Skënderbeu dhe kruasani si çerek hëne

27 Shtator 2017, 19:09Blog TEMA

Nga Ilir Mborja

Të themi atë që është: Zoti, kur na ngjizi ne shqiptarëve dhe na hodhi këtu në këtë cep të Ballkanit, u nxitua ca. Ai mbase u nis për mirë, por, pozicioni gjeografik që zgjodhi duke na vendosur mes Lindjes e Perëndimit, neve s’na doli për mbarë. Sanduiç na doli. (Tamam e ka gjetur titullin e librit të tij Mustafa Nano. Sanduiçi është ushqim ambulant dhe si i tillë ndjell oreksin e çdo kalimtari që i bie udha afër tij).

Nuk e di ç’ka bërë me të tjerët por me ne shqiptarët Zoti (Mos qofsha në gjynah!) nuk më duket se u tregua i drejtë qysh në fillim. Nuk them se u tregua cingun me njerëzit e mençur, por u tregua shumë dorëlëshuar me çerekët që jo vetëm na i fali me bollëk, por edhe na “i shiti” për gjysmakë. Ose ne jemi keqkuptuar pasi nuk e njihnim në shqip epitetin “çerek” për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore. Në vend të saj, për të emërtuar atë kategori, ne përdorëm të pa përkthyer nga turqishtja fjalën “çyryk”. I ramë shkurt duke thënë se “çyryk” do të thotë “gjysmak”. Pra duke i barazuar me çerekët, padrejtësisht i kemi rënë në qafë edhe atyre. Të njëjtën gjë bënë edhe turqit vetë, që çerek-hënën e tyre ia shitën gjithë botës për gjysmë-hënë?! Nuk e di, këtë hile që vazhdon edhe sot e kësaj dite (dmth, të shitet çereku për gjysmë) ia mësuam ne me dyzetë sadrazemët tanë që u dhamë turqve, apo ata ne përgjatë sundimit pesë shekullor? Nejse! Kjo s’ka shumë rëndësi…

Çyrykllëkun (domethënë çerekllëkun) nuk e vuajnë personat që janë të tillë. Çerekët, janë mallkimi i ca njerëzve të ditur. Jo i të gjithëve në fakt, por vetëm i filologëve apo artistëve që në krijimtarinë e tyre kanë për lëndë të parë gjuhën (fjalën). Ata janë përgjithësisht të ekspozuar nga goditjet e pamëshirshme, sepse janë prehë e gjykimit të të gjithë çerekëve e gjysmakëve që kanë mundësinë t’i lexojnë. Pa përjashtim, historianë e shkrimtarë janë krejt të paimunizuar nga “gjykimet” e kujtdo prej atyre që arrijnë dhe e marrin sinjalin nga gjuha e shkruar e veprës së tyre. Kjo gjë nuk ndodh me shkencëtarët që konkludojnë me shifra dhe formula apo me artistët që, ndryshe nga shkrimtarët, nuk kanë për objekt fjalën, por tingujt apo ngjyrat… Pra, nuk kemi vënë re, që për studime (ta zemë në fushën e fizikës) apo krijime artistike (si psh, për një rapsodi muzikore) të përfshihen në diskutime e debate njerëz jashtë fushës. Kujtojmë se Noli, studimin e tij “Bethoveni dhe revolucioni francez”, por edhe “Historinë e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeut” nuk guxoi t’i shkruajë pa synuar më parë diplomimin nga Harvardi. Edhe në të gjithë veprën e shkruar të Nolit që nuk ka lidhje me Skënderbeun, sa herë bie fjala për ata shqiptarë që ne sot (shkujdesshëm) i quajmë “myslimanë”, tek ai nuk e gjen në asnjë rast këtë. Asnjëherë nuk i quan “myslimanë”. Noli për shqiptarët përdor vetëm cilësorin “muhamedanë”, dmth, si njerëz që kanë përqafuar fenë e Muhamedit. Pra, sipas tij, tek ne shqiptarët ndryshimi midis një muhamedani dhe një myslimani, është substancial. Ç’them dhe unë?! Po duan t’ia dinë çerekët tanë për korifenjtë e kuturës?!

Sot, në debatet për temat që kanë lidhje me historinë apo letërsinë, nuk ndodh kështu. Çerekët, të pozicionuar si “kritikë” të historiografisë pushtojnë ekranet e televizioneve. Organizatorët shpesh ftojnë të përballen me ta edhe historianë e autorë seriozë me vepra. Fatkeqësisht, në më të shumtën e rasteve, njerëz gjysmë apo çerekë të kulturuar, studio më studio, nuk i lënë radhë profesionistëve të fushës të thonë fjalën e tyre. Sa më injorantë, aq më me iniciativë, aq me më guxim lëshohet budallallëku. Sa më deficitar kulturalisht, aq më i vrullshëm e i papërmbajtur në debat i ftuari në studion televizive. Konkretisht, debatet e kohëve të fundit për Skënderbeun dhe myslimanizmin shqiptar, qenë shembulli më i shëmtuar i marrëzisë që çuditërisht mediet tona i dhanë hapësirë pa asnjë përzgjedhje. Pasi u bënë bashkë dy çerekë e një gjysmak kundër Skënderbeut, etnogjenezës shqiptare, etj, përsëri bashkë për mbrojtjen e Prek Calit. Hape po ta mbajti televizorin! Hape! Hape të dëgjosh imamin të shpjegojë pse vesh atlete kryeministri ynë! (Mos u huto! Nuk është politikan i opozitës, por “njeriu që merret me punët e Zotit”) Hape! Hape e të marrësh vesh se Skënderbeu ishte një kaçak inatçor e Prek Cali ka qenë filozof si Dyringu!.. Nëse profesionisti në studio habitet nga këto artikulime të debatuesit që ka përballë, atëherë, ai çerek hoxha, çerek shkenctari e gjysmë kanadezi është i detyruar t’i kujtojë se ka të bëjë me një: “akademik”?! “Po, po. Madje, një akademik që ka lexuar më shumë libra se ty.” Në fakt, atij i vjen rëndë ta thotë se nuk do që të mburret, por, më në fund, për të mbështetur tezën e tij, detyrohet të tregojë se “ka edhe pasaportë kanadeze” është edhe mysliman (me çerek hënë dmth) edhe kanadez me “gjethe rrapi”… Prandaj është e kotë që ta zgjasësh me Olsi Jazenxhiun, veç në qofsh “gdhë” si Moikom Zeqo apo naiv si Pëllumb Xhufi që u çudit nga pyetja asgjësuese e tij: “A na jep ndonjë lek Skënderbeu?”… Kurse një çerek tjetër në një studio tjetër, po guxove ta kundërshtosh për antikomunizmit “ideologjik” të Prekës, ai të tregon aty për aty se ke të bësh me një “profesor universiteti”. Ndërsa për çereken tjetër që rri në krah të tij dhe këput veç broçkulla sa herë hap gojën, të gjithë e dinë se paguhet për të qenë në ballë të një OJQ-je me famë. Është ajo që, megjithëse e di shumë mirë se ne shqiptarët “jemi egërsira të kriminalizuara gjer në palcë” nga ai kodosh “komunizmi”, përpiqet sinqerisht të mbrojë të drejtat tona shtazore. Kur dikush me naivitet ve në dyshim hajdutllëkun tonë apo shtron pyetjen idiote: “Shqiptarët kriminelë – mit apo realitet?”, ajo nervozohet shumë. Bishë bëhet dhe i bën kakën të drejtave tona njerëzore… Ajo është Elca Ballauri dhe krejt e pabërballueshme në debat po të mos jesh pak a shumë me çerek truri si ajo. Por një veti e çuditshme e këtyre çerekëve është se zgjedhin të përballen me më të fortët, të vdekur a të gjallë qofshin. Psh, kur vjen puna për ndërmarrjen e tyre në “çmitizimin” e Skënderbeut, historibërësit tanë çerekë, nga shqiptarët preferojnë të përballen më të fortët. Edhe me studiuesit e huaj, si çerekë që janë, preferojnë të përdorin çerekun e tyre dhe të interpretojnë çerekë – çerekë të gjithë dokumentat e shkruara nga ata… Për dokumentet e mbledhura dhe të sistemuara me korrektesë shkencore nga Virgjil Kule në librin e tij “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryqtari i fundit” as që duan t’ia dinë. I mjafton dhe i tepron çereku i çerekut me emrin Oliver Schmitt. Këtë të bëjnë çerekët: Të kesh frikë të hapësh televizorin. Datën të kallin…

Vetëm çerekët guxojnë të na bëjnë “shpjegimin” e historisë së largët, kur s’kishte as kombe e as shqiptarë por vetëm osmanllinj me një çerek hëne që vinin vërdallë kështjellës së Krujës. Vinin vetë aty, se aty ishte Skënderbeu dhe ata nuk donin ta mundonin atë që të vente ai gjer në Anadoll për t’u prerë kokat. (Hajde thuaj po deshe se nuk ishin të mirë osmanllinjtë dhe nuk kanë të drejtë çerekët!) Po Zoti na fali këta çerekë që ju përmenda që, pas faljes së namazit të Kurban Bajramit të fundit, të buçitnin ekranet e gazetat dhe ne të merrnin vesh nga Olsi se ç’ka thënë Aleksadër Dyma për Skënderbeun dhe ne “hajdutët shqiptarë”?

Ndërsa neve, kur bashkë me pozicionin “sanduiç” mes Lindjes e Perëndimit na fali edhe strategun e lirisë, vendeve të Europës Perëndimore në atë kohë Zoti i rezervoi një tjetër dhuratë: Kruasanin. U shtiu ndërmend që ta luftonin virtualisht Perandorinë Osmane duke ngrënë kruasan. Sa herë që i gatuanin ato, amvisat e Vjenës psh, bënin kujdes që t’i jepnin brumit formën e çerek-hënës. Prandaj “crois-sants” afërsisht mund të përkthehet me “pa kryq” dhe e ruan edhe sot e kësaj dite atë formë. E tregova këtë shembull për t’u thënë çerekëve tanë se, ata mund ta mundin Skëndërbeun, aq sa dëmtoheshin osmanët kur austriakët hanin kruasanë. Prandaj edhe Zoti nuk harron të na dhurojë çerekë në çdo kohë me bujari: Që ne shqiptarët të mos harrojmë kurrë se, kur Zoti na fali ne një Skënderbe, të tjerëve u dhuronte kruasanin si çerek hënë…

29 komente në “Skënderbeu dhe kruasani si çerek hëne”

  1. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    90% muslims,nuk eshte e veshtire qe shumica e tyre te dalin cyryke apo koke sandwich……………….Zoti u tregua i ”pameshirshem” me ju dobicat e sulltan muratit!

  2. ferdi says:

    RRESPEKTE BRRAVO e madhe per kte artikull te goditur.

  3. Projekti says:

    Riktheni taxen e bereqetshme te xhizjes per qafiret dhe mbyllni shkollat turke dhe shoqatat “bamirese” beduine qe te mos kene me mundesi pantallonashkurtrit tu bejne lavazh truri kalamajve. Ndertoni dhe nje statuje te madhe te ndonje veziri ose pashai shqiptar ne mes te Himarra dhe te mbyllen keto muhabetet percarese me koqet e Skenderbeut.

  4. Kruasan vjen nga Kruatre. Mos ia fut kot says:

    Flet ti qe nuk je as çereku i çerekut. Qe i ben lemsh te gjitha me injorancen tende.
    E para: Ajo gjethja e Kanadase nuk eshte prej rrapi, por prej panje. A ke degjuar ndonjehere fjalen panje Ti? Ke pare ndonjehere? Ke ngrene ndonjehere?
    E dyta: mos shkruaj me se le nam. Jo vetem qe di pak Po dhe ato pak qe di i ke gabim. Kruasan nuk dmth pa kryq or çyryk. Sepse do te ishte sanscroix , si sans-culottes apo sans papier.
    Croissant vjen nga croître, shqip dmth me u rrit. Gjysmehenes kendej nga anet e mia i thone edhe hena ne rritje (la lune croissante ed decroissante).
    E treta dhe me e rendesishmja: kruasani e ka prejardhjen nga nje embelsire vieneze e shekullit XIII. Ajo meseleja e turqve nuk ka asnje baze historike. Eshte thjeshte nje legjende per çyryke si ti.
    Por per nje gje ke te drejte. Jane shtuar shume, shume, çyryket. E keqja eshte se i kane vene dhe te
    Botojne gjepura ne gazetat qe pretendojne te shesin informacion.

    1. @ says:

      @mos ja fut kot
      Vrejtjet per etimologjine franceze te fjales jane te drejta, gjithashtu edhe ajo e gjethes se panjes, por ato jane vetem dekor dhe nuk perbejne esencen e shkrimit. Respekte per njohurite e gjuhes frenge, por jo per kritikat substanciale ndaj autorit.

      1. Lexues says:

        Djalli qendron tek detajet. Tek keto detaje autori mbeshtetet per te kritikuar te tjeret. Nderkohe qe vete rri shtrember nuk flet as drejt. Te them te drejten kam nje lodhje te madhe pas gjithe ketyre mendjendriturve qe i leshojne fjalet badihava pa ndier pergjegjesi per ato qe nxjerrin nga goja. Ti nuk mund te jesh i besueshem kur nuk zgjedh argumenta te sakta. Nuk kishte nevoje t i futej kaq thelle shtjellimit te kruasanit. Ose nese e kishte te nevojshme te bente nje verifikim 30 sekondash ne google. Aq sa m u deshen dhe mua. Ja keto pak sekonda na marrin ne qafe ne shqiptaret qe s kemi nge per vogelsira se nendojne per gjera te medha. Dhe dalim gjithmone te humbur.
        Kemi nevoje per njerez qe mendohen para se te flasin e te shkruajne. Te verifikojne gjithmone njohurite e tyre. Sepse po kthehemi ne popull ndrikullash.

        1. @ says:

          AMA GOOGLIT IU REFEROKE TI O LEXUES? PO PER ZOTIN CFARE THOTE? CFARE NGJYRE I KISHTE SYTE? PO PER PAMFLETIN ARTISTIK THOTE GJE AI GOOGLE JOT?

          1. Lexuesi says:

            Une i referohem akademise franceze qe boton nje fjalor etimologjik on line. Po pse ti kujt i referohesh kur ben kerkime. Apo i mban fjaloret ne xhep.
            Googli nuk eshte i imi ndonese Jam krenar qe e perdor. Po me vjen keq per ty qe nuk e perdor por vjen harxhon kohen kot ketu. Apo je dhe ti si ky Ilir Kruasani se keshtu do i mbetet tani, qe i dini gjerat vetem me te degjuar, pa i vertetuar e konfirmuar.

    2. V.Hygo says:

      Për lexuesit e komentuesit frankofonë:

      Que signifie Croissant ?

      Définition du mot Croissant : – Temps pendant lequel la lune croît, c’est-à-dire a une augmentation apparente, et, par une extension naturelle, temps depuis la lune nouvelle jusqu’à la pleine lune.

      Définition du mot Croissant : – Terme de blason. Le croissant prend différents noms suivant sa situation : croissant renversé, croissant couché, croissant montant, croissants adossés.

      Définition du mot Croissant : – Les armes de l’empire turc. Mahomet II arbora le croissant sur les murs de Constantinople.

      Définition du mot Croissant : – Ce qui a la forme du croissant de la lune. Cela est en forme de croissant.

      Définition du mot Croissant : – Un instrument de fer en arc, emmanché dans un long bâton, qui sert à tondre les charmilles et autres palissades.

      Définition du mot Croissant : – Petites branches de fer poli, faites en forme de croissant, qu’on scelle au dedans des jambes des cheminées pour tenir la pelle et les pincettes.

      Définition du mot Croissant : – Terme de serrurier. Évidement dans la platine d’une targette, d’un loqueteau, d’un verrou à ressort.

      Définition du mot Croissant : – Terme de marine. Portion de cercle décrite par le bout de la barre du gouvernail.

      Définition du mot Croissant : – Terme de vétérinaire. Éminence semi-lunaire existant à la surface de la sole du cheval et formée par une déviation de l’os du pied, dans la fourbure chronique.

      Définition du mot Croissant : – Ordre du Croissant, ordre de chevalerie institué au quinzième siècle par René d’Anjou, dit le bon roi de Sicile, et composé de trente-six chevaliers, qui avaient un croissant d’or pour marque, avec le mot Loz pour devise.

      Définition du mot Croissant : – Papier qui offre trois croissants dans le filigrane.

      Définition du mot Croissant : – Petit pain ou petit gâteau qui a la forme d’un croissant.

      1. Lexues says:

        ????????
        u shtofshin dhe u bekofshin komentuesit si ty!

  5. Luan says:

    Analist, me guxim krijues, artikulli dhe autori njekohesisht ! Urime !

  6. @autori says:

    Shkrim i kendshem, aktual dhe i goditur. Na mungojne pamflete te tilla, sepse na mbyten “cyryket”..

  7. Juglindori nga Korça says:

    Nje artikull shume i goditur , me nje ironi te holle e nje alegori plot kuptim . Behet fjale per persona te plote , jo se jo , por as gjysmake , qe ndonse kane tendenca turkofile e islamike ( Olsi Jazexhiu , Elsa Ballauri dhe nje imam kokebosh) , jane çereke nga mente , ashtu si flamuri me gjysem hene , ku ne fakt , hena nuk eshte gjysem , por eshte çerek , ndersa nga turqishtja , na ka mbetur fjala “çyryk” , qe i shkon plotesisht “historianeve” dhe “opininisteve “te mesiperm . Kulmi eshte , kur keta derdimene , gazetarja , per te pasur sa me shume shikues , i ve , as me pak e as me shume , perparave dy shkencetareve historiane dhe dy nder kokat e rralla te medha (nga trute) , qe fatmiresisht disponon akoma Shqiperia jone : Majkom Zeqon dhe Pellumb Xhufin . Ne kondita te tjera , Zeqo e Xhufi , nuk do te denjonin as t’i pershendesnin “mirmengjez” çyryket turkofile te mesiperm , por ç’ti besh gazetares , qe te detyron te debatosh me çereke te tille . Se , eshte per te vene duart ne koke , kur nje fare Olsi Jazexhiu , me origjine nga fshatrat e thella te Devollit , i vetequajtur historian (gje qe e permend me mburje shume here ne çdo koment e replike ) , ky person pra , mundohet t’i jape mend Majkomit e Xhufit . Te njejten gje , tenton te beje edhe Elsa Ballauri , qe , ne vend te truve , ne koke ka vetem nje grusht me miza . Po ashtu edhe nje imam , turpi i emisionit , por edhe i gazetares qe e fton , qe nuk i intereson fare Shqiperia e Atdheu , perpara Muhametit , Allahut e islamit . Keta personazhe kaq interesante , ftohen te debatojne , jo per ndonje njeri dosido , por pikerisht per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriotin – Skenderbeun . Hapu dhe’ , te futemi te gjalle brenda .

  8. Vjosani says:

    Hahaha, Elca Ballauri…Do hyje ne histori kjo putane per prostituizmin e saj financiar, moral dhe politik… Si guxon e del ne televizor kjo plakaruqe idiote, qe dikur ka shkruar dhe bejte, dmth vjersha… Zot, une as si pastruese shtepie nuk do e fusja ne shtepi, jo te me jepte mend….

  9. Laura says:

    Sa të thella paskan qënë këto punë? Gjithmonë e kam ditur “gjysmë hëne” po na doli çerek. Prandaj e donte Edi të gjithë tepsinë vetë,se nuk dallonte dot se sa pjesë kishte LSI , gjysmën apo çerekun. E shikoni sa i thellë është problemi?

  10. ABI says:

    Kruasan vjen nga folja croître, me u rrite. Thuhet hena ne rritje, la lune croissante apo la lune decroissante. Nuk ka lidhje me kryqin. Pasi keshtu do te ishte sanscroix, sikurse sans-cullotes apo sans papier. Treguesi i pare qe dhe ti je çyryk
    E dyta: kanadaja ka gjethe panje ne flamur e jo rrapi.
    Edhe ketu e shfaq hapur sa çyryk je.
    E treta: kruasanet kane origjine ne embelsirat e Vjenes, qysh ne shekullin XIII. Ajo puna e turqve eshte nje legjende per çyryke di ti.
    Si perfundim edhe ti je çereku i nje çereku. Por per nje gje ke te drejte, na mbyten çyryket. E keqja eshte se u jepet e drejta re publikojne gjepura nga faqet e nga faqet e nje gazete qe pretendon te shese informacion.

    1. Juglindori nga Korça says:

      Me sa nick name shkruan ti ABI ? E pastaj , ç’eshte ky koment tere pordhe , kryelartesi e ofendime ? Qellimi i artikullit , nuk eshte kruasani , apo flamuri kanadez , qe na i spiegon ti “koke e madhe” , se nga vjen kruasani , apo ç’domethenie ka gjethja ne flamurin kanadez . Neqoftese eshte keshtu siç thua , mund t’ia sugjeronje autorit te shkrimin , pa e ofenduar , por ama , morali e domethenia e shkrimit te mesiperm , eshte , te tregoje se si disa injorante pordhamane (ku , siç duket , futesh edhe ti) perpiqen te denigrojne e te vene ne diskutim Heroin tone Kombetar , sepse ai ka luftuar kunder turqve , miqve te ketyre olseve , ballaureve , imameve injorante , e ne pergjithesi gjithe atyre qe vdesin per nje çike Turqi . Po kunder kujt do te luftonte Skenderbeu , kunder kinezeve ? Hordhite famekeqe turko-otomane invaduan e pushtuan viset shqiptare , kunder tyre luftoi Skenderbeu , po te na sulmonin indonezianet , edhe kunder tyre do te luftonte Heroi yne . Behu nje çike me modest , more mahmuti ABI , shkruaj me nje pseudonim te vetem dhe , neqoftese ti , di diçka qe ndokush e interpreton jo drejt , sugjeroja me edukate e respekt . Gjithashtu , mos u kap pas ndonje detaji te pa rendesishem , por jep mendimin tend , per debatin midis disa injoranteve islamike trushpelare ne nje trasmetim televiziv dhe dy historianeve te medhenj shqiptare Xhufi e Zeqo , per Gjergj Kastriotin .

      1. Lexues says:

        Djalli fshihet tek detajet. Kush nuk ka kujdes per gjerat e vogla nuk mund te jete i zot per gjera te medha. Une kam sa nikname te lejoje redaksia. Nuk kam pordhe por vetem indinjim se nuk mund te katandiset keshtu nje gazete informacioni, si te ishte blog i nje gjimnazi. Edhe ne gazeten e kopshtit te goces time kerkohet me shume saktesi.
        Nuk u futa fare ne argumentin Skenderbe. Po tek ai qe as kush nuk mban pergjegjesi per ato qe nxjerr nga goja.
        Nje menaxher i suksesshem italian i Telekomit u largua vetem per ne nje konference tha se Napoleoni kishte korrur fitore ne Vaterlo. Askush nuk u mor me brendine e diskutimit te tij. Nese ishte menaxher i zoti ne rolin e vet. Por gafà e vet perfundoi ne te gjitha mediat. Kjo per te theksuar se ne kafene ti mund te derdellisesh si te duash. Por ne publik ke detyrime qe mos ia fusesh kot. Nuk ka rendesi sa i zoti je apo sa sukses ke bere ne hete. Per fat te keq shtypi shqiptar nuk e ka kete standart ne perzgjedhjen e materialeve qe i paraqet publikut.

  11. Resistere, resistere,resistere! says:

    Ku i keni komentet more, pse i fshini. Apo ilir mborja eshte redaktor dhe nuk i le te shfaqen. Jo per gje po numri ne kllapa pas komentit shenon 10, pastaj 7 e mund te lexosh vetem dy

  12. kanani says:

    avni rustemi dhe vasil laci ngrihuni nga varri dhe i tregoni shqptareve te sotem se cjane burrat e vertete qe te merrnin gjak ne vetull per interesat e atdheut ,dhe jo si keta gazetar analfabet me nje imam te importuar nga kalifati,dhe turp per shtetin tone qe nuk e arreston nje personazh te tille qe tallet me Heroin Kombetat i cili si figure mbrohet me kushtetute

  13. pro says:

    ..idiot..hodhe nje gur ne lume…

  14. sava says:

    sa qef ke te matesh me te mencurit or abi? cerek e kalu cerekut je kur fjalet e olsit per gjethen e rrapit ia vesh autorit te shkrimit. po shpikjet qe foljet vin nga emrat ku e ke lexu? mos ta ka then elsa?

    1. ABI says:

      Debile. Kam shkruajtur kruasan vjen nga kruatre. Nga e nxore ti qe folja vjen nga emri? Apo je Iliri vete qe ka probleme me fjaleformime dhe sintaksen? Pastaj mos u ngut. Lexo gjithmone dy here para se te pergjigjesh. Verifiko gjithmone me pare. Se te zgjat jeten

      1. sava says:

        kruasan vjen nga fjolja croitre, me u rrite, kush e ka thene o abi? shiko ti se cfare shkruan se ato ngelen ketu, po mos u tut nga debilleku jot se kot ia futa se nuk ka rast qe emri te vij nga folja. mos i fyej diskutuesit se del qe e ha edhe nga debilet

        1. ABI says:

          Po c ke o qenie injorante qe kruhesh kot. Ti s merr vesh nga shqipja e jo me nga frengjishtja. Ate punen e kruasanit e kane sqaruar breza te rere gjuhetaresh para teje e meje.
          Croissant: participe present su verbe croître.
          Shqip per ty: pjesorja e foljes me u rrite. Mbase ne ate gomarllekun tend folja croitre ka ndonje kuptim tjeter. Po ne frengjisht e ne zanafillen e latinishtes nuk ka.
          Si thua tani, kush do mbetet ketu, injoranca che kokederresia jote apo sqarimet e mia?
          Ja ku i ke ne origjinal se shqip s hake pyke

          Croissant:
          Étymologie (XIIe siècle) Du moyen français croistre, de l’ancien français creistre (« pousser, prospérer »), du latin crescere (« croître, pousser »).Verbe

          croître \kʁwatʁ\ intransitif 3e groupe(conjugaison) (orthographe traditionnelle)

          Se développer, en parlant des êtres humains, des animaux, des plantes.Croître très vite, en peu de temps, à vue d’œil, insensiblement.Croître à une certaine hauteur.Se laisser croître la barbe, les cheveux.Les herbes, les arbres croissent.Cette pluie a fait croître les blés.Ces animaux croissent jusqu’à tel âge.Bien plus commode à exploiter que le bois, le bambou croît très rapidement. —(Palissades en bambou: techniques traditionnelles de construction et d’assemblage de Isao Yoshikawa p.5, Eyrolles 2006)Augmenter de quelque façon que ce soit, en parlant des choses.La vitesse de circulation de la monnaiecroissait ainsi de jour en jour et sa répudiation définitive semblait devoir être prochaine. — (Wilfrid Baumgartner, Le Rentenmark (15 octobre 1923 – 11 octobre 1924), Les Presses Universitair

    2. P.s. says:

      Ja che nje ndrikull tjeter qe nuk njeh as shqipen.
      Dy shembuj rrufe qe mjaftojne edhe per gjindjet pa shkolle.
      Nga uje vjen ujis
      Nga gur vjen nguroj
      Shko pyet ilirin per sqarime te tjera te nevojshme. Per Ballaurin nuk me rruhet fare. Per gjuhen shqipe dhe se si Po katandiset ai vend me vjen shume keq.

  15. Mentari says:

    Dipllomimi i Fan Stilian Nolit ne Harvert ishte per Muzike dhe jo per Histori Letersi etj.Fan Noli ishte autodidact (I Vetmesuar).

  16. sava says:

    o abi. verifiko kater here ato qe shkruan vete se kater cerek bejn nje. folje kruatre e ke shkruar

    1. ABI says:

      Dopio debile. Sa kohe humbet te me pergjigjesh mua harxhoje me mire te verifikosh vete me syte e tu.
      Na se mos lodhesh. E kopjova une per ty.
      Conjugaison du verbe croître
      Le verbe croître est du troisième groupe.
      Le verbe croître se conjugue avec les auxiliaires avoir ouêtre
      La réforme de l’orthographe de 1990 autorise à écrire le verbe croître sous la forme croitre.
      Meqe e zgjate vete po te them ik pirdhu tani.
      E mos u lodh te me pergjigjesh se vetem skarcitetin tend shfaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje