VIDEO/ Reforma zgjedhore, Vasili – Ramës: Nuk e cakton ti, vendin e LSI

Petrit Vasili i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për vendin e LSI-së në reformën zgjedhore. Sipas kreut të Grupit parlamentar të LSI-së vendin e partisë së tij nuk e cakton kryeministri. Ndërkohë vasali akuzoi Ramën se po kërkon të kapi vetingun.

Kryetari i Grupit Parlamenatar i LSI-së Petrit Vasali, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për vendin që do të mbajë LSI në reformën zgjedhore. Në një intervistë për TemA TV Vasali u shpreh se LSI do të japë kontributin e sajë në këtë proces. Një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentarë të PS-së Rama tha se marrëveshja kryesore është me PD-në dhe LSI mund ti bashkohet por e konsideroi një shtesë.

Vasuli: “Vendin e LSI-së nuk e përcaktojnë as lajthitjet e kryeministrit Edi Rama, as aluçinacionet dhe as sikletet e mëdha që ka Kryeministri nga LSI-ja. Rama duhet të gjejë vendin e tij. Praktikisht është kryetar i një kooperativë të madhe që e quan qeveri. Dhe ka krijuar disa kooperativë të vogla që i quan ministri. Edi Rama të kryej punët e tjera, të qeveris vendin, te zhduk drogën, të zhduk dëshpërimin që ekziston tek qytetarët. Kjo është puna për të cilën është votuar Edi Rama nga qytetarët dhe jo të caktojë vendin e LSI-së”.

Vasili foli edhe për kundërshtitë e LSI-së për vendimin e mazhorancës në Komisionin E Ligjeve që i shkurtoi stafin dhe paratë tre institucioneve të vetingut. Vasili tha se me këtë vendim, të komisionit kryeministri Edi Rama, kërkon të kapë vetingun. Vasili shpjegon edhe mënyrën se si mund të ndodh kjo.

VASILI: “Ekspertët mungojnë dhe punën që do ta bënin 10 veta, do ta bëjë një njeri i vetëm, sigurisht 9 të tjerët do të livadhisin. Dhe ky një që është, duke qenë i vetëm fare, do të bëhet objekt I shumë presioneve, dhe rrjedhimisht mund të bëj sikur nuk shikon dhe sikur nuk kupton pasi nuk i pëlqen ndokujt që është lart në qeveri”.

Ajo që binte ne  kontradiksion sipas Vasalit ishte se mazhoranca nuk kishte shkurtuar stafin e kryetares së institucionit që kishte propozuar vetë

VASILI:  “Dhe për më tepër, kontrastonte në njërin prej komisioneve. Në njërin prej tyre që drejtohet nga një person që është propozuar nga Partia Socialiste nuk u ndryshua struktura fillestare  ndërsa në dy komisionet e tjera shkurtimet qenë drastike”.

Vasili tha se LSI ka dorëzuar në kuvend dy amendamente që sipas tij nuk kërkojnë as më shumë as më pak por ato që kërkuan vetë tre institucionet e vetingut në prezantimin e strukturave të tyre.

1 komente në “VIDEO/ Reforma zgjedhore, Vasili – Ramës: Nuk e cakton ti, vendin e LSI”

  1. hh says:

    E kuptoj qendrimin politik qe ka shkruesi , sipas udhezimeve te botuesit, por eshte e ulet te shprehesh keshtu per nje deputet , vasali, vasuli etj. Normalisht nuk ka prokuror te mbroje nje ofendim te tille , keto germa qe jane shtypur ne kompjuter ” gabimisht” nuk kane lidhje me njera tjetren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *