Basha “presion” Ramës: Shkarko Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën dhe Qazim Sejdinin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë në mënyrë urgjente Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën dhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinin.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Basha foli gjatë në lidhje me situatën e paprecedentë të përplasjes me policinë në Elbasan.

Duke folur për këtë ngjarje kryedemokrati hodhi akuza ndaj dhëndrit të  kryebashkiakut të Elbasanit dhe shtoi  se “kompania e gruas së Qazim Sjedinit po hetohet për trafik droge”.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvend

Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetoje e t’i përgjojë, pastaj policia mohon të ketë ndodhur dhunë fare.

Ku e gjen kurajën një grup banditësh të sulmojnë policinë, cfarë i bën policët që megjithëse u rrezikohet jeta nuk guxojnë të hetojnë banditin, por ulin kokën në heshtje? Përgjigjen e kësaj pyetje e dini të gjithë.

Si shpjegohet që brenda 4 viteve jo më shumë, Shqipëria u kthye nga vendi i sigurtë, ku qytetarët fituan të drejtën të udhëtonin lirshëm pa viza, në vendin që prodhon rrezik për vendet anëtare të BE.

Sot po diksutojmë marrëveshjen e ekstradimit me Mbretërinë e Bashkuar, dua ta paralajmëroj fare qartë sot këtu, kjo marrëveshje do mbetet një copë letër për sa kohë Rama do jetë kryeministër, se Rama nuk ka asnjë problem me krimin dhe kriminelët, ndaj i futi në politikë, s’ka asnjë problem me drogën ndaj e ktheu Shqipërinë në parajsë të drogës, në 4 vjet ekonomia e Shqipërisë u kthye në ekonomi të dobët, asnjë investim i ri, asnjë vendi i ri pune.

Kapi në 4 vite të gjitha rekordet e zeza të krimit. Interpoli e shpalli prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. Interpoli dhe DASH e përcaktuan si korridor kryesor të heroinës.

Të kërkoj ty sot Edi Rama ta nisësh luftën kundër krimit duke marrë disa masa të thjeshta, por qe kane domethenie te madhe.

Largo Gramoz Rucin dhe Fatmir Xhafën, kërko menjëherë shakrimin e Qazim Sejdinit. Bëj publike listën e gjithë personave në administratëe që kërkohen nga INTERPOL dhe kërko arrestimin e tyre. Por këto ti nuk do ti bësh dhe as nuk ke ndërmend ti bësh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Basha “presion” Ramës: Shkarko Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën dhe Qazim Sejdinin”

  1. KOSOVA-FREE says:

    Lulic Bashovici:I KE DUAR TE LYERA ME GJAKE..ke VRARE NE MESE TE TIRANES..VRASES…..moral shite diku Tjeter..SPIUNE I NDYRE..lol

  2. ELIDA KORCE says:

    NGELE DUKE FOLUR BROCKULLA ,KUR JEP MEND EDHE TI SI TE DREJTOSH .BOLL FOLE PA LIDHJE .NDERKOHE QE LUFTA KUNDER KRIMIT KA FILLUAR POR JE TI QE NUK E KE KUPTUAR SE NGELE DUKE FOLUR PER GJERA PA LIDHJE

  3. Klevis Kola says:

    Nuk behet gjerat me shkop magjik jo . Cdo pune do kohen e saj dhe ministri i ri masat e para i ka marre. Prisni dhe do te shihni

  4. je bere tamam si palaco o Luli me kto fraza ,sa here qe hap tv apo telin vetem kete lajmdegjoj nga goja jote, na lodhee,stop me ! koha jote ka mbaruar ende pa filluar

  5. esmir roshi says:

    Basha leksione se si qeveriset vendi, kur s’po drwjton dote nje parti, qe ka me mijra mosfunksionime ne vetvete.

  6. Vasken Kruja says:

    Mos jep mend o Luli se sje per kte pune. Kur vet ishe aty asnje nga kto qe thua ske bere kurse Qeveria Rama i ka nisur dhe ka marr masa konkrete madje madje kan dhen dhe rezultatet

  7. Emanuela Hysi says:

    Ste beson njeri ne asgje e ke te kot ti spo ja del dot me partin tende do ja dalesh me shqiptaret apo ps qe te mos duan njerezit e tyre. Pastaj me te mire se ty jan gjithesesi mendoj!!!

  8. Mira Islami says:

    E kush je ti qe te kerkosh shkarkimin e xhafes?? Apo ke frike nga puna e tij???

  9. sherifi says:

    ketu nuk po meret vesh, kush eshte puntori dhe kush eshte brigadieri, o z.Luli,po nuk i percakton ti se kush duet hequr dhe kush duhet vendosur neper poste,ate e percaktoi sovrani ne 25 Qershor,ti mba Partin mire se po e shkerrmoq fare.

  10. militanti qe nuk ka buk,ani vetem patine te kemi pa ne bejm si bejm. says:

    Nje pytje per comentuesit militant te verber.A ka banda ne Elbasan dhe gjithe Shqiperine qe policia nuk guxon ti shikje jo me ti ndaloje? do t’ju lutesha shume te verteten,mos keni frike nga e verteta ,sepse duke thene te verteten vendi behet me shpejt dhe me mire.Ju past BACA jo me yrysh.sepse partite dhe politikejt shkojn e vine po ne te mjeret,prap per kotheren e bukes.Mendoni perpara se te beni komentin.Jo hajde te ngreme ne qell Ramen e te ulim poshte Bashen.Amani se ju dua shume o te mjere Ne.Kaq

  11. luli i vocer says:

    Shko keput qafen mor legen , u be bytha jote te japesh urdhera ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *