VIDEO/ Gjejnë 115 mijë euro në Llogara, familja shqiptare i dorëzon në polici

Një familje turistësh shqiptar në Llogara, ka gjetur  një sasi prej 115 mijë Euro dhe më pas i ka dorëzuar në Polici.

Forcat blu në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar !

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brëndësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.

Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore.

Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas Ukrainas.

Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për shtetasit :

S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal.

Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë
Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.

DVP.VlorëNjë familje turistësh shqiptar në Llogara, gjen një sasi prej 115 mijë Euro dhe i dorëzon në Polici.Policia e Vlorës i falënderon për aktin qytetar.Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar !Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brëndësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore.Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas Ukrainas.Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për shtetasit :S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ''Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë'', parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal.Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.

Publié par Policia e Shtetit sur mercredi 27 septembre 2017

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “VIDEO/ Gjejnë 115 mijë euro në Llogara, familja shqiptare i dorëzon në polici”

    1. kulmaku says:

      Mire bene qe i dorzuan,,,ne te shumten e rasteve perfitimi i ketyre lloj parave ne shuma te tilla te konsiderueshme te gjetura diku, sjellin fatkeqesi te personi qe i pervetson.Nuk jam supersticioze,por jeta e kesaj familje mbas kesaj ka per te patur vetem mbaresi.

  1. turkofigu says:

    Ka budallenj sa te duash.

    1. Budalli je ti mer turk i qelbur, ne vendet te ashtuquajtura CIVILE, ku Shqiperia nuk ben pjese, ndershmeria vjen para lekut, dhe ne fakt kto vende jan me te zhvilluarit ne bote.

  2. Babuc says:

    Disa vuajn per mend e disa kan mend shum !!

  3. Albamich says:

    Eshte ligj i pa shkruajtur, nese gjen leke, merri dhe futi ne xhep se eshte fati i juaj🙏🙏☝️, nese gjen leke dhe ato jane te shoqeruar me dokument indetifikimi duhet ti dorezohet personit qe i ka humbur🤝🤝👌👍

    1. Zzzzzz says:

      SAKT…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. karakas says:

    ju i dorezuat se ishit te ndershem tani i fut ne xhep policia dhe shteti i koruptuar se gjoja nuk jane deklaruar

  5. Dino says:

    I ndershmi ja dorezon parate hajdutit.

    1. floriri i Bençes says:

      por i ndershmi fle rehat, se jo ,jeta do t’u behej sketere nga bandat ukrainase.

  6. Wendy B says:

    Leket e gjetura nuk i morri as ai qe i gjeti, as ai qe i humbi.. 😁😁

  7. Alba..Dar says:

    … Ka te ngjare qe ngjarja te jete e programuar ne kete menyre.
    … Sektori i krimit ekonomik (ose segmente te tjera) kane patur te dhena se keta dy shtetas. (Ukrahinas) jane futir me nje sasi te konsiderushme parash. Duke u vene ne ndjekie e vezhgim u pa e arsyshmr aplikimi i varjantit me “” Dy Turistat shqiptare.”” Varjant i cili nuk demton ardhjen e Turizteve te huaj.
    ,as te shtetit. Ngre vlerat dhe rrit besushmerin vendasve dhe te vendit tek te huajt. Varjant i pranushem.

  8. ll says:

    Dy here gjeta leke ne Greqi (natyrisht vlera jo te medha) dhe u a dorezova te zoteve. Ne rastin e dyte sndegjova as faleminderit sa i thashe nga jam. Qe atehere skam gjetur me , por ku i dihet,kur te vijne mendte , ste dhjesin as qente.Zoti eshte i madh..

  9. luli i vocer says:

    Karakas , je koqe kandari , nga menyra se si komenton dukesh qe je fyell me 18 vrima ………….

  10. Koba says:

    Kjo ngjarje me kujton nje pasazh te Romanit “USHTARI I MIRE SHVEJK”,ku nje personazh gjeti nje shume te madhe parash dhe i dorezoi ne Polici.Me ta marre vesh e Fejuara , e la menjehere.Ne fshat nuk e qasnin ma ne Pijetore dhe gjithandej e tregonin me Gisht kete njeri te Ndershem.Ne Fakt dhe une besoj se eshte ngjarje e sajuar.Torba me para ka qene e fshehur dhe ata zavallet kane Treguar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *