i babit Sali, dhe tashti po e mbron me pisllikun qe nxjerr ne cdo koment nga goja. Eh kurvat e PD-se.

  43. Edheune says:

    I dashur Bedri, faji nuk eshte i ketyre qe meren me dekoratat. Keta, politikane apo gazetare qofshin, e kane treguar veten se jane badakcinjte qe e kanekatandisur Shqiperine e popullin shqiptar ne kete situat amullie ku te gjithe shajne te gjithe vetem e vetem per te mbuluar vjedhjet e krimet qe kanen dodhur keto gati 30 vjet. Babaiimlindi fshatar i varferme pune u be fshatar i mesem, sic quhej at’here dhe vdiq fshatar me pension 1200 lek ne muaj. Njeri vlla qe mbeti ne fshat ne fund te viteve ’80 gjizen e merte ne qytet megjithese jetonte ne mbi 1000 m lartesi mbi nivelin e detit. Ne te tjeret punuam ku na u dha mundesia ne ndermarje shteterore. Thasheper babain fshatar imesem sepse kur u krijuan koperativat ai dorzoi mbi 300 krere bageti ne shtet,po keshtu edhe dhjetra hektare toke. Pra, per ne femijet etij, ne se mbasluftes do vendosej sistemi i sotem, kishim shume premisa qe te ngrinim nje ekonomi te fuqishme sepse te gjithe femijet ishim e mbetem njerez te ndershem e shume puntore. Nje gje po te them, babai jone kure su pendua, as ne nuk kemi pare gabim tek babai yne. Pse ? Sepse nuk mund ta harojme gjendjen ekonomike, urbane, social kulturore, arsimin, shendetesine, telefonin, kenetat, mungesen e elektrifikimit etj,etj etj, gjendje kjo e pas luftes. Babai jone qe kishte jetuar e ponuar ne token e tij shume me pare se te vinte mbreti Zog, thoshte gjithnje me kanaqesi epo c’pune qe beri kjo parti, bravo. Dhe me parti ai nenkuptonte shtetin, dhe me shtetin, gjithe djersen e shqiptareve per transformimin e vetvetes, Edhe ne femijet etij vleresojmee nderojme djersen e babait e tone ne te gjitha ato vite,
    Po ja si vjen puna sot. Askush nuk flet per sakrificat e djersen e derdhur qe e ngriti Shqiperin nga nje prapambetje te theksuat feudale ne nje vend me perspektiva zhvillimi, Po, sot me zell po zhvillohet me e keqjqeati sistemi. Lufta e klasave. 40eca vjet degjuam ballistet,kulaket, tradhetaret, kriminelet, sabotatoret, sot e30 vjet po degjojme komunistet, spiunet. dekoratat etj etj. Vecse shoh nje ndryshim te madh, dikur kete e fromezonte apo ediktonte vetem njeperson qe ishte Enveri ,le te themi per veten e familjen e tij. sot kete e bejne te gjithe batakcinjte duke vecuar te perndjekurit e familjeve te medha patriote.
    Ndihem shume keq prej intelektualeve te formuar ne ato vite te cilet nuk flasin per mundin e te gjithave ne ato vite, Nuk baj alalize sepse nuk dua te ndihen keq. Islam,per hipokrizine e sotme po te kerkoj te studiosh te gjitha daljet ne media te njerzve te artit e te letersise, Qe te gjithe pa parjashtim flasin per vete e per njeri tjetrin me superlativa dhe per aritje te shkelqyera ne fushat e gjithsejcilit. Nga ana tjeter nje pjese e mire po e ketyre ne pozicione te tjera deri dhe ne tryeza partiake apo mitingje, ulerijne duke thene se ai sistem ka vrare artin e letersne.
    Ja pra pse sot meren me dekoratat. Ata qe u vrane ne lufte po dhe ata per ngritjen e ndertimin e Shqiperise,kane mbetur pa perfaqesues.

  44. Alban Dega says:

    KRENARE QE SHQIPERIA KA AKOMA BEDRI ISLAMA !

    – Nje perle gazetarie te lire, te pavarur dhe atdhetare

    Nje kushtrim shqiptarie, antifashizmi, antiterrorizmi dhe demokracie kunder plehrave te kombit dhe pjelles se prishur te tyre ala Sali Karaxhici e Bujar Karaosmani ( Osmani i Zi ) …. qe nuk lane tradhetar e antishqiptar, nazifashist e rankovicisht, zervist e milloshevicisht ,
    terrorist e vrases pa shpalle deshmor demokracie e nderi I kombit !?
    Te lumte penda e mprehte dhe mendja e ndritur o Bedri shqiptari !
    Hallall gjiri Nenes Sokoleshe dhe gjaku i dlire i Lulit te Vocerr qe kurre e ne asnje rrethane nuk e le te behet uje nga antikoministet 24 karat komuniste qe e zhbene mbi pese here shtetin shqiptar ne keto 25 vjetet e fundit !
    As Chinchizkhani e Esat Toptani, as Ahmet Pashici e Sllobodan Milloshevici nuk ia bene Shqiperise ate qe ia bene keta bandite !
    Zeri i Kosoves qe drejtove e lartove ne Zvicer Bedri po kushtrim sot si Zeri i Shqiperise as te vogel e as te madhe por i Shqiperise Natyrale sic e bekoi Zoti dhe krijon Nena Natyre por e mallkoi kjo fate e keqe antishqiptare qe mbollen Beogradi, Athina, Moskovi dreqi e i biri i tyre!

  45. Alban Dega says:

    Vezhgim

    KRENARE QE SHQIPERIA KA AKOMA BEDRI ISLAMA !

    – Nje perle gazetarie te lire, te pavarur dhe atdhetare

    Nje kushtrim shqiptarie, antifashizmi, antiterrorizmi dhe demokracie kunder plehrave te kombit dhe pjelles se prishur te tyre ala Sali Karaxhici e Bujar Karaosmani ( Osmani i Zi ) …. qe nuk lane tradhetar e antishqiptar, nazifashist e rankovicisht, zervist e milloshevicist ,
    terrorist e vrases pa shpalle deshmor demokracie e nderi i kombit !?
    Te lumte penda e mprehte dhe mendja e ndritur o Bedri shqiptari !
    Hallall gjiri Nenes Sokoleshe dhe gjaku i dlire i Lulit te Vocerr qe kurre e ne asnje rrethane nuk e le te behet uje nga antikomunistet 24 karat komuniste qe e zhbene mbi pese here shtetin shqiptar ne keto 25 vjetet e fundit !
    As Chinchizkhani e Esat Toptani, as Ahmet Pashici e Sllobodan Milloshevici… askush nuk ia bene Shqiperise ate qe ia bene keta bandite !
    Zeri i Kosoves qe drejtove e lartove ne Zvicer Bedri po kushtrim sot si Zeri i Shqiperise as te vogel e as te madhe por i Shqiperise Natyrale sic e bekoi Zoti dhe krijoi Nena Natyre por e mallkoi kjo fare e keqe antishqiptare qe mbollen Beogradi, Athina, Moskovi dreqi e i biri i tyre!

  46. shkodrani says:

    Populli i Shkodres sot gezon frytet e punes se vet te ndershme ne paqe. Populli i Shkodres jeton ne begati dhe harmoni. Ne Shkoder vlon humori dhe ahengu si kurr ndonjihere. Ne Shkoder mbreteron vllazni dhe harmonia demokratike. Vrasje nuk ka fare dhe cdo qyetar i ndershem gezon pronen e vet ne liri dhe demiokraci. Ne Shkoder i kendojne me lahute heroit kombtar Azem Hajdari. Burra gra dhe femije e kujtojne me mall ate trim me flete qe i bani Shkodres kaq shume sherbime. Ne Shkoder perkujtohet me mall doktorri simpatik Ali Spahia. Shkodra asht shnderrue ne nje vater intelekti. Universiteti i Shkodres nxjerr jurista dhe shkencetare nga ma te miret ne Europe. Shkodra asht nji qytet i paster dhe me lule. Qytetaret trima te Shkodres e shohin me optimizem te ardhmen e ndritun demokratike.

  47. Drini says:

    Bravo Bedri Islami ke folur edhe per mua

  48. Jak Boston says:

    Ky Bedrua i fameshem i pendes i biri i mamase se pushkes hedh akuza per te gjitha fraksionet e luftes pervec atij komunist.
    Pse mashtron more Bedrush?
    Anglo-amerikanet ishin dhe me ballistet dhe me zogistet dhe me komunistet. Aresyeja eshte e thjeshte dhe gjendet tek shprehja angleze ” armiku i armikut tim eshte miku im “.
    Bedrush kalemxhiu na i ben te gjithe bashkepunetore te fashisteve dhe jugosllaveve pervec komunisteve te se jemes dhe fisit te saj. Po per kaq naive kujton se jemi kur te gjithe e dime se partine komuniste e krijuan jugosllavet dhe traktet qe shperndante joteme u sherbenin me shume jugoslllaveve dhe trupeshkeve qe me dashjeapo pa dashje u bene veglat e jugosllaveve ne Shqiperi.
    Per te mos e zgjatur me shume per u kujtohet kaq “heret” pothuajse tre dekada per kete pune apo tani i ka arrdhur vdekja tek dera sateme dhe ti don ta perdoresh per te katapultuar veten ne karrieren tende mjerane dhe te vyshkur.
    C’fare ironie?
    Komunisto-kriminelo-hajduto-tradhetaret gjithmone kane perfituar nga te vdekurit dhe te gjallet, per te rregulluar biografine e tyre te dhje…re.
    Na permend dhe vrasjet e shqipetareve.
    Sa shqiptare kane cfare dhe vrasin komunistet e sateme ballistet as pula nuk i kane the fur.
    Menderja e komunisteve si joteme nuk lahet dot me te shkruara spies qenit dhe interesat te momentit.
    Prandaj te gjithe mbeshtetesit e komunisteve i kane borxhe te medha kombit dhe atdheut, dhe duhet te kerkojne falje publike per te gjitha poshtersite e bera dhe qe behen akoma ne Shqiperine tone te dashur.

  49. tuno says:

    Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare !

  50. " K.X " says:

    Bravoooo
    Na doli Keri edhe “Xoxi” pas ardhesi i Koci-Sllavit.
    Komenti I tije shkon me shijet Sllave, gjithmone anti-Shqiptare. Ku eshte per dekorate sot

  51. NK says:

    Të mirët enveristë, të ligët ballistë, të ligët komunistë, të prapshtë ballistët. Në caste depresioni, or mik, njeriu vret edhe veten shumë lehtë.
    Ai i vetëvrari në nevojtore (paskësha vende enkaste për vetëvrasje, vrau veten nga ndërgjegja e lartë kur pa se cfarë tragjedie e pret popullin shqiptar, or Bedri enverokomunisti…
    Ju vranë enveristët eju paskëshin persekutuar sa nuk bën e ti nuk e kupton të keqen murtajë komuniste…
    Debilizëm….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *